15 vjet pa H. Hafiz Sabri Koçin!

Sot mbushen 15 vjet nga dita e ndarjes nga jeta të H. Hafiz Sabri Koçit – Pishtarit të ringjalljes islame në Shqipëri.

I lindur më 14 maj 1921 në Orenjë të Librazhdit, mbetet që në moshën 9-muajshe pa baba. Në moshën 7 vjeç filloi mësimet nën udhëheqjen e hoxhës së fshatit. Atje ra në sy për shkathtësinë e tij dhe kryetari i Komunës së Librazhdit donte ta dërgonte së bashku me të birin në Shkodër ku dhe do të studionte për besimin islam. Mbaroi filloren në Shkodër nën përkujdesjen e imamit të xhamisë së lagjes Rus, i cili s’kishte fëmijë dhe kishte afeksion të veçantë për Sabriun.

Më pas ai ua rekomandon dijetarëve si Hafiz Muhamet Kastrati, Haxhi Muhamet Bekteshi, Hfz. Sabri Bushati, Sheh Qazim Hoxha, etj. Për 15 vjet ai studion lëndë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga gjuha arabe, aritmetika, jurisprudenca, letërsia, etj.

Në vitet e luftës, 1939-1943, shërbeu si imam në xhaminë e lagjes “Dudas” e më vonë në “Rus”. Afirmimi i tij në Shkodër nuk i pëlqente regjimit, prandaj e transferuan në Krujë, ku, me kërkesë të banorëve atje, caktohet Myfti i Krujës. Me kërkesë të tij, Komuniteti Mysliman e kthen në Shkodër sërish, por gjithnjë me presion të pushtetit nuk e lejoi që të punonte si imam dhe aq më pak të mbante ligjërata. Më 1955 e caktojnë Myfti në Kavajë, ku vazhdon të punojë deri në vitin 1959. Për shkaqe familjare, me kërkesë të tij, kthehet në Shkodër, ku pas 6 muajsh e caktojnë si imam në xhaminë e lagjes “Rus”, ku qëndroi deri në vitin 1964, kur në muajin Ramazan, filluan ndjekjet sistematike nga sigurimi i shtetit.

Më 4 korrik 1966, në kohën kur po shkonte në xhami për faljen e drekës, arrestohet dhe në shtator të atij viti dënohet me njëzet e tre vjet e pesë muaj burg, duke u liruar në vitin 1986. Por nuk mjaftoi burgosja e gjatë e tij, mbasi pësoi reperkusione edhe familja e të afërmit, një praktikë kjo e monizmit për të dënuarit e rëndë. Më 16 nëntor të vitit 1990, do të drejtonte ceremoninë e parë të faljes së xhumasë në xhaminë e Plumbit në Shkodër, në ditët kur akoma vazhdonte të ishte në fuqi sistemi komunist. Ndërsa në vitin 1991, Hafiz Sabri Koçi emërohet kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Një vit para se të ndërronte jetë ai dha dorëheqjen duke mbajtur titullin Kryetar Nderi i Komunitetit Mysliman. Në 18 qershor të vitit 2004 ndërroi jetë mes familjarëve të tij.

I paharruar do të mbesë në kujtesën e popullit për kontributin e tij të paçmuar në shërbim të fesë, kombit dhe Atdheut.

Zoti e mëshiroftë!

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.