Devotshmëria qëllimi i agjërimit të Ramazanit

„O njerëz, ju është bërë obligim agjërimi ashtu siç u ishte bërë obligim edhe atyre para jush, me qëllim që të keni frikë Allahun (që të bëheni të devotshëm)!“ (Kuran)

Në diskutimet e përditshme lidhur me agjërimin - kur flitet për qëllimin e t? - thuhet se myslimanët agjërojnë që të jenë të shëndetshëm, duke u bazuar në hadithin e Muhamedit (a. s.). Këtë e dëgjojmë nëpër tribuna të ndryshme vaze-nasihat, në ligjëratat e së premtes, por e lexojmë edhe në mbishkrime dhe diskutime, në revista fetare, si dhe në publikime të tjera kushtuar strukturës fetare të Islamit. Nuk e kam ndër mend të anashkaloj komponentin shëndetësor të agjërimit. Ai, sipas thënies së Muhamedit (a.s.), ka rëndësinë e vet. Mirëpo në hadith nuk përmendet se kjo është rëndësia më e madhe e agjërimit. Ka shumë arsye pse nuk është ashtu. Më e madhja është ajo se do të kundërshtohej me tekstin kuranor në të cilin thuhet se qëllimi i agjërimit është, në fakt, devotshmëria. Respektivisht, ja çfarë thuhet: „O njerëz, ju është bërë obligim agjërimi, ashtu siç u ishte bërë obligim edhe atyre para jush, me qëllim që të keni frikë Allahun (që të bëheni të devotshëm)!“ (Kuran)
Një sqarim i shkurtër i fjalës “i devotshëm”. Ka më shumë interpretime lidhur me kuptimin e kësaj fjale. Disa e kuptojnë në kuptimin e frikës ndaj Allahut, të tjerët në kuptim të veprave të mira, të tretët këtë fjalë e barazojnë me devotshmërinë, të katërtit thonë se me këtë fjalë nënkuptohet vetëd?a e përhershme për Zotin. Hierarkia e të gjitha këtyre domethënieve nuk mund të anashkalohet. Edhe ajo është e rëndësishme. Por, ka edhe diçka e cila neve na duket se do të mund të ishte shumë e rëndësishme, e me çka nuk takohemi në literaturën fetare te ne.
Duke e pasur parasysh këtë kontekst, ne jemi të prirë ta pranojmë domethënien e katërt. Kjo më së miri do të paraqitet nëse e perceptojmë natyrën e agjërimit si të tillë. Perceptimi i natyrës së agjërimit islam do ta tregojë edhe dallimin nga agjërimi që e përfaqësojnë religjionet e ndryshme dhe filozofitë lindore religjioze.
?jeti, para së gjithash, tregon se bëhet fjalë për nevojë të përhershme të njerëzve (çdoherë, prej se dihet për njeriun). Agjërimi e ndjek komponentin shpirtëror të njeriut në të gjitha kohërat. Prandaj, nuk ka asnjë periudhë nga gjinia njerëzore e cila nuk është veçuar me ndonjë lloj agjërimi. Po ashtu, nuk ka asnjë religjion apo filozofi religjioze që nuk vërteton për agjërimin si veçori e posaçme e jetës shpirtërore.
Nga këtu, të parashtrohet pyetja se prej kur dhe prej nga e ka zanafillën agjërimi, është e njëjtë sikur të pyetet prej kur dhe nga e kanë zanafillën virtytet apo përmbajtjet morale siç janë dashuria, sinqeriteti, mëshira, njohuria, drejtësia etj.
Aspekti shpirtëror në agjërim është posaçërisht i theksuar në Islam. Agjërimi është lidhja më direkte midis njeriut dhe Zotit dhe me vetveten. Nga këtu, agjërimi është mënyrë e veçantë e ekzistimit të njeriut, me të cilën dallon nga jetesa e tij e përditshme, e plotësuar dhe e barazuar me ekzistimin e të gjitha gjërave me të cilat jemi të rrethuar: politikisht, ekonomikisht, sporti, folklori, traditat, jo rrallë, duke u humbur në vorbullën e atyre gjërave, e, si rrjedhojë e saj, duke harruar vetveten.
