Vlera e kërkimit të diturisë dhe vlera e dijetarëve

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Elementet bazë të nxënësit të dijes

1. Sinqeriteti
2. Puna me diturinë dhe largimi nga mëkatet
3. Thjeshtësia
4. Respektimi i dijetarëve dhe i tubimeve të diturisë
5. Durimi në kërkimin e diturisë
6. Konkurimi (garimi) në kërkimin e diturisë
7. Vërtetësia dhe besnikëria
8. Përhapja e diturisë dhe mësimdhënia e saj.
9. Përmbajtja e vetes nga lakmia e kësaj jete.
10. Kujdesja për kohën dhe shfrytëzimi i saj.
11. Studimi i diturisë nga frika e harresës.
12. Dinjiteti dhe turpi.
13. Shoqëria e mirë.

Vlera e kërkimit të diturisë dhe vlera e dijetarëve.

1. Ajetet kuranore që flasin për vlerën e kërkimit të diturisë dhe vlerën e dijetarëve.

Allahu thotë, duke sqaruar vlerën e dijetarëve dhe pozitën e tyre të lartë: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim”.
Allahu thotë në Kuran: “Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri”.
Argument tjetër që vërteton vlerën e diturisë dhe kërkimin e saj si detyrë, është fjala e Allahut ku urdhëron të Dërguarin e Tij: “Dhe thuaj, Zoti im, më shto diturinë”.
Allahu e ka nderuar diturinë e dijetarët dhe u ka dhuruar mirësi të plota, Ai thotë: “Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, i është dhënë një e mirësi e madhe. Këtë nuk e kupton kush tjetër, përveç të mençurve”.
Muxhahidi thotë: “Fjala “ia dhuron urtësinë”, nënkupton diturinë dhe thellimin në fe (fikhun)”.
Nga faktet që e përforcojnë rëndësinë e diturisë dhe domosdoshmërinë e kërkimit të saj është fjala e Allahut: “Atëherë, dije se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve”.
Pra ka filluar me diturinë para punës, siç ka thënë imam Buhariu.
Allahu thotë: “Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët”.
Dijetarët janë ekspertët e perceptimit të pastër dhe kuptimit të thellë.
Allahu thotë: “Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, të cilat nuk i kupton askush përveç dijetarëve”.

2. Hadithet e ndershme të përcjellura për vlerën e kërkimit të diturisë dhe pozitën e saj.

1. Muavija tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, e bën të ditur në fe”.
2. Ebu Musa Eshariu tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Shembulli i mesazhit që më ka dërguar Allahu me udhëzim dhe dituri, është si shembulli i shiut që bie në një fushë. Në të ishte një pjesë pjellore që e thithi ujin, mbiu barin dhe sanën e shumtë. Gjithashtu kishte gropa ujëmbajtëse, me të cilat Allahu u bën dobi njerëzve, pinë prej saj, ujisin dhe mbjellin tokat me të. Ky shi ra edhe në toka të djerra, që nuk e mbanin ujin, në të cilat nuk mbin bari. Ky është shembulli i atij që mëson fenë e Allahut, i bën dobi ajo, me të cilën më dërgoi Allahu, mësoi dhe ua mësoi të tjerëve, ndërsa shembulli i atij që nuk ngre kokën (për shkak të refuzimit apo injorancës), nuk e pranon udhëzimin e Allahut, me të cilin u dërgova (është si toka djerr)”.
3. Ebu Derda tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush ndjek një rrugë, duke kërkuar diturinë, Allahu do t’ia lehtësojë atij rrugën për në Xhenet. Engjëjt lëshojnë flatrat e tyre për kërkuesin e diturisë, (dhe) këtë e bëjnë nga kënaqësia për shkak të veprimit të tij. Për dijetarin kërkojnë falje çfarë ka në qiell dhe në tokë, madje edhe peshqit në ujë. Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit është si vlera e hënës ndaj planeteve të tjera. Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve. Profetët nuk kanë lënë për trashëgimi (as) ar dhe (as) argjend, por kanë lënë diturinë. Kush kapet pas saj, është kapur tek gjëja e duhur”.
4. Abdullah ibnu Mesudi tregon, se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Allahu ia ndriçoftë fytyrën një njeriu, që dëgjon ndonjë gjë prej nesh dhe e përcjell ashtu sikur e ka dëgjuar. Ndoshta i informuari e kupton më mirë se ai që e ka dëgjuar”.

3. Fjalët e përcjella për vlerën e kërkimit të diturisë nga sahabët dhe selefët.

Aliu thotë: “Dituria është më e vlefshme se pasuria. Dituria të ruan, ndërsa pasurinë duhet ta ruash. Dituria është gjykatës, ndërsa pasuria është e gjykuar. Mbledhësit (magazinuesit) e pasurisë kanë vdekur, ndërsa mledhësit e diturisë mbesin gjithmonë. Sytë e tyre mungojnë, ndërsa personaliteti i tyre rron në zemrat e njerëzve”.
Ibnu Mes’udi, kur shikonte të rinjtë që kërkonin dituri, thoshte: “Mirëserdhën burimet e urtësisë, pishtarët që shporrin errësirën, arnuesit e rrobave (rregulluesit e shoqërisë), ngjallësit e zemrave, qëndruesit e shtëpive (ata që e shfrytëzojnë kohën për të mësuar) dhe misku i çdo fisi”.
Muadh ibnu Xhebeli thotë: “Mësojeni diturinë, pasi ajo është frikë ndaj Allahut, kërkimi i saj është adhurim, studimi i saj është lavdërim ndaj Allahut, ndjekja e saj është xhihad (përpjekje), mësimi i saj dikujt që nuk e di është lëmoshë (sadaka), dhënia e saj familjarëve është afrim tek Allahu. Dituria është shenjë që dallon të lejuarën nga e ndaluara, fanar që ndriçon rrugën e banorëve të Xhenetit. Dituria është shoqëruesi në vetmi, shoku në udhëtim, pëshpëritësi kur je i izoluar, ajo është fakt për lumturinë dhe fatkeqësinë. Ajo është armë ndaj armiqve dhe zbukurim për miqtë. Allahu me dituri lartëson njerëz, të cilët i bën udhëheqës të së mirës dhe prijës që meritojnë të ndiqen, pasi njerëzit kërkojnë mendimet e tyre. Gjithashtu veprat e tyre duhet t’i kesh shembull.Engjëjt kanë dëshirë të qëndrojnë në shoqërinë e tyre dhe me flatrat e tyre i mbulojnë. Për ta kërkon falje çdo gjë e e njomë dhe e thatë, peshqit në det dhe larvat e tij, egërsirat dhe bagëtitë e imëta. Kjo ndodh, sepse dituria është jetë për zemrat e paditura, ndriçues i mendjes nga errësirat. Njeriu me dituri arrin vlerat e të përzgjedhurve dhe gradë të larta në këtë jetë dhe në botën tjetër. Meditimi në të vlerësohet si agjërim, studimi i saj vlerësohet si namazi që falet natën, me të mbahen lidhjet familjare dhe me të njihet e lejuara dhe e ndaluara. Dituria është udhëheqëse e punës, ndërsa puna është vartëse e saj, e cila u dhurohet fatmirëve dhe u ndalohet njerëzve fatkeq”.
Umer ibnu Hatabi thotë: “Njeriu del nga shtëpia e tij i ngarkuar me mëkate sa mali i Tuhames (mal në Arabinë Saudite). Kur dëgjon diturinë frikësohet, kthehet tek Allahu dhe pendohet.
Kur largohet për në shtëpinë e tij, nuk i mbetet asnjë mëkat. Asnjëherë mos i lini mexhliset (tubimet) e dijetarëve”.
Ai gjithashtu thotë: “O njerëz! Mësoni diturinë, Allahu ka mantelin e tij që e do. Kush kërkon diturinë, Allahu e mbulon me mantelin e Tij.
Nëse njeriu bën një mëkat, Allahu e qorton që të mos ia heqë mantelin e Tij, me qëllim që të vdesë i mbuluar me të”.
Ebu Derda thotë: “Të mësoj një problem fikhu, është më e dashur për mua sesa falja gjatë natës”.
Hasan Basriu thotë: “Të mësoj një pjesë të diturisë dhe t’ia mësoj atë një muslimani, është më e dashur për mua se e gjithë dunjaja në shërbim të rrugës së Allahut”.
Imam Shafiu thotë: “Pas mësimit të shkencës së trashëgimisë, nuk ka gjë më të mirë se kërkimi i diturisë”.
Ndërsa vargjet që janë thurur për vlerën e poezisë janë të shumta dhe nuk mund të numërohen.
Rregullat e mirësjelles së kërkuesit të dijes.

