Njihe personalitetin tënd përmes këtij tregimi

Ishte një njeri i cili merrej me peshkim, e si zakon e kishte që të peshkon natën.

Një mëngjes, në kohën e agimit u ul në bregdet, dhe afër tij gjeti një qese të mbushur me gurë. E afroi dorën dhe e mori një gurë nga qesja dhe e hodhi në det. E mahniti zëri që e lëshoi guri kur ra në ujin e detit. Prapë e mori edhe një gur dhe e hodhi në ujin e detit. Zërat që i jepnin gurët disi e gëzonin peshkatarin! Drita e diellit filloi të paraqitet, dhe me të të duket edhe qesja, e peshkatari ta sheh se i ka hedhur të gjithë gurët, përveçse një!
Kur lindi dielli, qesja filloi të duket edhe më mirë, dhe kur peshkatari e shikoi mirë gurin e pa se ai ishte diamant, dhe e zbuloi se gjithë ato gurë që i kishte hedhur në fakt kishin qenë diamante, e jo gurë!
Filloi në vete të thotë me keqardhje: Sa budalla që jam!! I hedhja diamantet duke menduar se janë gurë vetëm se që të ndjej kënaqësi nga zëri i tyre. Pasha Allahun, po t’ua dija vlerën nuk do t’i hidhja në det, asnjëherë! U nis për në shtëpi dhe në fytyrën e tij shihej qartë keqardhja e tij.



Njihe personalitetin tënd nëpërmjet këtij tregimi!!

Peshkatari: Je ti.
Qesja me diamante: Është jeta jote.
Zëri i ujit: Është epshi yt dhe ëndjet e tua.
Errësira e natës: Është shkujdesja jote ndaj Allahut dhe harresa e Tij.
Pra, ti (peshkatari), e humb dhe e neglizhon dhe e hedh poshtë jetën tënde (qesen me diamante), dhe veten e çon në shkatërrim dhe pikëllim, në dynja dhe ahiret, vetëm se për të kënaqur me dynjanë (zërin e ujit), në momente shkujdesjeje (errësira e natës) nga Zoti yt, i Cili, të furnizon dhe nga ti nuk gjen falënderim, as në fjalë e as në vepra! Nga tani zgjohu dhe afroju Zotit tënd para se të perëndon dielli dhe të kalon koha!!



Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.