Mysafiri më i mirë që na viziton

Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të.

Disa veçori që e dallojnë prej musafirëve të tjerë:

1. Nuk e dëshiron shumë ushqimin
2. Vjen veç për të mirën tonë
3. Na sjell shumë dhurata të çmuara
4. Vjen vetëm një herë në vit dhe qëndron 29-30 ditë

Nëse e nderojmë këtë mysafir, a e dini kush na nderon ne, kush na shpërblen?

Allahu i Madhëruar, në një hadith kudsij, ka thënë: ”Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të”. (Buhariu).

Ndërsa në Kur’an, Allahu i Madhërishëm urdhëron e thotë: “O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim sikurse u ishte bërë obligim edhe atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara”.(El Bekare, 183- 185).

Transmetohet nga Abdullah ibn Umeri të ketë thënë se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut që ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla (baza): Të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, ta kryesh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin, ta vizitosh Qabenë, nëse ke mundësi ta bësh këtë.
Lidhur me citatin e lartpërmendur: “O ju që besuat”, Hasan el Basriu r.a. thotë: “Kur dëgjon Allahun e Madhërishëm që thotë: “O ju që besuat”, dëgjimi yt të jetë i kujdesshëm, sepse kjo thuhet me qëllim të urdhrit për të vepruar sipas Tij, ose ndalesës për t’u ndaluar në një gjë. Agjërimi (es-sevm) është ndalim nga ushqimi, pija, marrëdhënia seksuale, si dhe shmangia nga të gjitha mëkatet e tjera.
Allahu i Madhërishëm thotë: “Sikurse ishte i obliguar edhe për popujt para jush”, d.m.th. që nga Ademi a.s. Disa kanë thënë se Ramazani është njëri prej emrave të Allahut, prandaj Pejgamberi a.s.. ka thënë: “Mos thoni Ramazan, por quajeni ashtu siç e ka quajtur Allahu i Madhërishëm në Kur’an Shehru Ramadan (Muaji i Ramazanit)”. Disa nga dijetarët kanë thënë se Ramadan rrjedh nga fjala remed, që do të thotë ‘shiu i vjeshtës’, sepse ky muaj pastron trupin dhe zemrën.

