Me propozim të së djathtës ekstreme, Austria ndalon shaminë në shkollat fillore

Anëtarët e Dhomës së Ulët të Parlamentit austriak miratuan ligjin që ndalon bartjen e shamisë në shkollat fillore, të propozuar nga e djathta ekstreme në qeverisje.

Teksti ligjor thekson se ndalimi vlen për çdo lloj veshjeve me konotacione ideologjike apo fetare që mbulon kokën, bënë të ditur “Jutarnji List”.

Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës, anëtarët e Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë të Austrisë dhe Partisë Popullore të krahut të djathtë, e kanë bërë të qartë se ligji, pavarësisht nga përshkrimi i përgjithshëm, i referohet vetëm shamisë muslimane.

Ata theksojnë se ndalimi nuk vlen për çallmat që përdoren nga meshkujt Siki ose kapelat hebraike.

Zëdhënësi i Partisë së Lirisë Wendelin Moelzer thotë se ligji është një sinjal i qartë kundër Islamit politik, ndërsa përfaqësuesi i Partisë Popullore, Rudolf Taschner argumenton se kjo masë është e domosdoshme në mënyrë që vajzat të mos i binden më.

Organizata zyrtare muslimane në Austri IGGOe e kishte dënuar më herët këtë ligj duke e quajtur si një taktikë të turpshme dhe të devijuar.

Shumica e deputetëve të opozitës votuan kundër ligjit.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.