Rrugët e njohurisë

“Allahu i Madhërishëm nuk ka krijuar asnjë sëmundje e të mos ketë krijuar edhe ilaçin për të, përveç pleqërisë”.

Sipas dijetarëve marrëdhënia ndaj sëmundjes si dhe ilaçi është i bazuar në barazpeshë.
Sipas Islamit mirëqenia është gjendje e integrimit dhe baraspeshës së komponentëve të ndryshme të qenies njerëzore: trupit, mendjes egos (nefs) dhe shpirtit (rruh). Vetëm kur këto komponente të jenë të baraspeshuara dhe të harmonizuara është i mundshëm transformimi në qenie të plotë njerëzore, i aftë për të kuptuar potencialet vetanake.
Para se individi të ketë mundësi të zhvilloj tërësisht egon (nefsin) e tij, është e domosdoshme që t’i harmonizoj komponentet e ulëta, duke filluar nga niveli psikofizik. Nëse trupi është i sëmurë, kjo ndikon në psikën, emocionet, bile edhe në shpirtin. Nëse dikush është emocionalisht i shqetësuar apo i pabaraspeshuar, kjo ndikon në trup si edhe në shpirt.
Hapi i parë është vëzhgimi dhe kontrolli eventual i sëmundjes së tij të brendshme, e sidomos i atyre negative edhe pse janë vështirë të eliminohen të tërat. Çdo gjë negative mund të kthehet në pozitive e kjo është ndërmarrje e cila reformon dhe transformon individin, duke bërë në brendësin e tij, në esencën e pastër me të cilën jemi dhuruar që nga lindja. është me rëndësi të kuptohet se në Islam nuk ekziston besimi në gabimin e mëparshëm (i Ademit a.s.) apo nuk ekziston devoluimi i trupit njerëzorë, fizik dhe seksual, ngase të gjithë janë (foto) imazhe të bekuara (shenja, argumente) hyjnore dhe pjesë të krijimit. Me qenë i pranuar kah Burimi i Dritës Hyjnore dhe tek Ai që është i Gjallë përherë siç aludon verseti i Kur’anit fisnik:

“Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet”.(El Furkan, 58)