Vetëm njeriu si individ dhe Zoti dinë për agjërimin. Vetëm individi dhe Zoti e dinë se sa vetëkontrollohet njeriu, sa është ai i sinqertë, a ka qëllim të mirë, trajtim të brendshëm të definuar. Së këndejmi, agjërimi është veprimi i brendshëm më i definuar nga të gjitha format e devotshmërisë së një myslimani. Në brendësi je i moralshëm, ose i pamoralshëm; i devotshëm, ose jo i devotshëm; i sinqertë, ose jo i sinqertë. Alternativa e brendshme është ose nuk është alternativë, është ose nuk është imperativ moral. Këtu nuk ka rend, harmoni, barazim të gjërave të kundërshtuara. Këtu janë liria, ndërgjegjja, ndjenjat, zgjedhja .... Ato nuk mund të vendosin harmoni me urrejtjen, lakminë, poshtërsinë.. Këtu është konflikti, depërtimi, dalja në çiltërsi. Teologët nga të gjitha proveniencat na mësojnë se këtu roli i agjërimit është i pacenueshëm.
Pranimi i domethënies së fjalës „frikë nga Zoti - devotshmëri“, si vetëdije e përhershme për Zotin, nënkupton kthimin e njeriut kah vetja. Kthimi i tij kah vetja, njëherit është edhe kthim kah Zoti. Vetëm me anë të vetes dhe të vetëdijes për vetveten apo Unë, ne thjesht arrijmë te Zoti. Arsyeja është siç vijon: ekzistimi i vetvetes sonë apo i vetë neve, nuk varet prej nesh. Ne nuk e kemi krijuar vetveten tonë. Së këndejmi, kthimi nga vetvetja jonë është tejkalim i asaj vetvetje (unë) apo është ajo vetëdije për atë jo-unë apo tjetrën Unë, e cila është mbi mua (Ibn Arebi). Të harruarit e atij Unë është baras me të parëndësishmen. Paraqitja e atij Unë në botën e gjërave është shkrirje e saj apo objektivizëm (Bergjaev). Paraqitja e atij Unë në botën e objekteve thjesht paraqet zvetënim të tij. Vetëm sipas ekzistimit të vetvetes sonë ne dallojmë nga të tjerët përreth nesh. Secili është bartës i jetës së tij dhe vdekjes së tij; askush nuk e jeton jetën e tjetrit dhe askush nuk vdes me vdekjen e tjetrit (parafrazë e një mendimi të Hajdegerit). Apo, nëse nuk interesohem për mrekullinë e ekzistimit tim, atëherë nuk mund as të filozofoj (??spers). Apo, nëse nuk pyetem për vetveten, për çka më prioritare mund të pyetem? Respektivisht, çfarë rëndësie ka të pyetem për atë përreth meje, nëse nuk pyetem për atë që kam më afër? A nuk është më mirë të fillohet nga ajo që është më afër jush, e ajo është vetvetja jonë. Së këndejmi, religjionet, e posaçërisht Islami, potencojnë në vetëdijen e përhershme për veten dhe vetveten, për Unë, gjë që do të na shpie deri te Zoti. Edhe agjërimi i një myslimani në atë fushë është çështje individuale. Agjërohet për Zotin, për asgjë tjetër. Agjërohet me qëllim që të mos harrohet Zoti, apo të mos vijë deri te largimi i vetëdijes për Zotin. Sufitë do të thonë: nuk agjërohet për shpërblim apo për dënim, për shkak të frikës apo për shkak të kënaqësisë personale, por agjërohet për shkak të një qëllimi të vetëm: për shkak të kënaqësisë së Zotit nga një ngjarje e tillë.
Vetëdija për Zotin është ngushtë e lidhur me dashurinë, me shpresën, me mëshirën, me gëzimin, me shqetësimin dhe me admirimin. Këto veçori posaçërisht manifestohen gjatë agjërimit. Sipas kësaj, kthimi kah vetvetja jonë nuk nënkupton të ndalurit e vetvetes, por përsosmërinë ose tejkalimin e saj. Vetvetja jonë, thjesht, është e hapur drejt thellësive të saj, prej nga dhe i merr të gjitha përmbajtjet.
