Inaugurohet fillimi i punimeve të Xhamisë së re në lagjen Kiras, Shkodër

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, sëbashku me Drejtorin e Vakf- Investimeve dhe Financave në KMSH, z. Edison Hoti, Myftiun e Shkodrës, z. Muhamed Sytari, Drejtorin e Shoqatës “Mirënjohja” z. Samet Shehu, Kryetaren e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, donatorët si dhe dhjetëra besimtarë të këtij qyteti, inauguruan fillimin e punimeve të xhamisë së re të lagjes “Kiras” në Shkodër.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i KMSH-së, z. Spahiu, u ndal në rëndësinë që luajnë xhamitë në ruajtjen dhe forcimin e mëtejshëm të besimit në zemrat e besimtarëve. Sipas tij xhamitë janë një derë drejt adhurimit të Zotit, si dhe një vatër e edukimit me vlerat e larta të Islamit.

“Xhamitë janë vende ku bashkohemi dhe shprehim dashurinë ndaj Allahut të Madhëruar, formohen dhe edukohen breza të cilët do i shërbejnë më së miri kombit dhe shoqërisë sonë. Prandaj gjej rastin të falënderoj të gjithë atë që bënë të mundur fillimin e punimeve të kësaj xhamie aq shumë të domosdoshme për lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës.” – tha ai.

Më tej ishte radha e Myftiut të Shkodrës, z. Sytari, të përshëndeste të pranishmit. Pasi falënderoi kontribuuesit për ndërtimin e kësaj xhamie ai i’u bëri thirrje besimtarëve të zonës ta frekuentojnë sa më shpesh atë, pasi sipas tij, minaret e xhamisë janë jo vetëm një thirrje e vazhdueshme në rrugën e Islamit por njëkohësisht thirrje ndaj vlerave të larta morale e shoqërore.

Të pranishmit i përshëndeti gjithashtu edhe Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, znj. Voltana Ademi, e cila tha se kjo xhami do të jetë një vlerë e shtuar për të gjithë besimtarët dhe qytetarët e Shkodrës.

Pas përfundimit të fjalëve përshëndetëse, të pranishmit inauguruan fillimin e punimeve të xhamisë duke hedhur simbolikisht gurin e parë në themelet e xhamisë./kmsh/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.