Hatib Bagdadi përcjell nga Malik ibn Enes, se Ibnu Sirin ka thënë: “Ata mësonin udhëzimin praktik, ashtu siç mësonin diturinë”.
Maliku përcjell nga Ibnu Shihab, se ky i fundit ka thënë: “Kjo dituri është edukata, me të cilën Allahu edukoi të Dërguarin e Tij, ndërsa i Dërguari i Tij edukoi popullin e tij. Dituria është amanet i Allahut për të Dërguarn e Tij, që ai t`ua mësonte atë njerëzve. Kush dëgjon diturinë, ta parashtrojë si argument mes vetes dhe Allahut”.
Ibrahim ibnu Habib tregon, se i ati i ka thënë: “Biri im! Shoqëroi juristët dhe dijetarët, mëso prej tyre dhe përfito nga morali, sjellja dhe rruga e tyre. Kjo është më e dashur për mua, sesa të mësosh vetëm hadithin”.
Ibnu Mubarek thotë: “Muhal’led ibnu Husejn më tha: “Ne jemi më shumë nevojtarë për moralin e mirë, sesa mësimin e tepërt të hadithit”.
Zekerija Anberi thotë: “Dituria pa moral është si zjarri pa dru, ndërsa morali pa dituri si shpirti pa trup”.
Malik ibn Enes tregon, se nëna e tij i thoshte: “Shko tek Rabia dhe mëso sjelljen para diturisë”.

1. Sinqeriteti

Allahu thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë“.
Allahu thotë: “Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (ahiretin), Ne do t’ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka pjesë(hise)”.
I Dërguari i Allahut ka sqaruar, se punët e mira nuk pranohen pa nijet dhe sinqeritet. Buhariu dhe Muslimi përcjellin: Umeri tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe begatia e Allahut qoftë mbi të) duke thënë: “Veprat janë sipas qëllimeve (nijeteve, motiveve, synimeve) dhe çdo njeri shpërblehet për atë që ka pasur për qëllim. Kush emigron për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, emigrimi është për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kush emigron për fitim të kësaj jete apo për martesë, emigrimi i tij është për atë që ka pasur për qëllim”.
Ebu Daudi dhe të tjerët përcjellin: Ebu Hurejrah tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Ai që mëson një dituri që (e cila) në vetvete është shkak për kënaqësinë e Allahut, por nuk e mëson vetëm për qëllime të kësaj bote, ditën e Kijametit nuk e nuhat (do ta nuhasë) erën e Xhenetit“.
Aliu (r.a) thotë: “O ju mbartës të dijes! Punoni me të. Dijetar është ai, që punon me dituirën e tij dhe dituria e tij pajtohet me punën që bën. Do të ketë njerëz, që mbartin diturinë, por ajo nuk i kalon qafat e tyre. Dituria e tyre nuk është si puna që kryejnë, e fshehta e tyre nuk është si ajo që bëjnë publikisht. Ata ulen nëpër tubimet e diturisë, duke u lavdëruar me njëri-tjetrin. Një person i tillë zemërohet me atë që është ulur afër tij, nëse ky i fundit frekuenton tubime të tjera. Punët e këtyre nuk ngrihen aspak tek Allahu”.
Sufjani thotë: “Atij që i shtohet dituria dhe njëkohësisht lakmia për dunjanë, Allahu e largon atë”.
Khatib Bagdadiu me vargun e tij nga Ibnu Semaku tregon, se Sufjan Theuriu ka thënë: “Gjëja më e vështirë që kam shëruar, është qëllimi (nijeti), sepse ai është i paqëndrueshëm”.
Bishr ibn Harith po rrëfente një hadith. Më pas përmendi vargun e përcjellësve dhe tha: “I kërkoj falje Allahut! Kur përmendet vargu i përcjellësve, në zemër lind mendjemadhësia”.
Ubejdullah ibnu Ebi Xhaferi thotë: “Nëse dikush flet në një mexhlis (tubim) dhe mahnitet me ato që thotë, duhet të heshtë dhe nëse heshtja e mahnit, duhet të flasë”.
Imam Ibnu Xheuzi tërheq vëmendjen, duke thënë: “Djalli ia mvesh (të vërtetën) këshilluesit, duke thënë: ” Një person si puna jote nuk mund të këshillojë, sepse këshillën e mban ai që është i zgjuar”… Në këtë mënyrë shejtani e shtyn atë drejt përtacisë dhe kështu ai nuk këshillon më.

