Si do ta presim mysafirin tonë të dashur

Kaluan ditët dhe netët, u ndërruan muajt, kaluan vitet dhe ja ne përsëri po presim muajin tonë të dashur Ramazanin, muajin e agjërimit dhe të Kur’anit, muajin e dhikrit dhe të ihsanit, muajin e namazit të natës dhe të forcimit të imanit. O Zoti ynë, na mundëso që ta presim muajin e bekuar të Ramazanit!

Allahu i Gjithëfuqishëm e ka dalluar muajin Ramazanit me vlera dhe cilësi të shumta të cilat nuk janë të pranishme në muajt tjerë. Këto vlera dhe karakteristika janë:

? Era e gojës së agjëruesit është më e dashur tek Allahu sesa aroma e miskut;
? Engjëjt kërkojnë falje për agjëruesit deri në iftar;
? Shejtanët janë të lidhur me zinxhirë;
? Në muajin e Ramazanit hapen të gjitha dyert e Xhennetit dhe mbyllën të gjitha dyert e xhehennemit;
? Në muajin e Ramazanit është nata e Lejletul-Kadrit, natë që është më e mirë se një mijë muaj, dhe për këtë arsye ai që e humb këtë të mirë, në fakt, ka humbur një të mirë të jashtëzakonshme ;
? Agjëruesit i falen mëkatet natën e fundit të Ramazanit,
? All-llahu xh.sh. i liron nga zjarri disa nga robërit e Tij, dhe atë në çdo natë.

I dashur vëlla, motër fisnike, ta lusim Zotin e Plotfuqishëm që t’na mundësoj mirëpritjen e muajit të Ramazanit dhe në të t’i ndjejmë të gjitha këto begati të All-llahut.
Megjithatë, duhet ta dimë se këto përfitime nuk vijnë aq lehtë, nuk do të mund ti arrijë çdo kush, por vetëm robërit e bindur dhe këmbëngulës të Allahut, ata të cilët u janë përgjigjur urdhrave të Tij dhe në to nuk kanë dyshim, ata që ambiciet për vepra të mira në muajin Ramazan në mënyrë drastike i rrisin, ata që muajin e Ramazanit e kalojnë në agjërim, në namaz (të detyrueshëm dhe vullnetare, namaz të natës dhe të teravisë), duke dhënë lëmoshë, me leximin e shpeshtë të Kuranit, lutjeve të shpeshta, itikafin dhe kërkimin e natës së Lejletul-kadrit. Prandaj, prej tani fillo të përkujtosh këto të mira të All-llahut xh.sh. në muajin e Ramazanit, po ashtu kujdesu për veprat e detyrueshme në muajin Ramazan dhe merr vendim të fortë se edhe ti do të jesh një prej adhuruesve të All-llahut xh.sh. me ambicie të mëdha, merr vendim të fortë se nuk do të lejosh të kalojë asnjë pjesë të kohës, e të mos e shpenzosh atë në bindje ndaj Zotit. Mos e largo këtë nga mendja. Ndoshta ky është Ramazani ytë i fundit!
Kur ne kujtojmë ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit, shumicën prej nesh i sheh me sy të përlotur. Këto janë lotët e gëzimit, sepse i gëzohemi të mirave të panumërta të Allahut xh.sh., na jep mundësinë për të qenë më të përulur, të bëjmë edhe më shumë vepra të mira, para se të takohemi me Të. Lotët e gëzimit! Po! Por ka edhe nga ata të cilët mendojnë për të kaluarën. Kthehu prapa dhe shikoje Ramazanin e kaluar e gjer te ky që jemi duke e pritur, sa njerëz kanë shkuar nga kjo botë? Sa shumë vëllezër dhe motra, myslimanë dhe myslimane, me të cilët kemi kaluar ditët dhe netët e Ramazanit të kaluar, me të cilët së bashku i kemi falur namazet e përditshme dhe namazet e Teravisë , me të cilët së bashku kemi bërë iftar, kemi ndenjur pas iftarit, kemi shikuar njëri-tjetrin, iu kemi drejtuar njëri tjetrit ... sa e sa kanë shkuar nga kjo botë, dhe janë vendosur në shtëpinë e dytë, në brendinë e tokës, pasi që ata kishin shkuar, dhe ardhur dhe kishin ecur mbi të? All-llahu e di, ndoshta ky është Ramazani i ynë i fundit! Pra, të përgatitemi për ta mirëpritur muajin e shenjtë të Ramazanit duke bërë vepra të çmuara, të dashura për Allahun! Para se të nxjerrim në pah se si duhet mirëpritur Ramazanin, le të njihemi me kategoritë apo llojet e njerëzve në Ramazan dhe të shohim se cilit lloj i kemi takuar gjer në këtë Ramazan dhe në cilin lloj do të bëjmë pjesë Ramazanin që vjen.

Lloji i parë: Këta janë ata besimtarë të cilët me ashk e presin muajin e Ramazanit dhe kur arrin muaji i Ramazanit, e kalojnë atë në agjërim dhe namaz, natën falen ditën agjërojnë, urdhëratë e All-llahut i zbatojnë, largohen nga ndalimet, përqendrohen në pendim dhe në përmbushjen e obligimeve që kanë ndaj All-llahut xh.sh. Shpirtin e tyre e inkurajojnë vetëm në përmirësim, vetëm përpara dhe vetëm përpara, sa më shumë dhe sa më mirë. Nuk dëshirojnë t’u kthehen mëkateve dhe përbuzjes e mosbesimit ashtu siç nuk dëshirojnë të hedhen në zjarr! E pra, me të drejtë e ndjejnë ëmbëlsinë e imanit.

