Ndershmëria dhe besueshmëria janë cilësitë bazë të njeriut besimtar

Islami është një fe e dërguar për ta lartësuar njeriun në gradën e përsosjes. Kjo fe ka vendosur disa parime etike për të arritur te ky synim. Këto parime janë universale për çdo kohë dhe njeriu i sotëm duhet t'i zbatojë ato, për të arritur gradën e përsosmërisë.

Disa prej atyre parimeve morale universale janë: ndershmëria, drejtësia, besueshmëria, mbajtja e premtimit, dëlirësia, toleranca dhe bujaria. Në këtë shkrim dëshirojmë të shtjellojmë ndershmërinë dhe besueshmërinë.

Ndershmëria, karakter i fortë etik

Ndershmëria përku?zohet në këtë mënyrë: Zbatim i rregullave moralo- etike në të folur, karakter i fortë etik dhe mbajtje e drejtësisë në fjalë e në sjellje. Ndershmëria është qetësi dhe paqe me veten. Shkurtimisht, është një domosdoshmëri e lumturisë.
Ndershmëria është një nga parimet etike themelore, së cilës feja jonë e lartë, Islami, i ka dhënë shumë rëndësi.
Allahu i Lartmadhëruar thotë: "(0 Muhamed) qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Kështu le të veprojnë edhe besimtarët qè' janë me ty; e mos i kaloni kufijtë, sepse Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që ju veproni." (Hud, 112.)
Në ajet ndodhen dy parime që formojnë bazën e Islamit: të qëndrosh i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je urdhëruar dhe të mos i kalosh kufijtë, d.m.th., të mos dalësh jashtë kufijve që ka caktuar Allahu.
Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar urdhëron, krahas besimtarëve edhe Pejgamberin, sallallahu alejhi ve sellem, të qëndrojë i patundur në parimet e kufijtë që ka vendosur Ai. Allahu na tregon se i shikon gjërat që ne bëjmë dhe na paralajmëron të mos anojmë nga të padrejtët. Po ashtu, na paralajmëron se, nëse e lëmë drejtësinë dhe ndershmërinë, do të hyjmë në xhehenem. Kështu që nuk do të kemi asnjë mik dhe asnjë ndihmëtar.
Transmetohet se Abdullah b. Abbas ka thënë kështu, në lidhje me këtë ajet: "Në të gjithë Kuranin nuk ka zbritur ndonjë ajet më i rëndë dhe më i vështirë se ky, për të Dërguarin e Allahut, sallallahu alejhi ve sellem. Për këtë arsye, Pejgamberi ynë i Nderuar ka thënë: "Surja Hud dhe motrat e saj mê kanë plakur.” (Tirmidhi, Tefsiru'l-Kur'an, 57, V, 402.)
Pika e vështirë në këtë ajet, që e ka bërë të Dërguarin e Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, të thotë se e ka plakur, është pjesa e urdhrit për qëndrueshmëri, e cila ka lidhje me ummetin më shumë se ajo që ka lidhje me veten e tij, sepse në ajet njoftohet se urdhri: "Kështu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty”, është i vlefshëm edhe për besimtarët. Kështu, siç nuk ka pozitë më të lartë se istikameti (qëndrueshmëria në fe), po ashtu nuk ka as urdhër më të vështirë se ai.
l Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, kishte vendosmëri dhe vullnet për t'i kryer të gjitha detyrat që i kishte obliguar Allahu i Lartmadhëruar. Megjithëse kushtet nuk ishin të favorshme, ai i përdori deri në fund atësitë dhe mundësitë e tij, në një mënyrë që i kishte hije madhështisë së çështjes që kishte marrë përsipër.
Në ajetin e mësipërm, Allahu i Madhëruar dëshiron vazhdimin e kësaj nga Pejgamberi dhe nga ata besimtarë që e pasojnë.