2. Puna me diturinë dhe largimi nga mëkatet.

Dituria e dobishme është ajo dituri që pasohet nga puna, ndërsa i dituri që nuk vepron me diturinë e tij, do të pyetet për të Ditën e Kijametit.
Allahu thotë në Kuran: “O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni”!
I Lartësuari thotë gjithashtu: “A po i urdhëroni njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni?”
Allahu thotë në Kuran: “Kini frikë Allahun, se Allahu ju dhuron dituri Allahu është i Gjithdijshëm për çdo send“.
Ebu Berzeh Eslemiu tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Ditën e Kijametit, këmba e njeriut nuk lëviz, pa u pyetur për katër gjëra: për jetën se si e ka kaluar, për diturinë se çfarë ka punuar, për pasurinë se ku dhe si e ka shpenzuar dhe për trupin e tij ku e ka konsumuar“.
Muslimi shënon se Usama ibnu Zejd tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Ditën e Kijametit sillet një burrë dhe hidhet në zjarr. I dalin zorrët e barkut dhe me to rrotullohet, ashtu siç rrotullohet mokrra e mullirit. Banorët e zjarrit bashkohen dhe i thonë: “O filan! A nuk ishe ti që urdhëroje për të mirë dhe ndaloje nga e keqja?! Thotë: “Po! Urdhëroja për të mirë, por nuk veproja dhe ndaloja nga e keqja, por e kryeja atë“.
Ebu Derda thotë: “Kam frikë se Ditën e Kijametit të më thuhet:”A mësove apo qëndrove i paditur? Do të them: “Mësova”. Atëherë çdo ajet i Kuranit që është urdhërues dhe ndalues vjen dhe më pyet për obligimin e tij. Ajeti urdhërues më thotë: “A ke urdhëruar”, ndërsa ajeti ndalues më thotë: “A ke ndaluar”. Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga dituria që nuk bën dobi”.
Ai gjithashtu thotë: “Mos u bëj dijetar, përderisa nuk punon me diturinë”.
Khatib Bagdadiu me vargun e tij shënon, se Hasan Basriu ka thënë: “Kur njeriu kërkonte diturinë, ajo pasqyrohej në frikën ndaj Allahut, në veprimet, gjuhën, shikimi dhe në dorën e tij”. Bishr ibn Harith thotë:”Nëse dëshiron të mësosh diturinë, mos bëj mëkat”.
Kasim ibn Abdurrahman tregon, se Abdullahu ka thënë: “Mendoj se kur dikush harron diturinë, shkak për këtë është kryerja e ndonjë mëkati”.
Allahu thotë në Kuran: “Ata i ka nënshtruar djalli dhe është bërë shkak që porositë e Allahut të lihen në harresë“. Allahu thotë në Kuran: “Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, ua mbuluan zemrat e tyre “.
Allahu e ka quajtur diturinë dhe adhurimin jetë. Allahu thotë në Kuran: “O ju që besuat, përgjigjuni Allahut dhe të dërguarit, kur ju ftojnë për atë që ju jetëson (ju ngjall)”.
& Aliu thotë: ‘Dituria thërret për punë. Nëse punon, ajo të përgjigjet, përndryshe ikën”.
Habib ibn Ubej Er’Rrahbi thotë: “Mësojeni dituirë, kuptojeni dhe përfitoni prej saj, por mos e mësoni që të zbukuroheni me të. Kam frikë se do të shikoni, se njerëzit do të zbukurohen me dituri, ashtu siç zbukurohet njeriu me rrobën e tij”.
Fudajl ibn Ijjadi thotë: “I dituri është injorant, përderisa nuk punon me atë që di dhe nëse punon me diturinë, është dijetar”.
Bishr ibn Harith thotë: “Dituria është e mirë për atë që punon me të, por sa e dëmshme është për atë, i cili nuk punon me të!!
Malik ibnu Dinar thotë: “Kur dijetari nuk punon me diturinë, këshilla që bën për të tjerët shkëputet nga zemra, ashtu siç shkëputet pika e ujit nga shkëmbi i lëmuar”.
Diskutimin tonë e mbyllim me këshillin e imam Gazaliut drejtuar kërkuesve të diturisë. Ai thotë: “Sikur të studiosh njëqind vjet dhe të mbledhësh një mijë libra, nuk e je i përgatitur për të fituar mëshirën e Allahut, nëse nuk punon. Allahu thotë: “Njeriut i bën dobi vetem ajo çfarë ka punuar“. Allahu thotë: “E kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë“.
“Dije se dituria që nuk të largon nga mëkatet dhe nuk të afron në bindje ndaj Allahut, nuk të largon dot nesër nga zjarri i Xhehenemit. Nëse nuk punon sot dhe nuk i kompeson ditët e kaluara, nesër, në Ditën e Kijametit do të thuash: “Na kthe o Zot, që të punojmë punë të mirë”.

3. Thjeshtësia

Thjeshtësia është cilësi e dukshme nga cilësitë e besimtarëve në përgjithësi dhe e kërkuesit të dijes në veçanti. Allahu e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij të jetë i thjeshtë, i butë dhe tolerant ndaj tyre. Allahu thotë në Kuran: “E të jesh i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty“.
Allahu ka sqaruar, se mendjemadhësia dhe kryelartësia ndaj robërve të Tij janë cilësi, që Ai i urren. Allahu thotë në Kuran: “Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet“.
Ijad ibn Humar tregon, se i Dërguari i Allahut thotë: “Allahu më ka shpaluur: “Jini të thjeshtë, që të mos u lavdëroni njeri tjetrit dhe që të mos i bëni padrejtësi tjetrit”.
Abdullah ibnu Mes’udi tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk hyn në Xhenet ai, në zemrën e të cilit ka mendjemadhësi sa atomi (thërrmija më e vogël)”.
Ebu Hurejra tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Një burrë po ecte i zbukuruar dhe i krekosur, duke u mahnitur me veten e tij dhe me flokët e krehura. Në moment Allahu e fundos tokën bashkë me të dhe ai zhytet në thellësitë e tokës deri Ditën e Kijametit”.
Umeri thotë: “Mësoni diturinë, ndërsa asaj mësojani dinjitetin dhe butësinë. Jini të thjeshtë ndaj atyre që mësoni, jini të thjeshtë ndaj atyre që ju mësojnë. Mos u bëni dijetarë kryeneçë, mos e zëvendësoni diturinë tuaj me injorancë”.
Muxhahidi thotë: “Diturinë nuk e mëson ai që është shumë i turpshëm (i qullët) dhe ai që është mendjemadh”.
Fudajl ibnu Ijad thotë: “Allahu e do të diturin që është i thjeshtë dhe e urren të diturin mendjemadh. Ai që është i thjeshtë ndaj Allahut, Allahu i dhuron urtësinë”.
Mesruku thotë: “Mjafton për njeriun si dituri frika ndaj Allahut dhe mjafton për njeriun si injorancë mahnitja me atë që di”.
Aliu thotë: “Ai që ka fjalë të buta, e meriton dashurinë”.
“Sëmundja e diturisë ëshë vetëpëlqimi dhe zemërimi
Ndërsa sëmundja e pasurisë është shpërdorimi dhe grabitja”.

