Në të gjitha xhamitë e Kosovës sot ligjërohet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Me rekomandim të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot për xhuma në të gjitha xhamitë e Kosovës ligjërohet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ditë më parë BIRK-u organizoi konferencë për këtë temë, ku morën pjesë personalitete vendore dhe ndërkombëtare. Me këtë rast, Myftiu Tërnava ka kërkuar që të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës të mos paragjykohen, duke shtuar se shoqëria kosovare po përballet edhe me një sfidë, me atë të luftimit të stigmatizimit të viktimave të dhunës seksuale. Me këtë kategori nuk janë marrë mjaftueshëm shteti, rrethi e familja. Bazuar në parimet islame, dhuna seksuale është e ndaluar, me kodin e luftës si dhe me normat e të drejtat ndërkombëtare. “Këto veprime të kryera nga forcat ushtarake serbe ndaj civilëve të pambrojtur, nuk ka dyshim se janë vepra të dënueshme, të shëmtuara, të urryera e të gjykuara nga Zoti, nga të dërguarit e Tij, nga njerëzit fisnikë e të edukuar, si dhe nga shoqëritë demokratike. Prandaj si të tilla janë dhe duhet të kategorizohen në kuadër të krimeve të luftës… Konsideroj se roli i bashkësive fetare për shkak të natyrës së plagës është primar dhe i domosdoshëm, askush sikur feja nuk mund të trajtojë plagën në bazë morale./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.