Pas 250 vjetëve në Suboticë thirret ezani për namaz nga minarja e Xhamisë

Me vendim të Këshillit të Bashkësisë Islame të Suboticës, dje, në xhaminë “El-Muhajir”, në Suboticë është thirr ezani i parë gjatë namazit të ikindisë, shkruan snews, transmeton Lugina-Lajm.

Kjo xhami në qytetin më verior të Serbisë u ndërtua në vitin 2008. Në esencë, kjo është xhamia e parë në rrugën Sofje-Budapest, pas më shumë se 250 vjetësh.

Xhamia e quajtur El-Muhajir (muhaxhir/refugjatë) ndodhet pranë tregut në rrugën Karagjorgjevo, dhe përbëhet prej minares 16 metra të lartë dhe tetë kupolave të vogla.

"Allahu i dhasht hajr, atij që do ta bëjë këtë në të ardhmen". Ezan do të thirret një herë në javë, gjatë namazit të xhumasë. Allahu i shpërbleftë të gjithë donatorët që morën pjesë në realizimin e këtij projekti të blerjes së pajisjeve elektronike, zërimit etj.", thuhet nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Suboticës.



Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.