4. Respektimi i dijetarëve dhe i tubimeve të diturisë.

Allahu na ka urdhëruar që të respektojmë shenjtëritë e Tij. Allahu thotë në Kuran: “Pra, kështu: Kush madhëron atë që Allahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për tek Zoti i vet“.
Allahu thotë gjithashtu: “E kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave“.
Allahu thotë në Kuran:”O ju që keni besuar, mos ngrini zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju. Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të Allahut, Allahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh“.
Allahu thotë në Kuran: “E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat shumë të madh“.
Ebu Hurejrah tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: Allahu thotë: “Kush më dëmton të devotshmin (uelij), i kam shpallur luftë“.
Khatib Bagdadiu shënon, se Shafiu dhe Ebu Hanifja kanë thënë: “Nëse dijetarët nuk janë evlijatë (të devotshmit, të përkushtuarit) e Allahut, atëherë Allahu nuk ka evlija”.
Ebu Musa Eshariu tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nga madhërimi i Allahut është respektimi i plakut, i mbartësit të Kuranit që nuk është ekstremist dhe lëshues dhe respektimi i mbretit të drejtë“.
Ibnu Abbasi tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk është prej nesh ai, që nuk mëshiron vogëlushin, nuk respekton të madhin, që nuk urdhëron për të mirë dhe nuk ndalon nga e urryera“. Në një përcjellje tjetër qëndron: “Nuk është prej nesh ai, që nuk respekton të madhin, nuk mëshiron të voglin dhe dijetarëve tanë nuk ua di vlerën“.
Prijësi i besimtarëve Ali ibn Ebi Talib thotë: “Ndaj detyra e nxënësit ndaj mësuesit është: nëse të tjerëve u jep vetëm selam, atë ta përshëndesë edhe me përshëndetje të tjera. Të ulet para tij dhe të mos bëjë shenjë me dorë në prezencë të tij. Të mos e lëvizë syrin para tij dhe të mos i thotë: “Mendimi i filan personi është i ndryshëm nga mendimi yt”, gjithashtu asnjëherë të mos e përgojojë atë”.
Ai gjithashtu thotë: “Nga e drejta e mësuesit është, që të mos e pyesësh shumë, mos e komento përgjigjjen e tij, nëse nuk është në gjendje të përgjigjet, mos këmbëngul, kur të ngrihet, mos e kap për rrobe, mos i përhap të fshehtat e tij, mos e përgojo…dijetari është si hurma, duhet të presësh kur të bjerë ndonjë gjë prej saj”.
Ebu Selemeh tregon: “Abdullah ibn Abbas u nis drejt Zejd ibn Thabit, duke i kapur frerët e kafshës mbartëse. Zejdi i tha: “Largohu o djali i xhaxhait të Pejgamberit”! Ibnu Abbasi tha: “Ne kështu veprojmë me dijetarët dhe të moshuarit tanë”.
Hasan ibn Ali i thotë djalit të tij: “Biri im! Kur të ulesh me dijetarët, mundohu të dëgjosh sa më shumë dhe jo të flasësh. Mëso se si të dëgjosh mirë gjithashtu edhe të heshtësh. Askujt mos ia ndërprit të folurën pa mbaruar edhe nëse flet shumë gjatë”.
Imam Shafiu thotë: “E ktheja fletën e librit në prezencë të imam Malikut, në atë mënyrë që të mos e dëgjonte zhurmën e saj”.
Ibnu Sirin thotë:”Kjo dituri është fe, prandaj shikoni nga kush e merrni atë”.
Ibrahimi thotë: “Kur nxënësit vinin për të kërkuar dituri tek ndonjë mësues, shikonin pamjen, namazin dhe gjendjen e tij, më pas merrnin diturinë prej tij”.
Imam Ebu Bekr Axheriu thotë: “Nëse kërkuesi i diturisë do që të marrë pjesë në tubimet e dijetarëve, duhet të ulet me edukatë, i thjeshtë në vetvete, të flasë me zë më të ulët sesa zëri i tyre, t`i pyesë me thjeshtësi, pyetjet më të shumta të jenë rreth diturisë me të cilën adhurohet Allahu. T`iu tregojë se ka nevojë për diturinë e tyre, nëse përfiton prej tyre t`iu thotë: “Kam përfituar shumë nga kjo dituri”. Duhet të kujdeset rreth shkaqeve që ndjellin zemërimin e tyre dhe t`iu kërkojë falje, nëse ndodh diçka e tillë. Nuk duhet të bëjë pyetje, që i vë ata në vështirësi, duhet të jetë i butë në çdo gjë, nuk duhet t`i kundërshtojë, duke treguar se është më i ditur se ata, por shqetësimi i tij të jetë kërkimi dhe përfitimi prej tyre “.

1. Nëse nxënësi dëgjon nga dijetari një hadith apo çështje që e di, nuk duhet që të flasë apo të përgjigjet, por të heshtë dhe të dëgjojë.

Selefët e dinin rëndësinë e këtij problemi. Prej tyre përcillen rrëfime të shumta, nga të cilat po përmendim:
Muadh ibnu Said tregon:”Ishim në tubimin e Ata ibn Ebi Rabbahut, kur një burrë filloi të rrëfente një hadith, ndërsa një tjetër filloi t’ia kundërshtonte hadithin. Atau tha: “I lartësuar qoftë Allahu! Ç’janë këto sjellje kështu? Ç’janë këto fjalë! Unë po e dëgjoja atë që po tregonte hadithin dhe e dija më mirë se ai, por unë po e shfaqja veten se nuk e dija”.
Khalid ibn Safuan thotë: “Nëse shikon një dijetar hadithi, që rrëfen një hadith që e ke dëgjuar, apo rrëfen një ndodhi që e di, mos u bëj pjesëmarrës në rrëfimin e saj, në mënyrë që të mos vihet në pah, se ti e dije, pasi kjo është mendjelehtësi dhe sjellje e keqe”.

2. Ndalimi nga debatimet e shumta në dituri.

Debatimi në dituri shumë herë bëhet shkak për grindje, polemika, zemërime dhe I Dërguari i Allahut e ka ndaluar debatimin, nëse nuk është në çështjet e pëlqyera.
Ai thotë: “Devijimi i një populli të udhëzuar fillon kur ata debatojnë mes tyre“.

Disa nga selefët kanë thënë: “Kur Allahu ia do të mirën dikujt, i hap portën e punës dhe i mbyll derën e debatimit. Kur Allahu ia do të keqen dikujt, ia mbyll portën e punës dhe i hap portën e debatimit“.

