Rrëfimi i dy gomarëve

Rrëfehet për një bujk se i posedonte dy gomarë dhe, një ditë nga ditët, vendosi që me njërin të bartë krip e me tjetrin enë dhe pjata.

Gomarët u nisën me atë që u ngarkuan dhe në mes të rrugës gomari që ishte ngarkuar me krip filloi të ndiej lodhje dhe mundim. Sasia e kripës ishte më e madhe dhe më e rëndë sesa enët dhe pjatat e zbrazëta në gomarin tjetër.
Ndërkohë kur gomari i ngarkuar me pjatat ishte i lumtur se kishte një peshë të vogël, gomari tjetër vendosi të futet në një vend me ujë që ishte anësh rrugës e të flladitet dhe të kthen fuqinë që e humbi nga pesha e rëndë.
Kur doli nga uji ndjeu sikurse u ringjall, mirëpo ndërkohë iu kishte shkri kripa që e barte dhe filloi të ndjehet aktiv sikurse të mos kishte pas ndjerë më herët fare lodhje!
Kur e pa gomari, që barte enë dhe pjata, se çfarë ndodhi me gomarin tjetër edhe ky hyri në atë vend të madhe me ujë që të freskohet dhe të fitoj fuqinë si gomari tjetër, mirëpo enët e tij u mbushën me ujë, dhe kur deshi të dal nga uji gati se shpina nuk iu nda në dysh, nga pesha e rënda që iu bë me futjen e ujit nëpër enët që i bartte.


Urtësia e tregimit:

Ajo që tjetrit i bën dobi s’do të thotë se ty të bën dobi, po madje mund të dëmton. Kurse ajo që i bën dëm atij ka mundësi që ty të bën dobi. Pra, para se të fillosh ta pasosh tjetrin, detyrohesh të dish dhe të mësosh shkakun se pse ai e veproi atë vepër, edhe pse ky pasim do të bën dobi apo do të dëmton. Nëse nuk e angazhojmë mendjen tonë, atëherë do ta angazhojmë veten që ta bartim atë që nuk kemi mundësi, dhe atë pa mos përfituar asgjë!

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.