Do të thotë hapja jote kah rrjedha e Energjisë Hyjnore, kah mëshira e Allahut (bereke) e cila ka cilësinë shëruese. Manifestimi i parë i ndikimit të këtij ilaçi është qetësia e brendshme apo qetësia (rehatia) shpirtërore dhe mundësia e të kuptuarit të gjendjes sate, e njëherit duke qenë falënderues për mirësitë në jetë. Fokusimi në të mirë para se në të keqe, dhe pranimi i sakrifikimit është prej shenjave të shërimit të brendshëm. Dijetarët islam e dinë se është tejet vështirë që individi mund të shërojë vet shpirtin e tij dhe të bëjë transformimin pa ndihmë profesionale. Mjeku shpirtëror është dijetar i vërtetë, i sinqertë i cili njeh natyrën dhe kurthat e nefsit njerëzor, mundësitë e diagnostifikimit duke propozuar ilaçin e vërtetë për secilën sëmundje. Detyra e besimtarit nuk është të kuptojë komplet sjelljen njerëzore, por të fitojmë dituri e cila do të na ndihmojë ta njohim vetveten, personalitetin tonë, si dhe mundësinë për të njohur Shkëndijën Hyjnore e cila ekziston në ç’do krijesë. Muslimani gjithmonë është i vetëdijshëm se ç’do send e ka qëllimin e vet dhe se dëshira e Allahut nuk mund të ndryshohet. Ekzistojnë shumë mënyra të depërtimit real për të transformuar natyrën e unit (egos-nefsit). Kjo arrihet me dashuri, veprim, punë pa egoizëm për të zbuluar thellësinë e unit tonë. Dijetarët kanë qenë të vetëdijshëm për format e ndryshme të nefsit, deri në shtatë, dhe kanë ditur si t’i vejmë në baraspeshë. Tek të gjithë ne dominojnë nefse (ego) të ndryshme, në kohë të ndryshme, por qëllimi i dijetarëve të vërtetë është mbajtja e baraspeshës shpirtërore.
Këto lloje të shpirtrave janë:
1. Shpirti mineral -- Kjo është struktura jonë minerale e lidhur me skeletin tonë dhe e lidhur me nivelin atomik dhe subatomik me universin.
2. Shpirti vegjetabil -- Është i lokalizuar në mëlçi dhe sistemin digjestiv. Në këtë nivel fillon përcjellja e energjisë dhe e transmutacioneve. Ushqimi dhe rritja është njëra prej funksioneve të saj. Qe të kemi të shëndoshë shpirtin vegjetativ na nevojitet ushqimi i pastër (në nivelin fizik, emotive, intelektual dhe shpirtëror).
3. Shpirti animal – Përfshin gjendjet tona themelore emotive, epshore dhe frikën. Sëmundjet në zemër dhe sistemin kardiovaskular. Epshet dhe frikësimet janë funksional, mund të janë të dobishme dhe japin vitalitet dhe fuqi; por nuk duhet të dominojnë me jetërat tona sepse deformojnë perceptimin dhe sjelljet tona. Mosbaraspesha emotive është rajoni i parë që besimtari duhet të ketë kujdes me ushtrimet përkatëse dhe përmirësuese.
4. Shpirti personal (individual) – Gjendet në tru dhe sistemin nervor. Na lejon që të elaborojmë përgjigjet ndaj mjedisit, duke zhvilluar modele të komplikuara dhe planifikime. Kjo qendër është e lidhur me unin dhe ndjenjën për identitetin personal apo individual.
5. Shpirti njerëzor – Gjendet në brendi ose në zemrën shpirtërore dhe është fokus i vlerave shpirtërore siç janë ndjenjat dhe kreativiteti. Kjo është zemra inteligjente e cila gjykon me drejtësi.
6. Shpirti i fshehtë -- Është shpirt i cili e përkujton prejardhjen tonë hyjnore, andaj është qendër e ndërgjegjes së brendshme.
7. Shpirti i shpirtit – (fshehtësi e tërë fshehtësive) tërësisht transcendental (jashtë perceptimeve hapësirë-kohë).
Secili shpirt përveç këtyre dy të fundit kanë karakteristika pozitive dhe negative të cilat janë rezultat i prishjes së baraspeshës. Tre shpirtrat e fundit mund të dëmtohen seriozisht, bile edhe të binë në agoni me përdorimin e substancave siç janë: alkooli, droga, mishi i derrit etj. Për këtë shkak Islami ndalon rreptësisht këto ndalesa. Psikologjia bihejvoriale perëndimore prek vetëm tre shpirtrat e parë (kryesisht aspektet vegjetabile dhe animale). Psikologjia moderne kognitive ka të bëjë me shpirtin individual. Psikologjia humane përfshinë shpirtin njerëzorë dhe psikologjia transpersonale studion dy nivelet e fundit.

Diagnoza

Diagnoza e gjendjeve të brendshme bëhet nga dijetarët e sinqertë dhe me përvojë, në shumicën e rasteve me interpretimin e ëndrrave e cila dallon shumë nga ajo që shërbehet perëndimi. Në Islam kjo bëhet me inspirim (ilham). Një prej ilaçeve që përdoret për të rregulluar baraspeshën shpirtërore është agjërimi, namazi i obliguar e nafile dhe dhikri i cili është harmonia e individit me prezencën Hyjnore e thirrur me vibrime tonale.
Mos të harrojmë atë që e përmend Muslimi në Sahihun e tij nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili thotë:“Nuk mblidhen njerëzit në ndonjë shtëpi të Allahut për të lexuar Kur’an dhe studiuar në mes tyre, e që do t’u lëshohet qetësia (siguria) dhe do t’i mbulojë mëshira dhe do t’i rrethojnë melekët dhe Allahu do t’i përmend në mesin e atyre që janë tek Ai.
A ka gjë më të bukur se mbinatyrshmëria e Kur’anit? A ka gjë më të bukur se ajetet e qarta të tij?A ka argument më të madh të fuqisë së Allahut se Kur’ani fisnik i cili mbetet gjithmonë mrekulli e përhershme për çdo kohë dhe shekull. Dhe siç thotë Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëmadh:

“E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij”.(Sad, 88)



Lejla Begleroviç
Përktheu dhe përshtati:
Dr. Ali Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.