Myftiu Tërnava mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetori të hyrjes së NATO-së në Kosovë dhe çlirimit të Kosovës

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetori të hyrjes së NATO-së në Kosovë dhe çlirimit të Kosovës që u mbajt në Prishtinë.

Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministëri Ramush Haradinaj, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,Zonja Sekretare e Shtetit, Madeline Albright,Gjeneral Wesley Clark, z. Palmer, figura politike, vendas e të huaj.
Në fjalimin e tij në tubim, Clinton tha se gjithnjë kosovarët i kanë shprehur falënderime kudo që i ka takuar ata. Ai solli rastin e një kamerieri që punonte në Nju Jork.Clinton tha se kamerieri shqiptar i ishte ulur në gjunjë për ta falënderuar për gjithçka që kishte bërë për Kosovën.“Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në Nju Jork, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi. Apo kur isha në një hotel, një kamerier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton i emocionuar. Ndërkaq ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madelenie Albright para mijëra qytetarëve tha se “Jam e krenare me atë që kemi bërë së bashku. Lufta në Kosovë ka qenë një përballje e vrasjeve barbare ndaj popullsisë, më e rëndësishmja është se ia dolëm – kauza jonë ishte e drejtë”, tha Albright.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në manifestimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, ua ka uruar gjithë qytetarëve 12 qershorin, ditëlindjen e lirisë së Kosovës ka falënderuar të gjitha ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës duke u shprehur se ka qenë një hap vendimtar për ta shpëtuar një popull të tërë, për të mundësuar që e keqja të pësojë disfatë dhe që të gjithë neve të na ofrohet mundësia historike, që ta ndërtojmë një të ardhme për ne dhe për brezat e ardhshëm./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.