Shoqata Humanitare Bereqeti gjatë muajit Ramazanit shpërndanë 5000 pako ushqimore për 5000 familje

Shoqata Humanitare Bereqeti e cila operon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit ndihmon 5000 familje të varfëra dhe skamnore me nga 5000 pako ushqimore. Kjo ndihmë janë donacion nga Drejtoria e Vakfëve të Republikës së Turqisë.

Xheldin Fazliu nga shoqata Bereqeti tha se Shpërndarja e tyre bëhet nëpërmjet Këshillave të BI të Kosovës, si dhe në bashkëpunim drejtoritë për mirëqenie sociale nëpër Komuna të Kosovës. Edhe viteve të kaluara Drejtoria e Vakfëve të Republikës së Turqisë ka sjellë ndihma me pako ushqimore që iu janë ndarë nevojtarëve nga Shoqata Humanitare Bereqeti.

Po ashtu janë ndihmuar edhe familje nevojtare nga komuna e Bujanovcit si dhe disa shoqata që trajtojnë personat me aftësi të kufizuara./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.