Maliku thotë: “Debatimi në dituri e shtërngon zemrën dhe bëhet shkak për ofendim”.
Hasan Basriu dëgjoi disa njerëz duke debatuar dhe tha: “Këta njerëz janë mërzitur nga adhurimi. Fjala e tyre nuk ka peshë dhe devotshmëria u është pakësuar, prandaj debatojnë”.
Në lidhje me këtë imam Shafiu thotë: “Me çdo person që kam folur (debatuar) kam dashur që ai të arrijë qëllimin, çështja e tij të jetë e drejtë, të jetë i ndihmuar dhe mbrojtja e përkujdesja e Allahut të jetë mbi të. Kur kam debatuar, nuk e kam vrarë kurrë mendjen, nëse Allahu e ka sqaruar të vërtetën me gojën time apo me gojën e tjetrit”.
Ibnu Xheuzi paralajmëron nga zbukurimet, që Iblisi u bën dijetarëve dhe nxënësve me anë të debatimit. Ai thotë: “Ndonjërit prej tyre i vërtetohet çështja në gojën e kundërshtarit, por me kokëfortësi nuk tërhiqet, gjoksi i tij shtrëngohet, sepse ishte kundërshtari që e gjeti të vërtetën, ndoshta përpiqet ta kundërshtojë edhe pse e di se ajo është e vërteta. Kjo është poshtërsia më e madhe, pasi debatimi është vendosur për zbulimin e të vërtetës.
Imam Shafiu thotë:”Kur debatoj me ndonjërin dhe ai refuzon argumentin, është person pa vlera. Ndërsa nëse e pranon argumenti, e konsideroj si personalitet”.

3. Ndalimi nga pyetjet dinake.[1]

Imam Gazaliu thotë: “Kush bën pyetje, duke pasur mëri dhe urrejtje, sado që t`i përgjigjesh me përgjigjen më të mirë, më të pastër dhe më të sqaruar, aq më shumë i shton atij urretje, armiqësi dhe mëri. Më e udhës është, që të mos i kthesh përgjigje fare, t`i kthesh krahët dhe ta lesh të vuajë me sëmundjen e tij.
Allahu thotë: “Andaj, ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kuranit dhe që nuk do tjetër vetëm se jetën e Dunjasë!”
Imam Neueui thotë: “Ai që bën pyetje të përshtjelluara dhe sfiduese, nuk meriton përgjigje”.

4. Nalimi i shpifjes (fyerjes) ndaj dijetarëve.

Është për të ardhur keq, kur debatimi për çështjet mospajtuese të kthehet në inat vetjak dhe ngadhënjim ndaj “kundërshtarit”, shoqëruar me sjellje të keqe, rënia në fyerjen e nderit të muslimanëve sidomos dijetarëve, duke hulumtuar në gabimet dhe zbulimin e fajeve të tyre.
Kush i jep liri gjuhës ndaj dijetarëve, duke i fyer apo nënçmuar, Allahu do ta sprovojë para vdekjes së tij me vdekjen e zemrës: “Prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit), se ata do t’i zërë ndonjë telash, ose do t’i godasë dënimi i idhët“.

5. Durimi në kërkimin e diturisë.

Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij kanë urdhëruar për durim në shumë vende.
Allahu thotë në Kuran: “Dhe ti ji i durueshëm, se Allahu nuk ua humb shpërblimin bamirësve“. Allahu i ka lavdëruar durimtarët e sinqertë, të cilët durojnë për kënaqësi të Allahut, i Cili thotë në Kuran: “Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam, ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundimin më të mirë“. Durimi gjatë bindjes së Allahut (gjatë kryerjes së adhurimve) është nga manifestimet më të dukshme, për të cilat Allahu na ka urdhëruar, Ai thotë: “Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i durueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)?!” Jahja ibnu Kethir ka thënë: “Nuk mësohet me trup të shlodhur”, ndërsa në një përcjellje tjetër thuhet: “Është e pamundur të mësohet, pa lodhur trupin”. Ibnu Abdul’Berri shënon, se Xhabir ibn Abdullahu merr vesh, se një hadith që nuk e dinte, ishte tek Abdullah ibn Unjes Ensariu. Atëherë u nis për tek ai, duke udhëtuar një muaj për në Sham, vetëm për të dëgjuar hadithin e të Dërguarit të Allahut nga ai.
Përcillet se Ibnu Abbasi ka thënë: “Informoheshim se një hadith është tek njëri prej shokëve të Pejgamberit. Po të doja, mund të dërgoja dikë që të vinte dhe ai do të vinte e do të më rrëfente hadithin, por unë shkoja tek ai, qëndroja para derës së tij, derisa dilte dhe më pas më rrëfente hadithin”.
Malik ibn Enes përcjell nga Jahja ibn Said, se Saidi ka thënë: “Unë udhëtoja netë dhe ditë të tëra, duke kërkuar një hadith”.
Shabiu thotë: “Nëse dikush udhëton nga cepi i Shamit në cep të Jemenit për të dëgjuar një urtësi, nuk do të thoja se udhëtimi i ka vajtur kot”.
Khatib Bagdadiu shënon se Xhunejdi ka thënë: “Ai që kërkon diçka me seriozitet dhe sinqeritet e arrin, nëse nuk e arrin të tërën, arrin një pjesë të saj”.
Fadl ibn Said ibn Eslem thotë: “Njëri vendosi të kërkonte dituri por nuk mundi, kështu vendosi që të braktisë kërkimin e saj. Ai kaloi pranë një burimi që binte nga maja e malit mbi një shkëmb dhe pa se uji kishte lënë gjurmët e tij mbi shkëmb, duke e gërryer. Ai tha: “Uji edhe pse i butë e ka gërryer shkëmbin që është i fortë. Për Zotin unë do ta kërkoj diturinë”. Ai e kërkoi dhe e arriti atë”.
Nga faktorët që e shtyjnë kërkuesin e diturisë të durojë, është kënaqësia që ndjen nxënësi në kërkimin e saj. Imam Mauradiu thotë: “Ditura është kompensimi i çdo kënaqësie, zëvendësues i çdo epshi…kush veçohet me diturinë, nuk e ndjen vetminë, kush shoqërohet me libra, nuk e ndjen mungesën…nuk ka shok si dituria dhe nuk ka mik si butësia“.
Në një hadith fisnik, Enesi tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Dy kategori nuk ngopen asnjëherë; kërkuesi i diturisë dhe kërkuesi i pasurisë“.

6. Konkurrenca (garimi) në kërkimin e diturisë.

I Dërguari i Allahut e ka vlerësuar pangopshmërinë në dituri dhe dëshirën për të si nevoja të besimit dhe cilësi të besimtarëve, madje ka lajmëruar, se kjo është rruga e besimtarit, derisa ai të hyjë në Xhenet”.
Imam Ahmedi thotë: “Diturinë e kërkoj deri në çastin kur vdes”.
Hasan Basriu u pyet: ” A është llogjike që një njeri tetëdhjetë vjeçar të kërkojë diturinë”? Ai tha: “Po! Nëse është llogjike të jetojë”.
Ibnu Bistamit i thanë: “Sa shumë i jep rëndësi hadithit?! Ai tha: “Vallë a nuk dua të jem unë nga familja e të Dërguarit të Allahut?!”
Nga këshillat që Lukmani, i urti, i ka bërë të birit, është: “Biri im! Shoqëroji dijetarët dhe ndiqi pas. Allahu ringjall zemrat me dritën e urtësisë ashtu siç ringjall tokën e vdekur me shiun e pareshtur”.
Kur Muadh ibn Xhebelit iu afrua vdekja, ai tha: “Mirësevjen ti o vdekje! Mirë se erdhe o mik, por ke ardhur në kohë skamjeje! O Allah! Ti e di se unë nuk kam dashur të jetoj në këtë jetë për të shijuar gurgullimën e lumenjve, as për të mbjellë pemë, por kam dashur të qëndroj në këtë jetë për shkak të mundimit në një natë të gjatë (namazi i natës) , për etjen në një ditë të nxehtë (agjërimi i ditës) dhe ndjekjen e dijetarëve, duke udhëtuar për tek tubimet e përmendjes së Allahut (tubimet e diturisë)“.
Said ibnu Xhubejr thotë: “Njeriu është dijetar, përderisa vazhdon të mësojë, ndërsa kur të braktisë mësimin me arsyetimin se i mjafton ajo që ka mësuar, është më injoranti”.

