Kosovës i shtohet një Doktor Shkence në fushën e Tefsirit

Kosovës së fundmi i është shtuar edhe një doktor shkence. Edhe pse vend i vogël dhe me mundësi të limituara, prapë sukseset individuale nuk kanë të ndalur. Shtimi i numrit te të diplomuarve me titujt më të lartë shkencorë dhe në universitetet më eminente botërorë, shton edhe shpresën se një ditë këta të diplomuar do të kenë mundësinë që të vënë në shërbim të Fesë dhe Atdheut, dijen dhe përvojën e tyre.

Së fundmi, në Universitetin Botërorë të Shkencave Islame në Amman të Jordanisë, Dr. Rijad H. Imeri arriti që me sukses të mbrojë titullin e Doktor i Shkencave në fushën e Tefsirit (Komentimit të Kuranit).

Por, kush është Rijad H. Imeri…?

Rijad Imeri i lindur më 25.05.1985, rrjedh nga një familje me tradita fetare dhe kombëtare, shkollën fillore e kreu në fshatin Komogllavë-Ferizaj, ku edhe njëherit vazhdonte ndjekjen e rregullt të mësim-besimit në Xhaminë e këtij fshati. Pastaj vazhdoi studimet e mesme në Medresenë Alauddin në Prishtinë gjerë në vitin 2003, ku edhe e përfundoi me sukses atë.
Pas përfundimit të Medresesë dhe sukseseve të treguara, vendosi të marr rrugën për në Jordani, ku e mësoi gjuhën arabe e pastaj vazhdoi me studimet teologjike në Universitetin e Jordanisë, në fakultetin e sheriatit, dega Fondamentet e Fesë. Magjistraturën e vazhdoi në Universitetin Botërorë të Shkencave Islame, në shkencën e Tefsirit në Aman të Jordanisë, duke diplomuar me tezën “Problematika e ngjashmërisë së Kur’anit me Biblën tek orientalistët”.
Rrugën e diturisë e vazhdoi po në të njëjtin universitet dhe me datën 21.05.2019 e mbrojti me sukses tezën e doktoratës në shkencën e Tefsirit me titullin ” Nxjerrja e ligjeve praktike nga tregimet kur’anore”.
Dr. Rijad Imeri është i martuar dhe ka dy fëmijë Nisrinën dhe Adilin, është mësimdhënës në shkollat austriake në lëndën e Edukatës Islame, ka shërbyer si ligjërues dhe imam në kryeqytetin austriak, po ashtu ka mbajtur ligjërata dhe tribuna të ndryshme qoftë në Kosovë apo në Austri. Është aktiv në përkthime dhe shkrime autoriale me tematika të ndryshme fetare dhe shoqërore.
Dr. Rijad Imerit, i dëshirojmë suksese të mëtejme në fushën akademike dhe shkencore duke mbetur me shpresë se nga ai, dhe të tjerët që tashmë kanë marrë tituj të lartë shkencorë, të shohim kontributë të çmuar që do jetë në të mirën e vendit.



Përgatiti: Mr. Artan Musliu

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.