Shfaqet dokumentari për klerikun Hafiz Ali Kraja, “Kryet Nalt”

Dokumentari për klerikun e shquar shkodran Hafiz Ali Kraja, “Kryet nalt”, i realizuar nga Fondacioni kujto.al – Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit në Shqipëri dhe Luljeta Progni është shfaqur për herë të parë premierë mbrëmjen e djeshme në Kinema Millennium në Shkodër.

Dokumentari kushtuar klerikut të shquar Hafiz Ali Kraja tregon kalvarin e gjatë të persekutimeve që nga internimi prej fashistëve italianë, përndjekja ndaj tij dhe familjes prej komunistëve dhe vuajtjet për 18 vjet në kampet e punës e burgun e Burrelit.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, myftiu i Shkodrës, z. Muhamed Sytari, kryetarja e Bashiksë së Shkodrës, znj. Voltana Ademi, themeluesi i Fondacioni Kujto, z. Agron Shehaj, personalitete, familjarë dhe të afërm të Hafiz Ali Krajës.

Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu në fjalën e tij u shpreh se ky dokumentar i dedikohet një personaliteti që nuk i përket thjesht një komuniteti apo një qyteti. Dijetari, hoxha, mësuesi, aktivisti politik e atdhetari i madh Hafiz Ali kraja, me jetën dhe veprën e tij bën krenar gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Hafiz Ali Kraja, ish një burrë i mençur, fisnik, optimist, i qeshur dhe me kulturë të madhe fetare. Ai ishte një burrë që nuk bëri kurrë kompromise, pavarësisht jetës së tij të trazuar e presioneve të shumta, ai qëndroi stoik në parimet e tij fetare dhe kombëtare, këtë e dallojmë fare mirë kur shfletojmë shënimet e tij ku thuhet: “I jap llogari, më parë, të lumit Zot, gjyqi i Tij asht ma i randsishmi!” dhe: “Jam kryenaltë që jam mundue me krye misionin fetar e kombëtar për sa kam mujtë. Lus Zotin të më falë për mungesat që mund të kem ba në kryemjen e këtij misioni””, tha ndër të tjera kreu i KMSH-së.

Themeluesi i Fondacioni Kujto, Agron Shehaj, u shpreh se fatkeqësisht një pjesë e madhe e shoqërisë kërkon të mos shohë, ose më keq, të mohojë krimet e komunizmit. “Në fakt, mohuesi kryesor i krimeve të komunizmit është pikërisht shteti, dhe për të kuptuar këtë, mjafton të shohësh librat shkollorë që nuk kanë asnjë fjali për krimet e komunizmit. Në këto kushte i takon shoqërisë civile, njerëzve të thjeshtë të bëjnë sa më shumë që viktimat e regjimit komunist mos të harrohen, dhe fondacioni kujto dhe cikli i dokumentarëve ka pikërisht këtë qëllim”, tha Shehaj.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi tha se Hafuz Ali Kraja është pjesë e trashëgimisë së madhe të Shkodrës dhe ende sot mes banorëve të saj kujtohet kleriku i ditur./kmsh/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.