Në Gjakovë festohet Fiter Bajrami

Në mëngjesin e sotëm, kudo, në xhamitë e qytetit të Gjakovës u mblodhën besimtarë të shumtë për të marr pjesë në të dyja lutjet e mëngjesit.

Manifestimi qendror i faljes së namazit të Fiter Bajramit u mbajt në xhaminë e Hadum Agës dhe filloi me faljen e namazit të sabahut të cilin e udhëhoqi imami i xhamisë së Hadumit, hafiz Safet ef.Hoxha, i cili më pas e mbajti edhe ligjeratën bashkë me Kryeimamin e KBIG-së, Visar ef.Koshi.
Hafiz Safet ef.Hoxha e udhëhoqi edhe namazin e Fitër Bajramit, ndërsa hytben e Bajramit e mbajti Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Ahmet ef.Hoxha, i cili iu drejtua besimtarëve me mesazhin për këtë festë.
Edhe këtë vit, në ceremoninë e faljes së namazit të Fiter Bajramit morën pjesë një numër i madh i xhematlinjve, të cilët u detyruar të falen edhe në hajatin e xhamisë.

Në ditën e kësaj feste Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës e vizituan Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, përfaqësues të partive politike, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera.
Ata u pritën nga Kryetari i KBI në Gjakovë Ahmet ef.Hoxha, imamët dhe stafi i KBI Gjakovë.
























Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram