Agjërimi në hadithe

Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kush agjëron Ramazanin me besim dhe llogari, i falen mëkatet e mëhershme!” Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi (Allahu i mëshiroftë!)

Shprehjet e paqarta të hadithit:
- ‘Imanen’ – me besim: qëllimi me besim është bindja në obligimin e agjërimit të Ramazanit.
- ‘Ihtisaben’ – llogari: Ihtisabi është të kërkosh dhe shpresosh në shpërblimin e Allahut të Lartësuar.

Reflektimet e hadithit:
Thënia profetike: “Kush agjëron Ramazanin” është formë e përgjithshme, që përfshin të dy gjinitë, meshkujt dhe femrat.
Hafidh Ibni Haxheri në Fet’hu-l-Bari, ka thënë: “Qëllimi me ‘besim’ është bindja se agjërimi i Ramazanit është obligim. Ndërsa qëllimi me ‘llogari’ është kërkimi i shpërblimit prej Allahut të Lartësuar.” Hitabiu thotë: ‘Ihtisabi’ e ka kuptimin e vendosmërisë (ar. el-azimeh), e që nënkupton agjërimin duke shpresuar në shpërblimin e Allahut dhe duke mos e perceptuar agjërimin si të rëndë apo duke mos i menduar ditët e tij si të pasosura.

Ka thënë Imam Neveviu: Domethënia e ‘besimit’ ka të bëjë me vërtetimin se ai (Ramazani) është i vërtetë dhe (se agjëruesi është) i bindur për (apo kërkon me maturi) vlerat e tij. Ndërsa ‘ihtisabi’ ka për qëllim se ai me këtë vepër synon vetëm kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe jo se do që ta shohin njerëzit, apo gjëra tjera të ngjashme që bien ndesh me sinqeritetin (ihlasin).

Thënia “…i falen mëkatet e mëhershme!” është përgjigje e kushtit, të përmendur paraprakisht: kush agjëron Ramazanin ashtu siç kërkohet, duke besuar në Allahun dhe në urdhrat e Tij, në këtë rast edhe agjërimin, si dhe shpreson në shpërblimin e Allahut, atëherë ajo që shpresohet prej Allahut është falja e mëkateve të mëparshme.
Në një version të Imam Ahmedit, hadithit i është dhënë dhe një shtojcë: “i falen mëkatet e mëhershme dhe të mëvonshme”, por shtesa është e refuzuar, siç nënvizon Shejhu Shuajb Arnauti në komentet – shënimet që i bënë Musnedit të Imam Ahmedit.

Në hadith është përmendur se agjërimi fal mëkatet e mëhershme, por, për qëllim është falja e të gjitha mëkateve apo vetëm mëkateve të vogla? Dijetarët kanë sqaruar se falja vlen vetëm për mëkatet e vogla, ndryshe, për të mëdhatë duhet doemos pendim. Ibji Abud-l-Berr-rri në librin e tij ‘et-Temhid’ përcjell edhe konsensusin e dijetarëve muslimanë ndërsa argumenton me disa hadithe, një prej të cilëve edhe hadithi që është shënuar në dy Sahihët:
“Pesë namazet ndërmjet tyre, xhumaja deri në xhuma dh Ramazani deri në Ramazan, i falin mëkatet ndërmjet tyre, me kusht që të jenë shmangur mëkatete e mëdha!”



Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.