Pyetja është çelësi i diturisë.

Shumë herë kërkuesi i diturisë qëndron i paqartë dhe i dalldisur para shumë çështjeve. Në këto raste ai e ka për detyrë, që të pyesë të diturit, por këtë ta bëjë duke u sjellë mirë dhe duke qenë i thjeshtë me ta. Allahu ka thënë: “Ju pyesni dijetarët nëse nuk dini“.
Ibnu Abbasi tregon ndodhinë, kur një burrë kishte çarë kokën në një udhëtim. Ai ishte ngritur n mëngjes dhe kishte qenë xhunub. Shokët e tij i thanë se ai duhet patjetër të lahej dhe se nuk dinin ndonjë lehtësim ëpr të. Kështu ai u la por vdiq nga uji që i hyri në plagë. Kur e informuan të Dërguarin e Allahut, ai tha: “E kanë vrarë, i vraftë Allahu, kur nuk dinë përse nuk pyesin, shërimi i paditurisë është pyetja“.
Aishja thotë: “Allahu i mëshiroftë gratë e Ensarëve! Ato nuk i pengonte turpi që të pyesnin rreth çështjeve të fesë së tyre”.
Abdullah ibn Mesudi thotë: “Shtimi i diturisë është kënaqësi, ndërsa hapi i parë i diturisë është pyetja”.
Ibnu Abbasin e pyetën: “Si e ke fituar diturinë?” Ai tha: “Me gjuhë që pyet dhe mendje që llogjikon”
Ibnu Shihabi thotë: “Dituria është magazina, çelës për to është pyetja”.

Dashuria ndaj librave të diturisë.

Imam Ibnu Xhuezi thotë: “Zelli (vullneti, vendosmëria) tek dijetarët e mëparshëm ka qenë shumë i lartë. Fakt për këtë janë përpilimet voluminoze, që janë ajka e punëve të tyre. Megjithatë shumë prej punimeve të tyre kanë humbur, sepse zelli i nxënësve u dobësua. Këta nxënës filluan të kërkojnë përmbledhjet dhe jo veprat voluminoze…rruga e nxënësit të përsosur është kërkimi i diturisë dhe shfletimi i librave…O Zot! O Zot! Po ju këshilloj të lexoni jetën e selefëve dhe shfletimin e veprave të tyre…unë po ju flas edhe për gjendjen time, nuk ngopem nga shfletimi i librave, kur shikoj një libër që nuk e kam parë ndonjëherë, më duket sikur kam gjetur një thesar”.

Mbetet të sqaroj patjetër diçka:

Disa nxënës mendojnë, se bëhen dijetarë duke lexuar libra, prandaj nuk kanë nevojë të mësojnë tek dijetarët dhe të marrin prej tyre. Por ky është gabim i hatashëm. Shafiu thotë: “Ai që mëson nga librat, humbet dispozitat fetare”.
Dijetarët selefë thonin: “Sprova më e madhe është dijetari i fletës”. Kjo do të thotë: “Ta bëjë librin dijetarin që e mëson dhe të mjaftohet me të”.
Diskutimin tonë e mbyllim me këshillën e imam Shafiut drejtuar nxënësve të tij, ku thotë:
“Vëllai im! Diturinë nuk e arrin pa gjashtë gjëra
Që do t`i tregoj të shkoqitura dhe të sqaruara
Zgjuarsi, zell, përpjekje, thellim
Shoqërimin e mësuesit dhe kohën e gjatë”.

7. Vërtetësia dhe besnikëria.

Allahu thotë: “O ju që besuat, mos e tradhtoni Allahun dhe të dërguarin, e ashtu të tradhtoni amanetet tuaja, derisa e dini sa e keqe është kjo“.
Buhariu shënon, se Aliu tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Mos gënjeni për mua! Kush gënjen për mua, do ta djegë zjarri”, ndërsa në një përcjellje tjetër thuhet: “Le të përgatisë mbështetësen e tij prej zjarri“.
Taberaniu shënon, se Ibnu Abbasi tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Këshillohuni në dituri, mashtrimi i ndonjërit në dituri është më i keq se mashtrimi në pasuri, Allahu do t’ju pyesë për këtë në Ditën e Kijametit “.
Një burrë shkoi tek Kasim ibn Muhammedi Ibn Ebi Bekri dhe e pyeti për diçka, por Kasimi ia ktheu: “Unë nuk e di”. Burri i tha: “Mua më dërguan tek ti dhe unë nuk njoh tjetër përveç teje”. Kasimi i tha: “Mos shiko mjekrrën time të gjatë, as njerëzit e shumtë rreth meje. Unë nuk e di atë që më pyet. Për Allahun! Për mua është më e dashur të më presin gjuhën, sesa të flas atë që nuk e di”.
Sujan ibnu Ujejneh dhe Sahnun ibn Said thonë: “Njerëzit më guximtarë në fetva janë ata që kanë më pak dituri”.
Hejthem ibn Xhemil thotë: “Kam qenë pjesëmarrës kur Malik ibn Enesi është pyetur për 48 çështje dhe për 32 prej tyre ai tha: “Nuk i di”.
Maliku thotë: “Shokët e të Dërguarit të Allahut viheshin në siklet, kur pyeteshin dhe asnjëri prej tyre nuk përgjigjej, derisa merrte mendimin e tjetrit, edhe pse gjykonin drejt dhe ishin të pastër. Atëherë ç’mund të thuash për ne, që i kemi zemrat tona të mbuluara me mëkate?!!
Kur imam Maliku e thoshte këtë për veten e tij, si është halli ynë sot, ku disa prej nesh pretendojnë se kanë arritur diturinë e plotë dhe se i kanë gjetur fundin?!
Ibnu Salahu ka sqaruar, se fetvaja pa dituri shpie në devijim dhe gënjeshtër në çështjet e të lejuarës dhe të ndaluarës. Kjo hyn në thënien e Allahut: “Mos i thuani asaj rrenës së gjuhëve tuaja: “Kjo është hallall e kjo është haram” e të shpifni ndaj Allahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj Allahut, nuk kanë shpëtim. Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të padurueshëm“.