Pejgamberi, sallallau alejhi ve sellem, i cili u dërgua si udhëzuesi më i mirë, ishte edhe një shembull për drejtësinë dhe ndershmërinë. Njëri prej qëllimeve më të mëdha të tij ishte formimi i një shoqërie prej njerëzve të drejtë dhe të ndershëm. Nisur nga kjo, së pari u bë vetë shembull në drejtësi dhe ndershmëri. Brendësia e tij me aparencën dhe fjala me zemrën ishin një.
Në një thënie tjetër, ai shfaqej siç ishte dhe ishte siç shfaqej. Ishte e pamundur të gjeje ndonjë ndryshim ndërmjet atyre që thoshte dhe atyre që bënte. Ai u përpoq përgjatë gjithë jetës së tij për t'i shpënë njerëzit te drejtësia dhe ndershmëria.
Një ditë, i erdhi një sahabi, i cili quhej Su?an eth-Theka? dhe i tha:
- O i Dërguari i Allahut! Më jep një këshillë për Islamin, në mënyrë që të mos kem nevojë të pyes dikë tjetër pas teje. Pejgamberi ynë i nderuar i tha:
- Thuaj: "I besova Allahut dhe pastaj qëndro i patundur në këtë fe." (Muslim, lman, 62.)
I Dërguari i Allahut (s.a.v.), e ka përmendur drejtësinë dhe ndershmërinë pas besimit ndaj Zotit. Në këtë mënyrë, bëri një lidhje ndërmjet drejtësisë dhe besimit ndaj Zotit.
Në një hadith tjetër ka thënë: "Jini të drejtë, sepse drejtësia ju shpie në mirësi. Ndërsa kjo e fundit, ju shpie në xhenet. Nëse robi bëhet i drejtë dhe gjithmonë bën punë të drejta, te Allahu shkruhet si besnik. Largohuni nga
gënjeshtra. Gënjeshtra e shpie njeriun në mëkat. Ndërsa ky i fundit e shpie në xhehenem. Nëse njeriu gënjen vazhdimisht dhe punon duke gënjyer, te Allahu shkruhet si gënjeshtar." (Buhari, Edeb, 69.)
Në një hadith tjetër, që ka lidhje me temën tonë, i Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, ka thënë:
"Më jepni fjalën për gjashtë çështje, në mënyrë që edhe unë t'jua jap fjalën se do të hyni në xhenet:
1. Kur të flisni, flisni drejt! Po, sjelljet dhe fjalët tuaja le të jenë të drejta dhe kurrë mos u ndani nga drejtësía.
2. Kur të premtoni, mbajeni fjalën! Nëse veproni të kundërtën, atëherë ajo është hipokrizi.
3. Jini besnikë ndaj amanetit! Nëse në një vend ku ju besojnë, ju jepet amanet ndonjë gjë, mos i zhgënjeni ata të cilët pandehin se jeni të besueshëm.
4. Jini të ndershëm! Ruajeni nderin dhe namusin tuaj. Po ashtu, ruajeni nderin dhe namusin e të tjerëve, sikur mbroni nderin dhe namusin tuaj.
5. Mbyllíni sytë ndaj haramit! Mos i shikoni gjërat që nuk ju përkasin dhe mos ua ngulitni sytë gjërave prej të cilave e keni të ndaluar të përfitoni. Shikimi në haram e prish zemrën.
6. Mos i dëmtoni të tjerët! Askujt mos i bëni keq në asnjë lloj mënyre! (Ahmed b. Hanbel, V, 323.)
Një njeri, i cili i plotëson kushtet që përmenden në këtë hadith, jeton i sigurt në këtë botë dhe në këtë mënyrë, e ka siguruar edhe ahiretin. Pejgamberi ynë i Nderuar, siç ka qenë i drejtë dhe i ndershëm përgjatë gjithë jetës së tij, i ka urdhëruar edhe besimtarët gjithmonë për drejtësi dhe ndershmëri.
Siç shikohet nga ky ajet dhe nga këto hadithe, ndershmëria ka një vend dhe rëndësi të veçantë në fenë islame, sepse ndershmëria është prej kushteve të domosdoshëm të ndërgjegjes së njeriut dhe strukturës së shoqërisë së shëndoshë. Po ashtu, është prej detyrave më të rëndësishme që njeriu ka ndaj personalitetit të tij.