Lloji i dytë: Janë ata të cilët e kalojnë Ramazanin prej turpit nga All-llahu dhe turpit nga njerëzit. Falen dhe agjërojnë sepse janë mesin e muslimanëve tjerë dhe disi kanë turp të mos e agjërojnë muajin e Ramazanit. Nuk kanë vendosur që të pendohen sinqerisht dhe të kthehen tek Zoti i tyre. Janë dy mendjesh, hezitojnë se kujt do ti mbështeten pas Ramazanit. Këtyre u nevojiten vëllezërit e njëjtë mysliman nga ditët e Ramazanit, që të shoqërohen, të bisedojnë me ta pas Ramazanit, për ti inkurajuar ata në vepra të mira, për tu liruar nga pasionet e tyre.

Lloji tretë: Këtij lloji Ramazani u vjen dhe u shkon, dhe te ata nuk shohim ndonjë ndryshim. Atyre u lexohen ajetet e Kur’anit, por ata ua kthejnë shpinën. U ekspozohen të mirat e All-llahut, ata i refuzojnë. Ky grup është i rrezikshëm, si për vete po ashtu edhe për të tërë komunitetin e musliman.
Pastaj, ta kemi të qartë vëlla dhe motër myslimane, Ramazani është një argument për neve ose kundër nesh! Muajit të Ramazanit nuk i përngjet asnjë muaj tjetër! Begatit e Ramazanit i janë dhuruar këtij Ummeti,të cilat nuk i janë dhuruar asnjë populli tjetër! Në këtë muaj falen mëkatet dhe punët e mira shpërblehen me mirënjohje! Besimtar i sinqertë në të është i përmbajtur, sepse djalli është lidhur me pranga dhe mëkatet në të cilat ai pretendo janë të paarritshme! Muaji i Ramazanit është lajmëtar i lumturisë apo fatkeqësisë, hidhërimit, gëzimit ose pikëllimit, përfitimit ose falimentimit! Prandaj, vëllezër dhe motra, ta presim muajin e Ramazanit si vijon:

?me përgatitje të imanit, d.m.th. para së gjithash me pendim të sinqertë dhe kthim tek Allahu xh.sh., duke i lënë mëkatet dhe veprat e këqija, duke hapur një faqe të re të pastër, me lutje të shumta drejtuar All-llahut xh.sh. që t’na mbrojë dhe t’na mundësojnë që ta presim dhe ta përjetojmë muajin e Ramazanit, duke agjëruar sa më shumë në muajin Sha’ban, leximin dhe mësimin sa më me përkushtim të Kur'ani, dhe të medituarit në lidhje me të, si dhe me shtimin e sinqertë të përmendjes së All-llahut gjatë ditës dhe natës.

? me përgatitje shkencore, përgatitje shkollore, d.m.th. t’i mësojmë rregullat e agjërimit duke lexuar komentet e ajeteve kur’anore dhe haditheve të cilat flasin për agjërim, duke lexuar libra të fik-hut të cilat flasin për agjërimin, duke dëgjuar ligjërata të dijetarëve të famshëm dhe të mirënjohur, si dhe ripërsëritjen e sureve të mësuara nga Kur’ani, si dhe përgatitja për namaz të natës në muajin Ramazan.

? përgatitjet për Hedije – dhuratat për përfitimin e zemrave të atyre që kanë nevojë për t’i përfituar, përgatitjen e revistave, broshurave, fletushkave me përmbajtje të Ramazanit, planifikimi i mbrëmjeve kur’anore në muajin e Ramazanit dhe garave të Hifzit me qellim të synimit të forcimit të kujtesës dhe ruajtjes së Kur'anit .

? përgatitja në familje - në formë të përsëritjes së rregullave të agjërimit me familjaret, përsëritja e pjesëve të Kur'anit të mësuara, kontrollimin e gjendjes së besimit të familjarëve në Ramazanin e kaluar, në kohën e tanishme dhe të Ramazanit të ardhshëm si dhe të ngjashme.

? marrja e vendimeve të - për hapjen e një faqe të re në jetën e tonë, se ditët e muajit të Ramazanit nuk do të jenë të njëjta si ditët para të Ramazanit, se do t’i kryejmë namazet obligueshme rregullisht në xhami, se do të përpiqemi të shkojmë në xhami para thirrjes së ezanit për namaz, ashtu që të arrijmë të falemi në saffin e parë, se do të ringjallim synniten e Pejgamberit s.a.v.s. të lëna pas dore, se do ta lexojmë tërë Kur'anin disa herë, se do të falim namaze nafile, se do ta kursejmë gjuhën tonë nga gënjeshtrat dhe të folurit e shëmtuar, nga përgojimi dhe thashethemet, nga çdo fjalim që nuk ka të bëjë me ne dhe në të cilën nuk ka asnjë përfitim për ne dhe besimin tonë, se do ta hapim gjoksin tonë karshi të gjithë muslimanëve, se do t’i përmirësojmë sjelljet dhe moralin e tonë, se do të bëjmë vepra të mira e dobishme për njerëzit tjerë, se do ta përhapim thirrjen në mesin e njerëzve të tjerë, se do ta ndihmojë fenë e Allahut ...

Zoti ynë, na mundëso që ta përjetojmë muajin e bekuar të Ramazanit, dhe na ndihmo t’i realizojmë qëllimet tona! Për Ty, Zoti ynë, qoftë lavdia dhe falënderimi në fillim dhe në fund, në çdo kohë dhe në çdo situatë! Le të jenë bekimet dhe paqja Yte mbi Pejgamberin tonë më të dashur, Muhammedi s.a.v.s., paqja qoftë mbi të, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij!

Urime, urime, urime

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.