Ramazani dhe vlerat e agjërimit

Fillojmë me fjalët e Allahut ku thotë:

"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju. (Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni. (EL Bekare, 183-185)

Në prag të muajit të Ramazanit Pejgamberi a.s. përshkroi rëndësinë dhe vlerat e këtij muaji me fjalë koncize e shumë domethënëse, ku ndër të tjera tha: "O ju njerëz po ju troket një muaj i madh i bekuar, një muaj në të cilin është një natë më e mirë se një mijë net, një muaj që e bëri Zoti obligim agjërimin e ditëve, ndërsa faljen e natës e bëri vullnetare. Kushdo që ofrohet me ndonjë cilësi të mirë, do të ishte sikurse të falte farz jashtë këtij muaji, kurse kush kryen në te ndonjë obligim do të ishte sikur ka kryer shtatëdhjetë jashtë këtij muaji. Ky është maji i durimit, e durimi e ka shpërblimin, e shpërblimi i tij është xheneti. Është muaji i qetësisë, muaj ku shtohet furnizimi i besimtarit. Kushdo që ushqen një agjërues, ose thënë ndryshe i bënë iftar dikujt, do të falej nga mëkatet, do të ruhej nga zjarri i xhehenemit dhe do të shpërblehej me të gjitha shpërblimet sikurse ai, pa i munguar atij gjë nga shpërblimi i agjërimit". Ata thanë: "Jo të gjithë ne jemi në gjendje t'i bëjmë iftar dikujt". Pejgamberi a.s. tha: "Zoti do t'ia jepte këtë shpërblim të gjithë atyre që e bëjnë dikë të bëj iftar qoftë edhe me një hurme, një gëllënkë uji apo qumësht. Ky është muaji që fillimi i tij është mëshirë, mesi i tij është falje, kurse fundi i tij është ruajtje nga zjarri. Pra shtoni në te katër cilësi ku me dy prej tyre do ta kënaqeni Zotin tuaj, ndërsa me dy tjerat nuk ia dilni dot pa u takuar me njërën prej tyre. Porsa u përket atyre që kënaqin Zotin janë shehadeti (Dëshmoj që nuk ka zot tjetër përveç Allahut...) dhe istigfari (kërkimi i faljes). Ndërsa dy të tjerat që nuk shpëton pa u përballur me to janë: xheneti që i lutemi Zotit të na mundësoj, ndërsa tjetra t'i lutemi Zotit të na ruaj nga zjarri i xhehenemit. E kushdo që i shërben me ujë një agjëruesi në kohën e iftarit Zoti do t'i jepte ujë nga ai vend që nuk do të ndjente etje pas saj deri sa të hyjë në xhenet". Ky ishte predikimi i Profetit a.s. në fund të muajit Sh'aban duke iu treguar atyre, neve dhe të gjithë besimtarëve deri në Ditën e kiametit për vlerat që ky muaj mbart. E më pas shtoi: "Ju erdhi Ramazani muaj i bereqetit ku në te zbret mëshira, falen mëkatet, marrin përgjigje thirrjet dhe lutjet, shtohet konkurrenca në vepra të mira, madje edhe melekët e shikojnë këtë vepër të besimtarëve duke e informuar Zotin... Do të ishte fatkeqësi për atë që u privua nga mëshira e Zotit në këtë muaj. Porsa i përket të veçantave dhe karakteristikave që konsistojnë në këtë muaj janë të shumta, por do të përmendim disa prej tyre siç na e sqaron Profeti a.s.

1. Natën e parë të këtij muaji Zoti i shikon ata, e kë shikon Zoti nuk do ta ndëshkonte atë më kurrë.
2. Melekët luten për agjëruesit çdo natë
3. Zoti urdhëron xhenetin e Tij duke i thënë: "Stolisu për robët e mi agjërues që janë tashmë gati të rehatohen nga lodhja e dynjasë e të hyjnë në shtëpinë Time me bujarinë Time.
4. Aroma e gojëve të tyre kur ngryset do të ishte më e mirë se sa aroma e miskut.
5. Zoti do t'i falë të gjithë natën e fundit pasi që punëtorët me meditje e marrin shpërblimin pas kanë kryer punën.

Gjithashtu nga karakteristikat e këtij muaji mund të nënvizojmë fjalën e Profetit a.s. që thotë: "Në xhenet është një derë e cila quhet 'Rejjan' ku nëpërmjet saj do të futen vetëm agjëruesit dhe askush tjetër përveç tyre. Prandaj Profeti a.s. i ftonte shokët dhe i inkurajonte që të bënin sa më shumë vepra të mira me qëllim që të mos privohen nga ai shpërblim i rezervuar për ata në ditën e madhe të ekspozimit të veprave të tyre para Mbretit të mbretërve, Mbretit të universit, Krijuesit të botëve.