- Kthimi tek e vërteta kur qartësohet se ka gabuar.

Imam Maliku rrëfen: “Ibn Hurmuzi jepte shumë pak fetva dhe ishte shumë i rezervuar. Kishte raste që kur jepte fetva, më vonë e ndryshonte atë”.
Hasan ibn Zijad u pyet për një çështje dhe gaboi në dhënien e përgjigjes, por pyetësi nuk e dinte se dijetari kishte gabuar. Hasani punësoi një tellall, që të thërriste: “O njerëz! Hasan Ibn Zijadi më datë kaq është pyetur nga dikush për iks çështje. Ai që ka marrë këtë fetva të Hasanit, le të kthehet tek ai”. Hasani nuk dha fetva për ditë me rradhë, derisa erdhi pyetësi, të cilit ia bëri të ditur se kishte gabuar dhe se e vërteta ishte ndryshe…”.
Nga këshillat e imam Axhuriut është: “Nëse pyetet për një problem që nuk e di, mos të ketë turp të thotë që nuk e di…nëse jep fetva për një çështje dhe kupton se është gabim, të mos rezervohet që të kthehet, nëse thotë ndonjë fjalë dhe dikush që është më i ditur, apo njësoj apo më pak i ditur, ia refuzon duke i thënë se e

- Ruajtja nga kopjimi në provime dhe punime shkencore.

Është një gjëmë e madhe dhe rrezik i zi, kur dëgjon se disa kërkues të diturisë kopjojnë nëpër provime në shkolla, institute dhe universitete, duke ia përcjellë provimin njëri-tjetrit, apo një copë letër, të cilën e bën shuk dhe në to janë përgjigjet e sakta të provimeve. Me anë të saj ata arrijnë notat e dëshiruara për diplomim. Ata marrin diplomën, vlerësohen si të ditur dhe meritojnë të qëndrojnë në ballë të tubimeve shkencore!!

8. Përhapja e diturisë dhe mësimdhënia e saj.

Nga moralet që janë detyrë për kërkuesin e diturisë, është përhapja e diturisë mes njerëzve. Pra ai nuk duhet ta fshehë atë apo të tregohet koprac me të. Allahu na ka pralajmëruar, që të mos e fshehim diturinë dhe ka kërcënuar me dënim. Ai thotë: “Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe mallkuesit“.
Allahu urdhëron të Dërguarin e Tij që të përhapë shpalljen që i zbret, duke i thënë: “O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revalatën-risalen). Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve)”.
Uthman ibn Affan tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve“.
Hafiz ibn Haxheri thotë: “Nuk ka dyshim, se bashkimi mes mësimit të Kuranit dhe mësimdhënies së tij është plotësim për të dhe për të tjerët. Është bashkim i dobisë për vete dhe dobisë për të tjerët, prandaj shprehet me fjalët “më i miri”.
Sehl ibnu Sadi tregon, se i Dërguari i Allahut i ka thënë Aliut: “Për Zotin! Nëse Allahu udhëzon një njeri në dorën tënde, kjo është më e mirë për ty se pasuria më e vlefshme“.
Për këtë Dahak ibn Muzahim thotë: “Porta e parë e diturisë është heshtja, e dyta është dëgjimi i saj, e treta është puna me të dhe e katërta është mësimdhënia dhe përhapja e saj”.
Abdullah ibnu Mubareku thotë: “Ai që është koprac me diturinë, sprovohet me tre gjëra; ose vdes dhe bashkë me të vdes edhe dituria e tij, ose e harron atë ose bëhet servil i pushtetit”.
Ibnu Mesudi thotë: “Studiojeni hadithin mes jush, pasi forconi njëri-tjetrin”.
Dikush e pyeti Abdullah bin Shedadin për një hadith dhe ai tha: “Allahu të mëshiroftë! Sa hadithe m`i ringjalle në zemrën time”.

Mbrojtja e diturisë nga mendjelehtët.

Aliu thotë: “Foluni njerëzve me gjëra që i kuptojnë! Mos doni vallë që njerëzit të përgënjeshtrojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij“.
Kethir ibnu Murrah Hadremiu thotë: “Për diturinë ke detyrime ashtu siç ke detyrime për pasurinë. Mos ua trego diturinë injorantëve, mos e pengo diturinë ndaj atyre që e kërkojnë, pasi bën mëkat, mos fol me urtësi me mendjelehtët, pasi do të të përgenjështrojnë”.
Abdul’Melik ibn Umejr thotë: “Nga humbja e diturisë është rrëfimi i saj atyre që nuk e meritojnë”.

9. Përmbajtja nga lakmia e kësaj jete.

Allahu thotë: “O ju njerëz, s’ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj Allahut ai i mashtruari(shejtani)”.
Ebu Saidi tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Jeta e kësaj bote është e ëmbël dhe e gjallë, Allahu ju ka bërë zëvendës në të dhe ju shikon se si do të veproni. Ruhuni nga (mashtrimet e) jeta e kësaj bote dhe ruhuni nga gratë“.
Ebu Saidi tregon: I Dërguari i Allahut u ul në minber dhe ne u ulëm afër tij. Ai tha: “Pas meje, kam frikë nga mirësitë dhe bukuritë e dunjasë që do t’i keni në duar“.
Ibnu Umeri tregon: “I Dërguari i Allahut më ra shpatullave dhe më tha: “Jeto në këtë jetë si të jesh i huaj apo si udhëtar“. Ibnu Umeri thoshte: “Kur të ngrysesh mos e prit mëngjesin, kur të gdhish mos e prit mbrëmjen, përfito nga shëndeti para se të sëmurësh dhe përfito nga jeta para se të vdesësh“.
Kab ibn Malik Ensariu tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Dy ujqër të uritur që lëshohen mbi një kope, nuk janë më të rrezikshëm se sa kujdesi i njeriut për t`u pasuruar dhe fisnikëruar me anë të fesë“.

