Me moton “Paqja fillon me ty”, më 05 korrik në Prizren fillon Festivali “SelamFest”

Nga dita e premte deri të dielën, për herë të parë në Prizren do të organizohet festivali “ Selamfest”, nga Këshilli i Bashkësisë Islame dhe OJQ “ Arasta”.

Organizatorët e edicionit të parë të festivalit “ Selamfest”, një ditë para fillimit të tij kanë organizuar një konferencë për medie. Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Orhan Bislimaj, tha se me organizimin e kësaj ngjarje kulturore, synojmë që t’i ofrojmë qytetarëve një model të ri të festivaleve, të cilët sipas tij, përmbajnë vlera tradicionale, kulturore, artistike e që janë të lidhura me identitetin fetar dhe atë kombëtar, u shpreh ai. Ndërkaq, Ilir Gashi nga OJQ “ Arasta”, tha se ky festival në të ardhmen do të mbahet tradicionalisht gjatë verës, dhe se çdo edicion Çdo edicion i “Selam Festit” do të karakterizohet me një temë të caktuar që ka të bëjë me promovimin e vlerave humane, ndërsa këtë radhë kemi zgjedhur paqen, që ndërlidhet edhe me emrin e festivalit, theksoi ai. Kryeimami i KBI-së në Prizren, Orhan Bislimaj, tha në fund se, Prizreni i pasluftës është kthyer në një qytet të aktiviteteve dhe festivaleve të shumta kulturore. Në mesin e këtyre aktiviteteve janë të pakta ato që promovojnë vlerat kulturore autoktone, dhe se , duke u nisur nga kjo brengë lindi edhe ideja e organizimit të një festivali i cili do të ishte shembull në promovimin e vlerave morale dhe kulturore si dhe do të krijonte një ambient të sigurtë për rininë që do të marrin pjesë në të, theksoi ai. Në kuadër të edicionit të parë të “SelamFest”-it është paraparë të zhvillohen një sërë aktivitetesh nga fusha shkencore, kulturore, artistike dhe argëtuese, ndërsa festivali hapet të premtën në ora 19:00 në kejin e Lumbardhit në Shatërvan me promovimin e veprimtarisë shkencore të, Nexhat Ibrahimit

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.