Njeriu i durueshëm dhe dijetari

I ankohet një njeri dijetarit duke i thënë:

- O i ditur! Përse në këmbim të sjelljes së mirë marr vetëm mosmirënjohje?
Dijetari nuk i përgjigjet.
- Përse ata që unë i kam dashur dhe kam qenë i çiltër më janë larguar?
Dijetari nuk i përgjigjet.
- Përse ata që i kam dashur më kanë vdekur dhe më kanë mbetur armiqtë?
Dijetari nuk i përgjigjet.
- Përse ndjehem i vetmuar dhe i huaj në këtë jetë?
Dijetari nuk i përgjigjet.
- Përse njerëzit nuk mendojnë mirë për mua?
Dijetari nuk i përgjigjet.
- Përse më gënjejnë ata me të cilët kam qenë i sinqertë… përse sillen vrazhdë me mua ata me të cilët sillem butë… përse më ikin ata që unë i përqafoj… përse duart e mia përhapin mirësi, ndërsa duart e të tjerëve ligësi… dhe nisi të qajë.
Dijetari u ngrit, ia vendosi dorën në gjoks dhe i tha:
– O njeri i mirë, unë nuk e di përse Allahu të do kaq shumë! Mbase je nga ata, për të cilët Allahu thotë se janë durimtarë, bamirës dhe të mëdhenj.
Dije se ke ardhë të më ankohesh për dashurinë e Allahut ndaj teje!
E keqja që mund të të vijë nga të tjerët nuk është gjithmonë ndëshkim, por mund të jetë edhe ngritje në grada të larta. Prandaj, vazhdo të jesh i durueshëm, ngase Allahu i Madhërishëm do të shpërblejë pa masë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.