Gjërat që ndershmëria i jep njeriut

Ndershmëria është kushti i parë dhe më i rëndësishmi për t'u bërë njeri i besueshëm në shoqëri. Të gjithë e duan atë njeri që nuk gënjen, që nuk bën hile në punë dhe që nuk shtiret në gjendjen dhe situatën e tij. Edhe nëse nuk e duan, e vlerësojnë.
Ndershmëria sjell një jetë të bukur, të sigurt dhe plot qetësi. Allahu i Lartmadhëruar thotë kështu, për ato gjëra që ndershmëria i jep njeriut: "Pa dyshim, ata që thonë: "Zoti ynë është Allahu!" dhe pastaj arsye për t'u frikësuar e as për t'u dëshpëruar (kur t'u vijë vdekja)." (el-Ahkaf, 13.)
"Me të vërtetë, atyre që thonë: "Zoti ynë është Allahu!” e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t'u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t'u thonë: "Mos u frikësoni, mos u pikëlloni dhe gëzojuni xhenetit që ju është premtuar." (Fussilet, 30)
Në këto ajete njoftohet se, ata që i besojnë Allahut, që janë të drejtë e të ndershëm, nuk do të brengosen, nuk do të mërziten dhe do të hyjnë në xhenet si shpërblim për veprat e mira që kanë bërë në këtë botë.
Ndershmëria është një prej faktorëve më të rëndësishëm e të domosdoshëm për arritjen e në jete të qetë, të sigurt, të sistemuar, të gëzuar dhe të kënaqshme nga aspekti individual e shoqëror. Ajo është një virtyt etik, i cili ka lidhje me të gjitha fushat e jetës, duke filluar nga marrëdhëniet personale e deri te marrëdhëniet shoqëro, nga aktivitetet tregtare e profesionale
e deri te detyrat civile. Ajo duhet të zbatohet patjetër, në të gjitha këto fusha.
Nisur nga kjo, ndershmëria përfshin të qenit i drejtë dhe i ndershëm në nijet, në mendim, në vullnet, në shpirt, në fjalë dhe në të gjitha punët e sjelljet e tjera.

Ndershmëria është cilësi e Pejgamberëve

Siguri do të thotë ndjesi për të besuar dhe për t'u lidhur pa u frikësuar e pa ndjerë dyshim, konfidencë. Ndërsa besueshmëria shpreh gjendjen e të qenit i besueshëm.
Besueshmëria e cila është prej cilësive më të rëndësishme të moralit të bukur në të njëjtën kohë është edhe cilësi e përgjithshme e pejgambereve. Kurani Fisnik bën fjalë në shumë ajete për këto cilësi. Këtu dëshirojmë t’i përmendim dy prej tyre:
"Populli i Nuhut i quante gënjeshtarë të dërguarit e tyre. Kujto kur vëllai i tyre, Nuhu, u tha: "Vallë a nuk i frikësoheni Allahut? Në të vërtetë, unë jam i dërguar besnik për ju, prandaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!"(esh-Shuara, 105-108.)
Ja pra, siç shikohet edhe në këtë ajet, Nuhu, alejhisse-lam, shprehet se është një pejgamber që e ruan amanetin dhe që nuk tradhton kurrë. Popullit të vet i tha:"Unë jam një i dërguar besnik për ju."
"Populli ¡ Adit ¡ quante gënjeshtarë të dërguarit. Kujto kur vëllai i tyre, Hudi, u tha: "Vallë, a nuk ¡ frikësoheni Allahut? Pa dyshim, unë jam i dërguar besnik për ju, prandaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!" (esh-Shuara,
123-126.)

