Myezini i Xhamisë së Gjelbër në Bursa të Turqisë fascinon vizitorët me mekamët e ezanit

Recep Uyar, myezin në Xhaminë e Gjelbër (Yeşil Cami) në Bursa të Turqisë, mahnit vizitorët turq dhe të huaj me mekamët e ndryshëm të ezanëve që thërret në kohët e namazit, transmeton Anadolu Agency.

Vizitorët që vijnë në xhaminë historike në Bursa nga vende të ndryshme të botës dhe Turqisë, nuk largohen pa dëgjuar ezanet e kënduara nga myezini Uyar, i cili për çdo kohë namazi përdor mekam të posaçëm.

Në rrjetet sociale shpërndahen video në të cilat shihet se si vizitorë të ndryshëm dëgjojnë me admirim ezanin e myezinit.

Uyar ka qenë imam për 20 vite në qytetin e Izmitit, ndërsa në vitin 2002 është emëruar si myezin në Xhaminë e Gjelbër. Ai thotë se ezani është një nga simbolet e fesë islame.

Sipas tij, këndimi i ezanit me mekame të ndryshme është karakteristikë e Turqisë, ndërsa në vendet e tjera islame ai këndohet me të njëjtën melodi.

Ai shprehet se që nga periudha osmane e deri më sot, i jepet rëndësi të madhe bukurleximit të Kuranit dhe ezanit, ndërsa duke folur mbi historinë e shtetit osman, ai theksoi se ai përpiqet që ta mbajë të gjallë një traditë të asaj kohe.

“Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet) i kushton rëndësi bukurleximit të ezanit dhe Kuranit. Aq sa mundemi, ne u tregojmë vizitorëve të huaj se ezani në Turqi këndohet me pesë mekame të ndryshme për çdo kohë namazi. Natyrisht, meqë nuk e kanë një zakon të tillë, ata ngelin të kënaqur dhe madje kam parë që edhe jomuslimanët ndahen me lot në sy prej këtu”, thotë Uyar.

“Drejtoria e Dijanetit ofron kurse trajnuese të brendshme, kurse të ezanit. Ne mësojmë mekamet e ezanit duke marrë pjesë në këto kurse. Në Turqi, veçanërisht në xhamitë e ndërtuara nga sulltanët, ezani këndohet me mekame. Ai këndohet me mekamet saba, rast, hixhaz, segah dhe ushak”, tregon Uyar.

Myezini, i cili tashmë ka fituar famë në rrjetet sociale, thotë se këtë praktikë e kanë nisur edhe për ta bërë të dashur ezanin në mesin e turistëve të huaj që vizitojnë xhaminë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.