Lufta e Bedrit moment historik për muslimanët

Beteja e Bedrit shënon ngjarjen me rëndësi të veçantë jo vetëm për historikun e islamit dhe të muslimanëve, por edhe për porositë dhe mesazhet që duhet përfituar nga kjo ngjarje.

Kjo betejë e zhvilluar mes muslimanëve të udhëhequr personalisht nga Pejgamberin a.s. në njërën anë dhe idhujtarëve të Mekës në anën tjetër u zhvillua në një fshat mes Mekes dhe Medinës të quajtur Bedr dhe atë pikërisht në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit ramazan në vitin e dytë sipas Hixhretit. Pra, është beteja mes kufrit (pabesimit) dhe Imanit (besimit), betejë mes të vërtetës dhe të pa vërtetës.
Shkaqet e kësaj beteje
Pejgamberit a.s. në momentin kur largohet nga Meka, në një moment ndalet mbi një kodrinë, lëshon shikim nga Meka dhe thotë: “Meka ime e dashur, sikur të mos më kishin nxjerrë me dhunë, asnjëherë nuk do të dalë nga ti”.

Në mëngjes të ditës së premte pikërisht ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të ramazanit filluan përleshjet mes myslimanëve dhe pa besimtarëve Kurejsh. Për një kohë relativisht të shkurtër myslimanët korrën fitoren dhe ngadhënjyen mbi pa besimtarët. Në këtë betejë All-llahu xh.sh. për asistencë dërgoi ushtri nga qielli, pra dërgoi melaike (engjëj) të cilët luftuan në anën e myslimanëve. Kurejshët pas vete lanë shtatëdhjetë të vrarë, po aq të robëruar, kurse në anën e myslimanëve ranë dëshmor katërmbëdhjetë Sahabi.
Pejgamberi a.s. pasi hodhi kufomat e të vrarëve nga Kurejshët në një gropë, u ndal në buzë të gropës dhe me zë iu drejtua kufomave të të vdekurve duke i thirrur me emër dhe u thoshte: “O filan i biri i filanit! A do të ishit të kënaqur sikur të kishit respektuar All-llahun dhe të dërguarin e tij..! Omer b. Hatabi r.a. kur pa Pejgamberin a.s. duke i thirrur kurejshët të vdekur e të hedhur në gropë i tha: O i Dërguari i All-llahut a po u flet, trupave pa shpirt ?! Pasha (betohem në) atë i cili shpirti i Muhamedit është në duart e tij, ju nuk dëgjoni më mirë se ata, tha i Dërguari i Allahut xh.sh..
Pas përfundimit të betejës, Pejgamberi a.s. në lidhje me çështjen e robërve konsultoi shokët e tij, kërkoi mendimin e tyre, se si të veproj me robërit. Ebu Bekri ishte i mendimit, që për lirimin e tyre Pejgamberi tu marr pagesë, kurse Omeri ishte i mendimit që të gjithë ata të ekzekutohen. Pejgamberi a.s. veproi sipas mendimit të Ebu Bekrit r.a.
Dispozitat që detyrimisht duhet mësuar nga beteja e Bedrit

1. Dispozita mbi pasurinë e armikut
2. All-llahu xh.sh. me dëshirën e Tij vendos
3. Shura dhe dispozita e tij për Imamin (udhëheqësin)