10. Kujdesja për kohën dhe shfrytëzimi i saj.

Koha është më e shtrenjtë se floriri, sepse është vetë jeta. Nxënësit të diturisë nuk i shkon që të humbasë kohën e tij në dëfrim dhe gjëra të pavlera. Ai nuk mund të kompesojë kohën e humbur, pasi as orët nuk e presin. Ai që është i shkujdesur me kohën e tij, do të pendohet, ashtu siç pendohet i sëmuri për ditët e shëndetit dhe gjallërisë.
Ibnu Abbasi tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Shumë njerëz janë mashtruar me dy mirësi: me shëndetin dhe kohën e lirë“.
Disa nga selefët thonë: “Nëse vjen për mua një ditë, ku dituria që më afron tek Allahu nuk shtohet, dielli i asaj dite për mua është i pavlefshëm”.
Muhammed ibn Uasia Ezdiu tregon: Ebu Derda i shkruan Selmanit duke thënë: “Nga Ebu Derda për Selmanin! Vëllai im! Shfrytëzoje shëndetin dhe kohën e lirë, para se të të bjerë ndonjë sprovë, që askush nga njerëzit nuk mund ta kthejë mbrapsht”.
Është thënë: “Dituria nuk ta jep një pjesë, pa iu përkushtuar tërësisht”.
Imam Neueui, në diskutimin e tij rreth moraleve të kërkuesit të diturisë, thotë: “Duhet që të jetë i kujdesshëm, të mësojë gjithmonë, gjatë gjithë kohës, natën dhe ditën, në udhëtim dhe në vendbanim. të mos harxhojë nga koha e tij në kurriz të diturisë, por vetëm sa për nevoja, për ngrënie dhe gjumë, apo për pushim për të larguar bezdisjen apo gjëra të ngjashme me to. Nuk është i zgjuar ai që arrin shkallën e trashëgimtarëve të profetëve dhe më pas e humb atë”.

Shfrytëzimi i kohës në moshën e rinisë.

Atau Saibi tregon, se një burrë ka thënë: “Po qëndronim ulur me Hudhejfen, kur aty pranë kaloi një person. Hudhejfe i tha: ” O filan! Ç’të pengon të ulesh me ne?” Ai tha: “Për Zotin, nuk më pengoi asgjë të ulesha me ju, por nuk u ula për shkak të të rinjve rreth teje”. Hudhejfa u zemërua dhe i tha: “A nuk e ke dëgjuar Fjalën e Allahut “Thanë, dëgjuam një djalosh që i përmendte (idhujt), ai quhej Ibrahim” dhe Fjalën tjetër “Ata ishin djelmosha, që besuan në Zotin e tyre“, a nuk është e mira vetëm se tek të rinjtë?!
Tregohet se Ahnaf ibn Kajs dëgjoi njërin duke thënë: “Mësimi në vegjëli është si gdhendja në gur”, Ahnafi tha: “I madhi llogjikon më shumë, por e angazhon zemrën (më gjëra që e dobësojnë mësimin)”.
Alkameh thotë: “Atë që e kam mësuar përmendësh në rini, më duket sikur e shikoj në letër”.
Jezid ibn Habib tregon, se Hasani ka thënë: “Na sillni të vegjlit, pasi ata i kanë zemrat të zbrazëta dhe mësojnë atë që dëgjojnë”.
Abdullah ibnu Mubarekut i thanë: “Sikur po të mundojnë shumë fëmijët që të kemi sjellë”. Ai tha: “Prej tyre pres më shumë sesa prej prej jush. Sa do të jetoni ju! Ndërsa për ata shpresoj në Allahun, se do të jetojnë gjatë’.

Kujdes nga zvarritja (shprehja “do të…”).

Nga shkaqet e humbjes së kohës është zvarritja e njeriut, duke vonuar punën e sotme për nesër. Mirëpo ai nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, ndoshta nesër angazhohet, duke mos ditur se çfarë do të bëjë.
Selefët kanë tërhequr vëretjen nga zvarritja, duke e konsideruar atë si difekt shkatërrues.
Hasan Basriu thotë: “Ruhu nga zvarritja, ajo që të ndodh sot, nuk të ndodh nesër. Nëse ke një të nesërme, vepro në të siç ke vepruar një ditë më parë, nëse nuk ke të nesërme, mos u pendo për atë që nuk ke vepruar sot”.
Katade tregon, se Ebu Xhildi ka thënë: “Fjala “do të“, është një nga ushtarët e djallit”.
Kërkuesi i diturisë duhet të shfrytëzojë shanset, të përfitojë sa të mundet nga kohët që përjeton, pa i vonuar për më vonë, pasi ndoshta më vonë nuk mund ta shfrytëzojë si duhet.

Kohët e aktivitetit dhe mendja e kthjellët.

Aliu tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “O Allah! Begatoje popullin tim në mëngjes herët“.
Ismail ibn Ebi Uejs thotë: “Nëse dëshiron të mësosh, fli herët, ngrihu para mëngjesit, ndize qiriun dhe studio, pasi nuk do ta harrosh asnjëherë mësimin, në dashtë Allahu”.
Imam Hatib Bagdadiu thotë: “Dije se për të mësuar përmendësh ka kohë, që duhet t`i ruash, nëse do që të mësosh. Për mësimin përmendësh ka vende, që duhet t`i frekuentosh, koha më e mirë është mëngjesi i hershëm, më pas mesdita, pastaj pasdreka, por jo koha e darkës. Studimi natën është më i vlefshëm sesa studimi gjatë ditës”.

11. Studimi i diturisë nga frika e harresës.

Aliu thotë: “Vizitoni njëri-tjetrin dhe studioni mes jush hadithin. Mos e braktis atë derisa të vjetërohet”.
Ibnu Abbasi i thoshte Said ibn Xhubjerit: “O Said! Eja të shkojmë tek pema e hurmës. O Said! Më trego hadithet”. I thashë: “Të tregoj hadithe dhe ti je me mua?! Më tha: “Nëse gabon, ta saktësoj”.
Said ibn Abdul Azizi qortonte sudentët e Euzaiut, duke iu thënë: “Habitem me ju! Përse nuk mblidheni dhe të studioni me njëri-tjetrin (atë që keni mësuar nga Euzaiu)”!!
Ali ibn Hasen ibn Shakik tregon: “Isha me Abdullah ibn Mubarekun në xhami në një natë të ftohtë dimri. U ngritëm që të dilnim dhe kur vajtëm tek dera e xhamisë, më kujtoi një hadith dhe i kujtova një tjetër. Vazhduam t`i kujtojmë njëri – tjetrit hadithe, derisa erdhi muezini dhe këndoi ezanin e sabahut”.
Ebu Abdullah Xhafer ibn Muhammed tregon: “Zemrat janë tokat, dituria është bima, ndërsa studimi i saj është uji. Nëse uji shkëputet nga toka, bima thahet”.
Zuheriu thotë: “Diturinë e zhduk harresa dhe lënia e studimit të saj”.
Khalil ibn Ahmed thotë: “Studioje atë që ke në gjoks, që unë të kujdesem për atë që është nëpër libra”.

12. Dinjiteti dhe turpi.

Xhabiri tregon, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu i do moralet e larta dhe i urren gjepurat“.
Umer ibnu Hattab thotë: “Mësojeni diturinë, mësojini asaj qetësinë dhe butësinë”.
Maliku thotë: “Është detyrë për atë që kërkon diturinë, të jetë me dinjitet, qetësi, frikë-rrespekt dhe të jetë ndjekës i atyre që kanë kaluar para tij (selefët)”.
Imam Axheriu përcjell nga Sufjan ibn Ujejne thënien: “Nëse dita ime është dita e një mendjelehti dhe nata ime është nata e një të padituri, atëherë ç’dobi kam nga dituria që ka

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.