Dituria, ekuivalencë e adhurimit

Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: "Zbret Zoti ynë çdo natë në qiellin e kësaj bote dhe thotë: A ka ndonjë që më lutet Mua, që t'i përgjigjem atij; a ka ndonjë që kërkon prej Meje, që t'i japë; dhe, a ka ndonjë që kërkon falje prej Meje, që ta fal."

“…Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituria. Allahu është i njohur mirë me atë që punoni.” (Muxhadele 11)


Islami i kushton rëndësi të veçantë diturisë, meqë është bazë për përparimin e njerëzve në këtë botë dhe në botën tjetër. Vetë fakti se fjala e parë e shpallur ishte “lexo”, tregon për vlerën dhe nivelin në të cilin e ngre Islami diturinë. Në Kur’an fjala dituri përmendet në 660 vende.
Vlera e diturisë peshohet me vlerën e adhurimeve që bëjmë ndaj Allahut të Madhërishëm. Nuk ka asnjë adhurim në Islam i cili nuk realizohet pa dituri dhe të gjitha adhurimet që bëhen pa dituri, në fakt janë të destinuara që të shkatërrojnë jetën tonë dhe në këtë mënyrë të cenojnë integritetin e zemrës sonë.
Shumë njerëz, duke mos ditur vlerën e diturisë, nuk sillen mirë ndaj kërkuesve të diturisë, nuk kujdesen për kërkimin e diturisë dhe, në këtë mënyrë, në shoqëri shtojnë numrin e njerëzve të paditur.
Allahu i Madhërishëm në Kur`an thotë: ”Po, Allahut i kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët.”(Fatir 28)
Në Islam shumë ajete kur`anore dhe thënie të Muhamedit a.s. tregojnë për vlerën që Islami i jep diturisë.
Allahu i Madhërishëm në Kur`an thotë : “Thuaj: ‘A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?’ Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.”(Zumer 9)
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Atij që Allahu ia donë të mirën, e udhëzon t’i kuptojë parimet e fesë. Unë vetëm shpërndaj (dijen), kurse Allahu e jep atë. “Kush niset në rrugë për të kërkuar dituri, melaqet do t’ia shkruajnë krahët e tyre me kënaqësi. Për dijetarët bëjnë dua (lutje) gjithë çka ka në qiell dhe në tokë, bile edhe peshqit në ujë. Përparësia e dijetarëve ndaj të tjerëve është sikur shkëlqimi i hënës së plotë kundruall yjeve. Dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve, të cilët u kanë lënë trashëgim vetëm diturinë, e jo arin dhe argjendin.
Kush e merr diturinë, e ka marrë fatin më të madh.” “Një popull që është tubuar në një nga shtëpitë prej shtëpive të Allahut, që e lexon librin e Allahut, që mes vete bën studimin e tij, atë popull e rrethojnë melaqet dhe mbi të zbret qetësia, atë e mbulon mëshira dhe Allahu i përmend ata që i nënshtrohen Madhërisë së Tij.”
Edhe as’habët e Pejgamberit a.s., edhe gjeneratat më pas, kanë qenë shumë të përpiktë në kërkimin e di- turisë, sepse kërkimi i diturisë është obligim për çdonjërin, sepse Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman” .
Omeri r.a. thotë: “O ju njerëz, e keni për borxh të kërkoni diturinë, ngase për Allahun është kostum i dashurisë. Ai që kërkon një derë të diturisë, Allahu do ta mbulojë me atë kostum të Tij.”
Një njeri e kishte pyetur Ibn Abbasin për xhihadin. Ai iu ka përgjigjur: ”A nuk dëshiron të të tregoj ty diçka që është më e mirë se xhihadi? – ia ktheu ai dhe i tha: Mësyja një xhamie dhe aty mëso Kur`anin, sunnetet e Pejgamberit a.s. dhe parimet e fesë”.
Aliu r.a. thotë: “Dituria është më e mirë se pasuria, sepse pasurinë duhet ta ruash ti, ndërsa dituria të ruan ty; pasuria pakësohet me anë të dhënies, ndërsa dituria shtohet me anë të dhënies; dituria është gjykues, ndërsa pasuria e gjykuar; grumbulluesit e pasurisë kanë vdekur, edhe pse janë të gjallë, ndërsa dijetarët janë të gjallë sa të ketë jetë mbi tokë; trupat e tyre janë të humbur, ndërsa gjurmët e tyre në zemrat e njerëzve ekzistojnë”.
Ebu Hurejre, radijallahu anhu, rrëfen se Pejgamberi a.s. ka thënë:”Kur të vdesë biri i Ademit, i ndërpriten të gjitha veprat, me përjashtim të trijave: Lëmosha në vijim, dituria që është e dobishme ose fëmija i mirë, i cili do të lutet për të.”
El-Gazaliu ka thënë: “Përveç dijetarëve, të tjerët nuk llogariten njerëz, sepse veçoria që i dallon nga shtazët është dituria. Njeriu është njeri për shkak të asaj që është me vlerë dhe fisnik, jo për shkak të fuqisë fizike, ngase deveja për nga aspekti fizik është më e fuqishme se njeriu, jo për shkak të ashtit, sepse elefanti është më i fortë, jo për shkak të trimërisë, sepse luani është më trim se njeriu, jo për shkak të ngrënies ngase demi e ka barkun më të gjerë, jo për shkak të marrëdhënieve intime, sepse harabelat e nivelit më të ulët janë më të fuqishëm në marrëdhënie intime prej tij. Njerëzit nuk janë të krijuar për diç tjetër përveç për dituri dhe shkencë”.