Ne jemi ummeti i një pejgamberi të besueshëm

Besueshmëria është njëra prej pesë cilësive, që patjetër duhet të gjendet te pejgamberët. Në të njëjtën kohë, kjo shpreh kuptimin dhe rëndësinë e kësaj
cilësie të vyer. Kjo cilësi tregon se pejgamberët janë të besueshëm në çdo aspekt. Është e paimagjinueshme që një njeriu, të cilit nuk i besojnë njerëzit, t'i jepet detyra e profetësisë, sepse pejgamberi është një i dërguar ndërmjet Allahut dhe robërve të tij. Nëse një njeri i tillë nuk do të ishte besueshëm, a do t'i besonin njerëzit dhe do t'ia dëgjonin fjalën?
Ja pra, besueshmëria ishte cilësia më e rëndësishme edhe e Muhamedit, sallallahu alejhi ve sellem, ashtu siç ishte më e rëndësishme edhe për të gjithë pejgamberët e tjerë. Kështu, njëra prej specifikave, me të cilën Pejgamberi ishte shembull për ummetin e tij, ishte cilësia e besueshmërisë.
Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sellem, ishte një njeri që u jepte siguri njerëzve, sepse ai ishte Muhamedu'l-Emin. Madje që herët, që kur ishte i ri, domethënë njëzet-njëzet e pesë vjet para se të shfaqej Islami...
Përse iu dha atij cilësia e besueshmërisë? Sepse njerëzit e shikonin atë besnik në çdo aspekt. Kush ia pati dhënë cilësinë e besueshmërisë atij? Së pari, këtë cilësi ia dhanë fisnikët e popullit të tij. Fisnikët ishin të sigurt se ai nuk do të tallej me fisnikërinë e tyre. Tregtarët ishin të sigurt se ai nuk u bënte dredhira atyre në shitblerje.
Po, ai ishte shembull i sigurisë. Sepse të gjitha sjelljet e tij e tregojnë këtë, që nga fëmijëria. Të varfrit e shikonin atë si një vend strehimi. Ata ishin të sigurt se padrejtësisë së tiranëve mund t'i dilnin kundra vetëm me të. Këtë kategori mund ta shtojmë dhe mund ta shumojmë. Atëherë, besueshmëria dhe siguria që ka sjellë Islami, janë përjetuar realisht në personalitetin e Pejgamberit.

Besueshmëria dhe tradhtia nuk mund t qëndrojnë bashkë

Fakti që Pejgamberi ishte i besueshëm, ka një rol të madh në suksesin që ka arritur feja islame. Sikur të ish- te një njeri i pabesueshëm në sjellje, njerëzit nuk do të mblidheshin rreth tij. Pejgamberi, siç nuk ka tradhtuar
njerëzit dhe pasuritë e tyre, po ashtu nuk ka tradhtuar edhe pasurinë e popullit. Kështu, pas Luftës së Hunejnit, qëndroi në vendin ku ishin mbledhur plaçkat e luftës, mori një qime nga gunga e devesë së tij dhe tha: “O njerëz! Unë nuk e dua plaçkën e luftës, qoftë edhe sa kjo q¡me!” (Ibn Maxhe, Xhihad, 34.)
Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sellem, gjithmonë i këshillonte shokët e tij të ishin të besueshëm. Thoshte se tradhtia, e cila është e kundërta e besueshmërisë, është një sjellje shumë e shëmtuar. Edhe sahabët e kanë njohur Pejgamberin, sallallahu alejhi ve sellem, si njeri të besueshëm dhe qenë lidhur ndaj tij me një besueshmëri të pafundme.
Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sellem, ka njoftuar se ndërmjet besimit dhe besueshmërisë ka një lidhje shumë të fortë. Ja disa fjalë të tij, në lidhje me këtë çështje:
'Në zemrën e njeriut nuk qëndrojnë bashkë besimi dhe mohimi. Besueshmëria dhe tradhtia nuk qëndrojnë bashkë." (Ahmed b. Hanbel, ll, 349.)
'Besimtarë janë ata njerëz, që u zihet besë." "Mysliman èhtë ai njeri, me të cilin myslimanët e tjerë janë të sigurt.” "Betohem në Allahun, në dorën e të Cilit është shpirti im, se nuk mund të hyjë në xhenet ai njeri, fqinji i të cilit nuk është i sigurt prej ligësive të tij.” (Ahmed b. Hanbel, III, 54.)

