Agjëruesit - njerëz me kulturë të lartë civilizuese

Allahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El – Bekare, 183)

E keni parë bimën e gjelbër, e cila me gjelbërimin e saj konkuron me kaltërsinë e qiellit? Ajo do të ngulfatet dhe venitet nëse mbetet në pyll e rrethuar me barë parazit. Kështu ndodh edhe me ibadetin! Ai është një relaks shpirtëror i cili rifreskon zemrën, duke e ngritur besimtarin në sferat e larta shpirtërore.

Andaj, me ardhjen e muajit të bekuar Ramazan, duhet përgatitur shpirtërat tanë për pritjen më të bukur. Sepse, kur vie ky mysafir i dashur, fillimin e ka mëshirë, mesin – falje dhe fundin shpëtim nga zjarri.

Oferta është e pasur, andaj vlen për të garuar. Myslimani është i thirrur që të agjërojë me krenari, përkushtim, ngase duke iu përgjigjur thirrjes së Allahut të madhërishëm ai tregon një kulturë të lartë civilizuese, nga e kryen këtë obligim pa u hamendur.

U gëzohem njerëzve që mbajnë distancë në mes mendjes dhe stomakut të tyre, dhe ecin në mesin e njerëzve të drejtë dhe krenarë.


PËRGATITJA PËR AGJËRIM


Është mëshirë e madhe nga Allahu i madhërishëm i Cili duke na obliguar agjërimin, na ndihmon të agjërojmë:

Ai na thërret me emrin e Tij.
Pastaj agjërimi zgjat në ditë të caktuara.
Allahu i madhërishëm i prangon shejtanët. Andaj edhe ne t’i prangojmë në brendinë tonë, shejtanët e zilisë, zemërimit dhe kryelartësisë.
Përgatitja duhet të fillojë para muajit shabanit.
Kur’ani u shpall në ramazan:
“Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra)... ” (El – Bekare, 185)

Nga falënderimi për këtë begati madhështore ne agjërojmë, në mënyrë që agjërimi të jetë rrugë kah arritja e devotshmërisë. Me devotshmëri myslimani arrin kulturë të lartë civilizuese shpirtërore. Vërtetë, zemra e besimtarit të devotshëm (mutteki) është e pasqyrë e lustruar. Shejtani nuk mund t’i afrohet në asnjë anë, e që ata mos ta shohin! Në të njëjtën kohë, mëkatarët kanë zemra të errësuara, shejtanët i sulmojnë, dhe ata nuk i vërejnë fare.

D.m.th. agjëruesit e devotshëm janë të udhëzuar me dritën e Kur’anit. Ata janë të shpëtuar. Ata kanë pasur dobi nga udhëzimi kuranor. Ata nuk janë si të tjerët, ngase janë civilizuar!

Përse?

Ngase besimtari i devotshëm beson në Kur’an, por edhe në gajb (të padukshmen).

D.m.th. ai nuk ndalet në botën e shqisave, në atë që kjo botë përfundon në kufijtë vizual të tij. Kështu ndodh te kafshët. Kështu ndodh te materialistët! Mirëpo, të devotshmit e kalojnë rrugën e shqisave dhe të imagjinatës duke hapëruar kah gajbi në të cilin besojnë. Me këtë besim të sinqertë i paraprijnë varganit njerëzor. Nga bota materiale ne kemi njohur 3% të gjërave, dhe mbetet 97% që nuk e kemi njohur. E çfarë është atëherë me gajbin? Muttekitë janë zemërgjerë dhe largpamës dhe mu për këtë bindja e tyre është e thellë ngase besojnë në të padukshmen.

Disa njerëz nuk besojnë në gajb, gjegjësisht në atë që nuk shohin me sytë e tyre. Për këtë ata gjykimin e njerëzve e sjellin vetëm në bazë të asaj që shohin! Thellësitë e qenies njerëzore janë si deti përplot fshehtësi.

Por mendja është e verbër edhe pse sytë shohin! Dallimi është i madh në mes shikimit të materialistit dhe shikimit të muttekisë.

Ja një shembull nga Kur’ani fisnik:

“ Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: “Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!”

E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: “Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve!”

Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë, e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.” (El – Kasas, 79 – 81)

Të devotshmit janë ngjadhnjimtar të vërtetë!

Allahu i madhërishëm thotë:
“. . . të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Ez – Zumer, 10)

Si dhe verseti:
“E secilit sipas veprave që bën i takon shkalla, e shpërblimit për veprat e tyre do t’u plotësohet e nuk u bëhet padrejtë.” (El – Ahkaf, 19)

Andaj, agjëruesit që kanë arritur shkallën e devotshmërisë janë përparimtarë!

Përparimtarë me ibadetin e tyre. Ndërsa materialistët janë të prapambetur me mëkate dhe idhujtari. Ky realitet ëhtë dëshmitar i prapambeturisë së tyre. Ata janë përparimtarë, por prapa!

Andaj, të përpiqemi që agjërimi jonë të jetë kualitativ, dhe udhërrëfyes kah devotshmëria, kultura dhe civilizimi shpirtëror!

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.