Mbahet “Duaja e Hatmes” së maturantëve dhe maturanteve në Medresenë Alauddin –Prishtinë

Në ambientet e amfiteatrit të Medresesë, me datën 25.04.2019, u mbajt “Duaja e Hatmes” së maturantëve, të gjeneratës së 52-të.

“Duaja e Hatmes” paraqet përmbylljen e leximit të Kuranit Fisnik të nxënësve të Medresesë për gjatë tri viteve, e cila u realizua falë Zotit Fuqiplotë, fillimisht, por pastaj edhe falë punës dhe angazhimit të profesorëve të tyre të Kuranit, Bahri Simnica dhe Driton Arifi.
Nxënësve me këtë rast iu drejtua fillimisht drejtori i shkollës Jakup ef. Çunaku, i cili numëroi përmbylljen e leximit të Kuranit nga kjo gjeneratë si njërën prej sukseseve më madhore të kësaj gjenerate, pos sukseseve të tjera që ishin shumta në fusha e lëmi të tjera. Prezentë në këtë eveniment ishte edhe Myftiu I BIRK-ut, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, e i cili edhe iu adresua nxënësve me një fjalë përgëzuese e përshëndetëse. Pastaj fjalë rasti pati edhe prof. Bahri ef. Simnica, i cili shprehu krenarinë e tij që ishte profesor i një brezi kaq premtues dhe ambicioz.



Programi vazhdoi edhe me disa pika artistike të përgatitura nga nxënësit, e të cilat e bënë atë të jetë sa madhështor, po aq edhe mbresëlënës për të gjithë prindërit dhe familjarët e nxënësve që ishin mbledhur për të ndarë gëzimin dhe harenë me fëmijët e tyre. Ky program u përmbyll me shpalljen e nxënësve më të dalluar në nivel të klasave dhe të shkollës, nga paralelja e djemve këtu në Prishtinë.

Nxënësit e dalluar në nivel klase dhe në nivel paraleleje nga djemtë janë:

10 -1 Shuajb Bardhi
10- 2 Endrit Pajaziti
10-3 Enis Fejzullahu
11 -1 Xhelil Vehapi
11-2 Muhamed Curri
12-1 Jasin Abazi
12-2 Granit Sadiku

Dren Lipaj nga klasa e 12-2, u zgjodh nxënësi më i dalluar nga paralelja e djemve për vitin shkollor 2018/2019.

Ndërsa, më datë 26 prill 2019, në ambientet e amfiteatrit të Medresesë së mesme "Alauddin" u mbajt ceremonia e Duasë së Hatmes nga nxënëset e klasës së 12-të, maturantet.
Fillimisht nga maturantet u lexuan disa pjesë nga Kurani fisnik dhe me këtë e përmbyllen edhe simbolikisht përfundimin e leximit të Kur'anit. Pastaj, drejtori i Medresesë Jakup Çunaku i uroj nxënëset për këtë sukses dhe iu dëshiroi suksese në të ardhmen e tyre. Udhëheqësja e Departamentit të Gruas në BIK i uroj vajzat dhe i siguroi se ato kanë një të ardhme të ndritur. Mësimdhënësja znj.Asllani në emër të mësimdhënësve të Kur'anit tregoi përvojën e tyre me këto vajza në lëndën e Kuranit dhe shtoi se ato janë një nga grupet e njerëzve që do të respektohen edhe nga engjëjt.



Në fund, shkolla ndau mirënjohje dhe shpërblime edhe për nxënëset më të mira në këtë vit shkollor, e ato janë;

10-4 Amira Derguti
10-5 Shukrane Tahiri
11-3 Yllka Llapashatica
11-4 Aida Hashani
12-3 Semire Hyseni
12-4 Erblina Dibrani, kurse në nivel të paraleles se vajzave nxënësja Mirvete Karaliti 12/3.

Krejt në fund u shtrua edhe një drekë për musafirët në restaurantin e shkollës.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.