Dituria e bariut në gjashtë gjëra

Kishte takuar Isa, alejhis-selam, një bari delesh në shkretëtirë dhe i kishte thënë: - O njeri, e kalove jetën duke qenë bari në shkretëtirë. Sikur ta kishe kaluar jetën duke kërkuar dituri, do të ishte më mirë për ty!

Bariu i tha: - O Pejgamber i Allahut, nga dituria i kam mësuar gjashtë gjëra (mesele) dhe shumicën e tyre i praktikoj, e ato janë:

- Çështja e parë: derisa të ekzistojë hallalli, nuk do të ha haram!
- Çështja e dytë: derisa të ekzistojë drejtësia, nuk do të gënjej.
- Çështja e tretë: derisa ti shoh të metat e mia, nuk do të merrem me të metat e të tjerëve.
- Çështja e katërt: derisa shejtani nuk ka vdekur, nuk do të jem i sigurt prej tij.
- Çështja e pestë: derisa arkën e Allahut xh.sh. po e shoh se është plotë, nuk do t’i drejtohem arkave të krijesave.
- Çështja e gjashtë: derisa nuk i shoh këmbët e mia të më shpijnë drejt Xhennetit, nuk jam i sigurt se do t’i shpëtoj zjarrit të Xhehennemit.

Isai alejhis-selam i tha: -Kjo është dituria e të parëve dhe të mbramëve, paske lexuar dhe e paske ruajtur këtë dituri.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.