Falje për atë që kërkon falje

“Allahu i Madhërishëm në çdo natë të muajit të Ramazanit thotë tri herë: “A ka ndokush që lutet që t’ia plotësoj lutjen, a ka pendues që t’ia pranoj pendimin, a ka ndokush që kërkon falje, që ta fal”?Allahu do t’u falë gabimet, përveç katër personave: “alkoolistit kronik (mudmin hamr), atij që është i padëgjueshëm ndaj prindërve të tij, atij që ndërpret lidhjet familjare (katirahm), dhe atij që është përplot mëri (mushahin). Ashabët pyetën: “Kush është ai që është përplot mëri?”, dhe ai tha: “Ai që është në armiqësi me të gjithë”.
Nga Abdullah ibn Ebi Evfaa r.a. transmetohet që Pejgamberi a.s. ka thënë: “Gjumi i agjëruesit është ibadet, heshtja e tij, tesbihu, lutja e tij e pranuar dhe vepra e tij e dyfishuar”.Do të thotë se ai që agjëron muajin e Ramazanit, arrin kënaqësinë e Zotit. Zoti e mëshiron. Mëkatarët paraqiten në këtë muaj para Zotit duke kërkuar falje dhe Ai i fal, i siguron për falje, afrohet afër atyre që kërkojnë falje, që luten, dhe u jep dritë në jetën e tyre.
Muaji i Ramazanit në mes muajve të tjerë është sikurse zemra në trupin e njeriut, sikurse pejgamberët ndaj njerëzve të tjerë, sikurse Haremi i Qabesë ndaj vendeve të tjera. Muaji i Ramazanit është ndërmjetësues (shefat) për agjëruesit. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ummeti im nuk do të turpërohet përderisa ta mbajnë (si duhet) muajin e Ramazanit”. Një njeri i tha: “O i Dërguari i Allahut, si do të poshtërohen ata që nuk e mbajnë muajin e Ramazanit si duhet”?, ai tha: “Ai që dëmton shenjtërinë e tij, bën vepra të këqija, konsumon alkool, ose bën prostitucion, Ramazani nga ai nuk pranohet, do ta mallkojë All-llahu, melekët dhe banorët e qiellit tërë vitin, deri në Ramazanin tjetër, dhe, nëse vdes, tek All-llahu nuk do të ketë asnjë vepër të mirë. Është thënë: Sejjid (zotëri) i njerëzve është Muhamedi a.s., sejjid i persianëve është Selmani r.a., sejjid i bizantinëve është Suhejbi, sejjid i abisinasve është Bilali, sejjid i qyteteve është Mekka, sejjid i ditëve është Xhumaja, sejjid i netëve është Lejletul Kadr, sejjid i librave është
Kur’ani, sejjdi i Kur’anit është el Bekare, sejjid i el Bekares është Ajetul Kursijj, sejjid i burimeve është Zem-Zemi, ndërsa sejjid i muajve është Ramazani.
Muaji i Ramazanit është muaj i pastërtisë (safa), muaj i besnikërisë (vefa), muaj i përmendjes së All-llahut (dhakirin), muaj i të durueshmëve (sabirin), muaj i njerëzve të sinqertë (sadikin). Prandaj, nëse nuk arrin të përmirësojë gjendjen tënde ky muaj, kur mund të shpresosh për sukses? Zgjohu nga gjumi i indiferencës, o i mjerë, shfrytëzoje këtë muaj për pendim të sinqertë, për bindje, ndoshta do të të përfshijë mëshira e Allahut. Merr shembull, vajto
për nefsin tënd, se koha kalon.
Sa ka të atillë që ndoshta agjërojnë për herë të fundit? Sa ka që falen e ndoshta është hera e fundit? Punëtorit i jepet paga pasi të kryejë punën e tij, e ne ende s’e kemi kryer punën. O sa lumturi do të ishte sikur agjërimi ynë, Ramazani dhe veprat tona të jenë të pranuara! Sa do të ishim të gëzuar sikur të dinim që ndonjërit prej nesh t’i jenë të pranuar agjërimi dhe Ramazani,dhe t’iauronim nga zemra, ndërsa ata të cilëve nuk u është pranuar, t’i ngushëllonim. Kjo ishte koha e shpalljeve të të gjitha diturive në mënyrë koncize. Kjo është quajtur mendja kuranore, e cila udhëzon njeriun në rrugën e vërtetë. Në muajin e Ramazanit zbulohet realiteti i gjërave. Nefsi gjatë agjërimit edukohet dhe qetësohet (nefsi mutmeinne). Tek personi që agjëron me plot kuptimin e fjalës, manifestohen këto cilësi: bujaria, mbështetja e fuqishme tek All-llahu, rritja e ibadetit, nderimi i obligimeve fetare, falënderimi ndaj Allahut, kënaqësia e kryerjes së urdhëresave të All-llahut dhe sinqeritet i plotë ndaj Allahut.

Më i mirë se sa një mijë muaj

Melekët përshëndetin me selam ata që janë të bindur, pranim (kabul) dhe mirësi (ihsan), nëse je në gjumë. Selam me kënaqësi (ridvan), nëse nuk je aq i bindur, selam me falje (bil-gufran) për ata në varre dhe selam me lehtësim dhe aromë. Xhibrili a.s. i përshëndet me selam ata që janë ulur, melekët e tjerë i përshëndesin ata që janë në gjumë, ndërsa All-llahu, i Lavdëruari dhe i Lartësuari xh.sh., u jep selam robërve që qëndrojnë në namaz. Nuk mbetet asnjë pëllëmbë në Tokë, në të cilën melekët të mos bëjnë sexhde duke u lutur për besimtarët dhe besimtaret.
Transmetohet se, kur zbret Xhibrili a.s., në natën e Kadrit, nuk lë asnjë besimtar pa e përshëndetur dhe, duke ia kapur dorën, e shenjë e kësaj është se lëkura rrëqethet, zemra i zbutet dhe sytë i lotojnë. Prandaj, në këtë natë zbret meleku më i ndershëm për të vizituar robërit e devotshëm të Zotit. Një prej të veçantave, një prej mirësive të Ramazanit është nata e Kadrit. Zoti për këtë natë thotë:”Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj”. (El Kadr,3)
Një mijë muaj bëjnë 83 vjet. Subhanallah, çfarë vlere i ka dhënë Allahu xh.sh. jetës së myslimanit. Prandaj, mos e anashkalo dhe mos e asgjëso muajin e Ramazanit. Ai vjen vetëm për të mirën tënde. Ky Ramazan që do të vijë, me lejen e Allahut, E lus Allahun të na japë jetë ta presim. Ky më nuk kthehet kurrë në këtë jetë. Me këtë Ramazan do të takohesh me Allahun xh.sh. ose do të jesh krenar, i gëzuar, ose do të jesh i
mërzitur, në varësi prej veprave që kë.
Tregohet një tregim në librin Delilu Sailin (Argumenti i pyetësve), se si një njëri ka qenë duke agjëruar në një ditë që kishte qenë shumë e nxehtë, dhe të tjerët e kishin pyetur: A je agjërushëm? Ai është përgjigjur: Po. I kanë thënë: Si po agjëron në këtë ditë shumë të nxehtë? Ai është përgjigjur: Dynjaja ka qenë edhe para meje, unë nuk kam qenë fare, unë do të shkoj nga kjo dynja dhe dynjaja do të mbetet, prandaj nuk dëshiroj të humbas asnjë ditë prej ditëve të jetës sime. Kujdesu për ditët e jetës sate, në veçanti për ditët e muajit Ramazan, sepse ato ditë sjellin shumë të mira, shumë shpërblime, shumë dhurata.

