Dr.Fahrush Rexhepi dhe mr.Besim Mehmeti marrin pjesë në konferenca islame globale në Mekë

Nën patronatin e mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Saud, në Mekë filloi punimet konferenca islame globale me temën “Vlerat e mesatares ne Kuran dhe Sunet”, nën organizimin e Ligës Botërore Islame -RABITA

Hapja e konferencës filloi me lexim të një pjese të Kuranit nga djaloshi algjerian Muhamed Remal 13-veçar hafëz i Kuranit

Fjalën hyrëse e mbajti Myftiu i Libanit dr.Abdulatif Fajez Derjan, cili theksoi rëndësinë e kësaj konference globale, theksoi se bota islame sot po ballafaqohet me akuza te padrejta rreth ekstremizmit dhe radikalizmit.
Në emër të Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfitut Naim ef. Tërnava dhe të BIRK-ut në këtë konferencë po marrin pjesë dekani i FSI-së dr. Fahrush Rexhepi dhe shefi i kabinetit të Myftiut mr. Besim Mehmeti.
Ky takim global synon afrimin dhe bashkëpunimin mes myslimanëve anekënd botës.
Kjo gjendje na obligon që të vazhdojmë ne rrugën tonë për përhapjen e Islamit mesatar duke synuar hapa për unitet me sinqeritet.
Në fjalën e tij, sekretari gjerenal i OBI-së dr.Jusuf Al Uthejmin shpalosi aktivetetet dhe aktet e ndërmara në nivel politik dhe global rreth kesaj çeshtjeje duke theksuar themelimin e shumë mekanizmave dhe instiutcioneve në nivel global të cilat ndihmojnë këtë çështje.
Në hapjen e konferencës foli edhe sekretari gjeneral dr. Muhamed Abdul Kerim Al Isa, ai falënderoi të gjithë pjesëmarresit të cilët iu përgjigjen ftesës se RABITAS dhe theksoi se ky tubim global është i një rëndesie të veçantë ngase po mbahet në këto ditë të bekuara në këtë vend të bekuar. Duke theksuar se RABITA është përkushtuar në përhapjen e Islamit mesatar. Ai theksoi se pas hulumtimeve është konstatuar se mbi 800 mesazhe te ekstremizmit dhe radikalizmit shpërndahen çdo ditë përmes rrjeteve sociale dhe medieve të ndryshme.
Andaj duhet edhe më shumë të angazhohemi në luftimin e këtij fenomeni. Ai shpalosi aktivitetet e kësaj organizate globale të ndërmarra kundër këtij fenomeni.
Ai gjithashtu theksoi se gjatë kësaj konference do te shpaloset “Deklarata e Mekës” si rezultat i kësaj konference.
ne hapje foli edhe Myftiu i Arabisë Saudite sheikh Abdul Aziz Al-Sheikh, cili theksoi rëndësinë e kësaj konference duke u përqendruar në citatet kuranore dhe thëniet profetike që thërasin për mesataren dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
Myftiu saudit bëri thirrje të hulumtohen dhe të luftohen të gjitha shkaqet që nxisin këtë fenomen.
Në emër të mbretit të Arabisë Saudite foli këshilltari special dhe emiri i Mekës, Halid Al Fejsal. Duke i përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit dhe duke u dëshiruar mirëseardhje në këtë konferencë të rëndësishme, ai përcolli edhe përshëndetjet e mbretit Selman bin Abdulaziz Al Saud.
Duke theksuar se Arabia Saudite është e përkushtuar për mesataren dhe për shpërndarjen e mesazheve paqesore anekënd botës.
Gjatë ceremonisë hapëse folën edhe Myftiu i Egjiptit dr. Shevki Alam, kryetari i Këshillit të Emirateve për Fetva Abdulla bin Bejah si dhe kryetari i Çeçenisë Ramadan Kadirof.
Konferenca do të zgjasë tri ditë, pritet të debatohet dhe të diskutohet nga panelistët tematika e konferencës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim