Një dërhem, tregim shumë interesant

Një ditë një grua shkoi te fakihu (jurist i sheriatit) duke iu ankuar: "Vëllai im ka vdekur, ndërsa pas veti ka lënë gjashtëqind dërhem. Pas ndarjes, mua më dhanë vetëm një dërhem! "

Fakihu mendoi për një moment, e pastaj tha: "Ndoshta vëllai yt kishte një grua, nënën, dy vajza dhe dymbëdhjetë vëllezër"
Gruaja u habit dhe u përgjigj pozitivisht në pyetjen e tij.
Fakihu pastaj vazhdoi: "Ai dërhem është e drejta që të takon ty, prandaj ata nuk kanë vepruar në mënyrë të padrejtë. Gruas së tij i takon një e teta e trashëgimisë, d.m.th. 75 dërhem, vajzave të tij i takojnë dy të tretat e trashëgimisë, e kjo është 400 dërhem, ndërsa nënës së tij i takon një e gjashta e trashëgimisë, e cila është e barabartë me 100 dërhem. Mbesin 25 dërhem të cilat i takojnë vëllezërve dhe motrave. Pasi mashkulli trashëgon dy herë më shumë se femra, secilit vëlla i kanë takuar nga dy dërhem, ndërsa motrës – e në këtë rast je ti - një dërhem".

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.