Allahu thotë: "Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar. Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet. Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë". (Nexhm, 39-41)

Atëherë të dashur vëllezër besimtar le të shpresojmë që të jemi pjesëtar të kësaj bujarie që Zoti ka përgatitur për robët e Vet. Besimtarëve iu del për detyrë që të shfrytëzojnë çdo rast për të korrur të korrat e saj dhe për të marrë frytet e saj me të cilat Zoti na nderoi, ndërkohë le të jemi të kujdesshëm nga paralajmërimet e Profetit a.s. ku thotë se të privuarit nga hajri, mirësia dhe bereqeti do të ishte fatkeqësi.

Në hadihin kudsi thuhet: "Çdo vepër e birit të Ademit është për veten e tij përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë jam shpërblyesi i saj". Agjërimi është mbrojte, kur jemi me agjërim atëherë as të mos flasë fjalë të këqija, as të mos bërtasë, as të mos injoroj dikë, edhe nëse dikush të shan, të ofendon e ngacmon atëherë le të thotë: "unë jam agjërueshëm (tre herë).

Profeti a.s. thotë: "Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se aroma e gojës së agjëruesit është më i mirë tek Zoti në Ditën e kiametit se sa era e miskut... agjëruesi përjeton dy gëzime të mëdha, njëri gëzim është në kohën e iftarit, ndërsa tjetri kur ta takoj Zotin e do të jetë i kënaqur me agjërimin e tij".

Kjo është vlera e këtij agjërimi, nëse përputhet zbatimi dhe aplikimi me direktivat dhe mësimet e Krijuesit dhe të dërguarit të Tij, sepse nuk do të thotë agjërim thjeshtë, që të abstenosh nga ngrënia dhe pirja... por, agjërim do të thotë largim nga poshtërsitë dhe ligësitë.

Sipas dijetarëve agjërimi ndahet në tre kategori:

1. Agjërimi i njerëzve në përgjithësi, e ai është thjeshtë largim nga ngrënia dhe pirja.
2. Agjërimi i veçantë... si ruajtja dhe mbrojtja e gjymtyrëve: veshi, syri, gjuha, dora, barku, këmba, organet e turpshme. Që të gjitha këto të jenë të disiplinuara brenda sferës së porosive fetare.
3. Agjërimi më i veçantë... ai është agjërim i zemrës, ku preokupimet dhe shqetësimet e gjithçkaje janë vetëm për të kënaqur Zotin dhe e angazhon në mënyrë të vazhdueshme për përmendjen e Zotit në të gjitha situatat.

Nga këto kuptojmë se do të ishte devotshmëri nëse:

1. Agjërimi i gjuhës nga të folurit ligësht, mashtrimi, gënjeshtra, shpifjet, hipokrizia, armiqësia, përgojimi, bartja e fjalëve e të ngjashme me këto... janë mëkate që e bllokojnë njeriun për të përmendur Zotin, për të lexuar Kuranin apo e bëjnë inaktiv në thirrjen e rrugës së Zotiti të Madhëruar. Profeti a.s. thotë se edhe gjumi i agjëruesit është adhurim, ndërsa heshtja e tij është madhërim. Po ashtu thotë se kushdo që nuk i braktis fjalët e këqija dhe punon me to Zoti nuk ka nevojë që të lesh ushqimin dhe pirjen e tij. Allahu thotë: "... dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?..." (Huxhurat, 12).
2. Shikimi me epsh përshkruhet nga Profeti a.s. si një shigjetë e helmuar nga shejtani, e kushdo që e le nga frika e Zotit, Zoti do t'i jepte një besim, ku në te do të gjente ëmbëlsinë dhe qetësinë në zemrën e tij.
3. Agjërimi i veshit nga dëgjimi i gjithçkaje që Zoti ka ndaluar, sepse çdo dëgjim që nuk e kënaq Zotin pengon në mosplotësimin e imanit, siç thotë Allahu: "Janë ata që e dëgjojnë të pavërtetën dhe që hanë shumë haramin..." (Maide, 42). Ndërsa Profeti a.s. thotë: "Përgojuesi dhe dëgjuesi janë bashkëpjesëmarrës në mëkat".
4. Agjërimi i barkut nga të ushqyerit haram që do të ishte e barabartë ngrënie apo pirje, që do të thotë njeriu ta shoh veten ku punon, si proçedon dhe ta ndjejë se është në vështrim nga Zoti në çdo moment, e në çdo kohë.

Të dashur besimtarë le ta shfrytëzojmë këtë muaj që është quajtur sezon i bindjes, ku edhe vetë Profeti a.s. intensifikonte bujarinë e tij, leximin e Kuranit...



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.