Disa themele për arritjen e diturisë

Kërkimi i ndihmës nga Allahu

Njeriu është i dobët. Çdo gjë bëhet me ndihmën e Allahut, e nëse mbështetet në veten e tij vetëm se ka humbur dhe është shkatërruar, nëse e mbështet çështjen e tij tek Allahu i Lartësuar dhe kërkon mbrojtje nga Ai për kërkimin e diturisë, vërtet Allahu i Lartësuar i ndihmon atij.
Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje ndihmë kërkojmë.” (Fatiha, 5).
Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë.” (Maide, 23).
Ka thënë i Dërguari, alejhi selam: “Sikur ju të mbështeteshit tek Allahu me një mbështetje të sinqertë, do t’ju furnizonte sikur që i furnizon zogjtë: dalin të uritur dhe kthehen të ngopur.” E, furnizimi më i madh është dija.

Qëllimi i mirë

Njeriu duhet ta bëjë qëllimin për Allahun në kërkimin e diturisë dhe të jetë i sinqertë ndaj Allahut për këtë dhe mos të dëshirojë famë as njohje dhe as të mira nga të mirat e kësaj bote.
Vepra e robit nuk është e shpërblyer, përveç nëse është e sinqertë vetëm për Allahun dhe e bërë sipas Pejgamberit, alejhi selam. Allahu i
Madhërishëm në Kur’an thotë: “S’ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë
bamirës.” (Nahl, 128)
Nënshtrimi tek Allahu i Lartësuar:
Lutja e tij ndaj Zotit bëhet për të shtuar kërkimin e diturisë, sepse robi është i varfër, nevojtar, tek Allahu në synim të ndonjë çështjeje.
Allahu i Lartësuar i ka nxitur robërit e Tij për lutje ndaj Tij dhe nënshtrim tek Ai, me ç’rast Allahu i Madhërishëm në Kur’an ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjig- jem.” (Gafir, 60).
Dhe, ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: “Zbret Zoti ynë çdo natë në qiellin e kësaj bote dhe thotë: A ka ndonjë që më lutet Mua, që t’i përgjigjem atij; a ka ndonjë që kërkon prej Meje, që t’i japë; dhe, a ka ndonjë që kërkon falje prej Meje, që ta fal.”

Pastrimi i zemrës

Zemra është enë e diturisë. Nëse ena është e mirë, atëherë e ruan ç’ka ka në të; nëse ena është e prishur, e humb çka ka në të.
I Dërguari, alejhi selam, e ka konsideruar zemrën si gjënë kryesore të çdo sendi, dhe ka thënë: “Me të vërtetë në trupin e njeriut gjendet një copë mishi; nëse ajo është e shëndoshë, i tërë trupi është i shëndoshë; nëse ajo është e sëmurë, i tërë trupi është i sëmurë. Kjo copë mishi është zemra.”
Përmirësimi i zemrës është njohja e Allahut me Emrat e Tij, me Cilësitë e Tij, me Veprat e Tij dhe me meditimin në krijesat dhe argumentet e Tij. Po ashtu, me leximin e Kuranit, me shumëzimin e sexhdeve dhe me namazet e natës.

Serioziteti dhe këmbëngulja në arritjen e diturisë

“Nuk arrihet dituria me pushim të trupit.” Largimi nga përtacia dhe dobësia dhe luftimi i epsheve e i shejtanit.
Sepse, epshet dhe shejtani janë kundërshtarë të kërkimit të diturisë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ditën e gjykimit do të peshohet gjaku i shehidit dhe ngjyra e dijetarit; ngjyra e dijetarit do të peshojë më shumë.
Asnjeri nuk do të lëvizë nga vendi Ditën e gjykimit, derisa të përgjig- jet në katër gjëra: si e ka kaluar jetën, si e ka kaluar rininë, si e ka fituar e ku e ka harxhuar pasurinë dhe, si ke vepruar me diturinë”.



Mr. Lutfi Nexhipi
Hena e Re 232

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.