Çiltërsia e vetvetes drejt asaj që e tejkalon është komunikimi. Së këndejmi, komunikimi, o në formën e dashurisë, mëshirës, njohjes dhe veçorive të tjera që dalin nga thellësitë e vetvetes, apo ato përmbajtje në të cilën është e bazuar ajo vetvete, në Islam realizohet nëpërmjet devotshmërisë, kurse njëri nga aspektet e saj paraqet edhe agjërimi si marrëdhënie më direkte e njeriut dhe Zotit. Atë marrëdhënie nuk e supozon asnjë formë e jashtme, asnjë procedurë e vendosur apo ndonjë procedurë e hedhur nga jashtë. „Agjëruesi agjëron për Mua, dhe unë e shpërblej atë“, thuhet në hadithin-kuds?. Ja marrëdhënia më e drejtpërdrejtë që njeriu e vendos me Zotin.
e vë në pyetje identitetin religjioz dhe kulturor të njeriut. Kthimi kah vetvetja , nga përmbajtja e vetë religjioze e kulturore, posaçërisht në faktofreninë e sotme (studim shkencor, sociologji përshkruese), si rezultat i proceseve të globalizimit, është nevojë e patjetërsueshme e njeriut. Myslimanët atë nevojë më së shumti e gjejnë tek agjërimi. Agjërimi është korrigjues para fshehtësisë së njeriut, respektivisht, vetë agjërimi është ajo fshehtësi para së cilës njeriu shpreh jo vetëm frikë-respekt, por nga ajo fshehtësi burojnë dashuria, mëshira, gëzimi, komunikimi.
Së këndejmi, agjërimi nuk është asketizëm. Të përmbajturit nga disa kënaqësi (ushqim, ujë, duhan, seks e nevoja të tjera trupore) janë të ndaluara vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Ato shumë më shumë mund të plotësohen nëse kontrollohen gjatë ditës. Kjo edhe ndodh në jetën e përditshme të myslimanëve. Ata kurrë nuk harxhojnë më shumë se sa gjatë muajit Ramazan. Agjërimi, në fakt, ka për qëllim t’i kontrollojë ato sfera të jetës njerëzore, e posaçërisht seksin dhe ushqimin, si një ndër dy aspektet më të rëndësishme të jetës trupore të njeriut. Në fakt, qëllimi i angazhimit gjithëpërfshirës politik, ekonomik, shkencor dhe çfarëdo lloji tjetër, i kuptuar sipas mënyrës së sotme bashkëkohore të të jetuarit, është në funksion të të dy sferave të përmendura në jetë. Profesioni e teologëve nuk është që të flasin për rëndësinë shëndetësore të agjërimit. Ajo le t’u mbetet të tjerëve. Është një qëllim shumë më i rëndësishëm se ky. Vetëm se këtë duhet ta elaborojnë pak më shumë.
Nëse qëllimi më i rëndësishëm i agjërimit do të ishte që të jemi të shëndetshëm, e jo që vazhdimisht të përkujtohemi për veten dhe Zotin, atëherë agjërimi do të ishte urdhërues në periudhën kur dita është më e gjatë, atëherë kur më së gjati agjërohet, sepse në atë rast do të ishim edhe më të shëndetshëm. Nuk është ashtu e thjeshtë. Agjërimi ndryshon me ndryshimin e zgjatjes së ditës dhe të natës, e kjo do të thotë asnjëherë, në asnjë periudhë, nuk guxon të na braktis vetëdija për Zotin. Prej këtu, të agjërosh, do të thotë të jesh thellësisht i vetëdijshëm për Zotin. Kjo vetëdije nuk guxon të zëvendësohet me asgjë. Prandaj, në ajetin e cituar fjalët e fundit janë: „të jeni të devotshëm (vazhdimisht të vetëdijshëm për Zotin)“.



Hasan Xhilo
Hena e Re

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.