Disa shpërblime të muajit Ramazan janë:

1. Na gëzon dy herë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Agjëruesi ka dy gëzime: gëzohet kur bën iftar, dhe gëzohet kur do ta takojë Zotin e vet”. (Muslimi).
2. Për ne ndërmjetëson. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Agjërimi dhe Kur’ani do të ndërmjetësojnë për njeriun në ditën e Kiametit”. (Ahmedi).
3. Për nder të Ramazanit hapen dyert e Xhennetit. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në Xhennet ka një derë, e cila quhet Rejan. Në këtë derë do të hyjnë vetëm agjëruesit në ditën e Kiametit, dhe nga kjo derë nuk do të hyjë askush tjetër”. (Buhariu, Muslimi).
4. Mbyllen dyert e Xhehennemit. Pejgamberi a.s.ka thënë: “Agjërimi është mburojë dhe fortifikatë nga zjarri i Xhehenemit”. (Ahmedi). Në muajin e Ramazanit hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit.
5. Prangoset armiku ynë i përbetuar, shejtani.
6. Na bën më të devotshëm etj. etj..

Muhamed Mustafaja a.s. ka thënë:
“Agjëro sepse agjërimi nuk ka shok”.
Selam alejke, o muaj i agjërimit!
Selam alejke, o muaj i namazit!
Selam alejke, o muaj i imanit!
Selam alejke, o muaj i Kur’anit!
Selam alejke, o muaj i shkëlqimit!
Selam alejke, o muaj i faljes!
Selam alejke, o muaj i shkallëve dhe shpëtimit!
Selam alejke, o muaj i pendimit dhe ibadetit!
Selam alejke, o muaj i dijetarëve të vërtetë (arifin)!
Selam alejke, o muaj i muxhtehidinëve!
Selam alejke, o muaj i sigurisë!

Për të padëgjuarit dhe të pabindurit je larg, ndërsa për muttekitë je rahati dhe qetësi.
Selam mbi kandilat dhe dritat vezulluese, në sytë që janë zgjuar, në sytë që lotojnë, në mihrabet me aromë, në shpjegimet që përhapen dhe gufojnë, në ofshamat që ndriçohen nga zemrat e flakta të besimtarit.

O Allah, na prano agjërimin dhe namazet, na bëj prej atyre që veprat e këqija u ke zëvendësuar me të mira, me mëshirën Tënde na fut në Xhennetin Tënd, o Mëshirues mbi mëshiruesit. Amin!


__________________
1) Kurani me përkthim shqip nga Sherif Ahmeti.
2) Hadithet imam Neveviu.
3) Libri Delilu Saailiin autor enes ismail ebu davud 1416 hixhri.
4) Libri Durusul-mesxhid fi Ramadan.
5) “Ihja Ulum ed-din” Immam El Gazali



Mustafë Ahmeti

Buy Careprost Online



Buy Careprost Online. Careprost – a means of stimulating the growth of eyelashes and eyebrows. The active component of the product is a non-hormonal substance that activates dormant hair bulbs, increases the length and color saturation of eyelashes and eyebrows.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.