Gjërat që besueshmëria i jep njeriut

Ndjenja e besueshmërisë duhet të gjendet në çdo klasë dhe në çdo fushë të shoqërisë. Shoqëria arrin një strukturë të shëndoshë, kur prindërit i besoj-
në fëmijës, kur fëmija u beson prindërve, kur bashkëshortët i besojnë njëri-tjetrit, kur eprori i beson nëpunësit, kur nëpunësi i beson eprorit, kur punëtori i beson punëdhënësit, kur punëdhënësi i beson punëtorit, kur shitësi i beson klientit dhe kur klienti i beson shitësit.
Këtu duhet të ndalemi pak mbi besueshmërinë në shitblerje, së cilës Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sellem, i ka dhënë shumë rëndësi. Së pari, duhet të sqarojmë se besueshmëria e ndërsjellë është baza e tregtisë dhe e shitblerjes, të cilat Islami i ka shtjelluar dhe u ka dhënë shumë rëndësi.
Kur të humbasë besimi në tregti dhe kur të përhapet pasiguria, te njerëzit natyrisht zhvillohet ndjenja e dyshimit dhe e kujdesit që duhet të kenë ndaj çdo lloj gjëje.
Lidhjet shpirtërore ndërmjet njerëzve dobësohen. Po ashtu, lind druajtja dhe urrejtja. Një gjë është e sigurt: asnjë njeri nuk e do dhe nuk e respekton, madje e urren atë që mashtron apo mundohet të mashtrojë.
Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sellem, na njofton se besueshmëria në tregti, bëhet shkak për begati dhe bereqet. Ai thotë se besueshmëria është risk, ndërsa tradhtia sjell varfëri. (Kuzai, Shihabu'l-Ahbar, (përk. Ali Jardëm), Botimet Damla, Stamboll, 1999, fq.43.)
Me besueshmëri këtu synohet siguria në fjalë dhe në punë. Njerëzit hezitojnë të formojnë lidhje me njerëz të pabesueshëm në fjalë dhe në vepër. Nëse një njeri i tillë merret me tregti, atëherë njerëzit e tjerë druhen nga shitblerja me të. Nëse është klient, nuk i japin mall dhe, nëse është artist, nuk i japin porosi. Për këtë arsye, nevoja ndaj mallrave e veprave të këtyre njerëzve bie ndjeshëm dhe fitimet nuk u shtohen. Ja, këtu qëndron urtësia e fjalës së Pejgamberit: "Tradhtia sjell varfëri."
Por, nëse ndodh e kundërta, domethënë, nëse të gjithë i besojnë njëri-tjetrit, shtohet fitimi, prodhimi dhe konsumi. Kjo i hap rrugë begatisë dhe pasurisë.

Si përfundim

Islami është një fe, e cila e zhvillon shpirtin e njeriut, e pastron ndërgjegjen e tij dhe i jep drejtim ndjenjës njerëzore. Ajo gdhend në zemrat dhe në kokat e njerëzve me plot madhështi dashurinë, fuqinë dhe drejtësinë e Allahut. Ajo urdhëron mëshirë të ndërsjellë ndërmjet njerëzve, njeriun nuk e lë të preokupohet vetëm me stomakun e tij, e tërheq nga sjelljet e cilësitë shtazore dhe e pjek në furrën e virtytit të njerëzisë.
Në këtë mënyrë, feja islame i ngarkon shumë përgjegjësi njeriut, ia bën të qartë se liria e pakufishme devijon në padrejtësi e errësirë dhe dashurinë
në shërbim e vlerëson nga dy aspekte: si shërbim ndaj Allahut dhe si shërbim ndaj njerëzve. Nisur nga kjo, Islami kërkon nga myslimani që të bëhet një njeri i drejtë, i ndershëm dhe i besueshëm në mjedisin që e rrethon.
Në kohën e Pejgamberit, sallallahu alejhi ve sellem, myslimanët ishin në kulmin e drejtësisë dhe besueshmërisë, të cilat janë virtyte etike. Ndërsa në ditët e sotme, njerëzit po përjetojnë një rënie morale. Veçanërisht, ndërmjet njerëzve po përjetohet një krizë në çështjen e ndershmërisë dhe të besueshmërisë.
Në një shoqëri, ku individët nuk sillen drejt dhe me ndershmëri ndaj njëri tjetrit, nuk mund të fjalë që ata t'i besojnë shoqi-shoqit. Në një shoqëri qê nuk ka ndershmëri dhe besueshmëri, nuk mund të ketë paqe dhe qetësi.
Kjo gjendje që po dominon te njerëzit, na tregon në mënyrë të qartë se sa nevojë kemi sot për parimet universale që ka sjellë Kurani fisnik. Ja, si në çdo gjë tjetër, edhe në çështjen për të qenë një njeri i ndershëm, i drejtë dhe i besueshëm, ne duhet ta përsosim moralin tonë me moralin e Kuranit dhe të marrim për shembull Pejgamberin, sallallahu alejhi ve sellem.



Ali Riza Jemel
Etika 52

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.