-Për të mësuar gjendjen, lëvizjet dhe qëllimet e armikut, i lejohet Imamit të Myslimanëve të përdor informator dhe mënyra tjera, mes së cilëve kupton gjendjen, forcën dhe qëllimet e armikut, sepse kështu Pejgamberi a.s. kishte mësuar për gjendjen e pa besimtarëve Kurejsh.
-Të gjitha sjelljet dhe gjithë veprimtaria e Pejgamberit a.s. nuk konsiderohet legjislacion, këtë e vërteton rasti, kur Habbab b. Mundhir e pyeti për pozicionin në të cilin Pejgamberi a.s. kishte vendosur ushtrinë Myslimane, në këtë rast Pejgamberi a.s. i tregoi se vendimi i tillë nuk është vendimi i All-llahut xh.sh. por mendimi dhe strategjia e tij për të udhëhequr betejën. Në shumë raste Pejgamberi a.s. është sjellë, ka menduar dhe vepruar, në cilësi të personit të rëndomtë si të gjithë njerëzit e tjerë. Myslimanët nuk e kanë obligim të ndjekin në rastet e tilla, sepse ato burojnë nga Pejgamberi a.s. në cilësi të njeriut të rëndomtë, apo në cilësi të burrë shtetit (Imamit).
-Në këtë betejë, si dhe në çdo vend dhe kohë tjetër, Pejgamberi a.s. na mëson praktikisht për rendësin dhe vlerën e lutjes (duasë) dhe nënshtrimit para All-llahut xh.sh..., në lidhje me këtë All-llahu xh.sh në Kur’anin Fisnik thotë: “Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj: Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit” El-Enfal 9.
-Në këtë betejë All-ahu xh.sh zbriti engjëjt e Tij, të cilët luftuan në anën e myslimanëve. Mrekulli e rrallë, mes së cilës All-llahu ndihmoi përkrahu dhe ndihmoi robërit e Tij. Pejgamberi a.s. derisa ishte në tënd, rrahu mes duarve të Tij dhe tha: “ O Ebu Bekër gëzohu për lajmin e mirë! Të erdhi ndihma, ja ky është Xhibrili, i kapur për frenat e tij, drejton atë drejt pluhurit(betejesë)”.
-Jeta e berzehut është realitet i pamohueshëm për të vdekurit në varrin e tyre, shpirtrat e tyre sillen dhe qëndrojnë aty afër, pran trupave të tyre dhe kështu ata ndjejnë dhe përjetojnë kënaqësinë ose dhembjet e varrit. Këtë e vërteton rasti kur Pejgamberi a.s. qëndroi në buzë të gropës në të cilën ishin të hedhur të vdekurit e pa besimtarëve dhe me zë i thirri emër për emër, kurse Omeri pyeti të Dërguarin dhe i tha: a po u flet trupave të pa shpirt, “jo, jo këto dëgjojnë më mirë se ju, por ju nuk mundeni të dëgjoni përgjigjen e tyre”, ja ktheu Pejgamberi a.s. Nga kjo kuptohet se për të vdekurit ekziston një jetë e veçantë, por ne nuk kemi njohuri për detajet dhe mënyrën e saj.

4. Ixhtihadi i Pejgamberit a.s.

-Pejgamberi a.s. për çështjet mbi të cilat nuk ka pasur tekst Kur’anor ka bërë Ixhtihad. Për ixhtihadin e Pejgamberit a.s. e vërtetojnë shumë raste gjatë jetës së tij, ndër to edhe rasti në lidhje me çështjen e robërve të betejës së Bedrit.
5. Edukimi i All-llahut xh.sh. në kohë të përshtatshme

Në lidhje me këtë All-llahu xh.sh. thotë: “ Të pyesin ty ( O Muhamed) për plaçkën e luftës. Thuaj: Plaçka e luftës i përket All-llahut dhe të Dërguarit. Prandaj, frikësojuni All-llahut, rregulloni marrëdhëniet midis jush dhe bindjuni All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtet ”. El Enfal 1

6. Vlera e diturisë

Në këtë betejë bëhet e qartë se sa vlerë ka dituria në fenë Islame. Kjo vlerë bëhet e qartë, kur Pejgamberi a.s. për robërit e varfër të cilët dinin shkrim lexim, për lirimin e tyre kushtëzoi që secili nga ata t’i mësoj nga dhjetë fëmijë të Myslimanëve shkrim leximin. Ndërsa të pasurit i shpagoi në kundërvlerë mes një mijë dhe katër mijë dirhem, secilin sipas pasurisë që posedonte.
O ju musliman, kapuni për fenë e juaj që ta fitoni armikun e juaj, bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë. Bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni.
AMIN,AMIN,AMIN...velhamdulil-lahi rab-bil-alemin.



Autori është kryeimam në KBI Gjakovë

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.