Mbi 215 medresantë diplomuan në Medresenë Isa Beu (2018/19)

Shkolla e Mesme Islame Medreseja Isa Beu, përmbylli me sukses edhe një vit shkollor. Kjo përmbyllje u kurorëzua dje më 04. 07. 2019 me shpërndarjen e diplomave për maturantët e kësaj vatre të diturisë.

Në këtë ceremoni, ku 215 nxënës u pajisën me diplomën e shkollës së mesme, prezantuan Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorët e vet, të gjithë myftitë e BFI-së, Drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof.Ibrahim ef. Idrizi, kryetari i kuvendit të BFI-së Fadil ef Ramadani, Dekani i FSHI-së Prof. Dr. Shaban ef. Sulejmani, Koordinatorët e paraleleve të shtrira të Medresesë Isa Beu , profesorë dhe profesoresha, prindër dhe shumë miq dhe dashamir të kësaj vatre edukativo-arsimore.

Manifestimi ka filluar me leximin e një pjese nga Kurani i shenjtë nga nxënësi Hamza Neziri. Fjalën e përshëndetjes e ka paraqitur Drejtori i Medresesë Isa Beu, prof. Ibrahim ef. Idrizi, ndërsa me fjalë rasti para të pranishmëve është paraqitur Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.

Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi i ka uruar medresantët e diplomuar, i ka përgëzuar profesorët dhe profesoreshat për punën e tyre, duke thënë që numri prej 215 medresantëve të diplomuar të jetë dhe një shifër e kualitetit të dëshmuar, sepse, ka thënë ai, vetëm puna cilësore dhe me përkushtim, e bërë në emër të Allahut (xh. sh.) mund të na çojë përpara, drejt arritjeve dhe sukseseve të reja.

Pastaj Kryetari i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, u ka ndarë diplomat pesë nxënësve të gjeneratës (nga një prej 5 subjekteve arsimore sa ka Medreseja Isa Beu gjithsej), të cilët ai personalisht i shpërblen me studim falas, për katër vjet, në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Atyre po ashtu u ka ndarë edhe nga një komplet prej librave të tij që ka botuar më parë nën titullin e përbashkët “Për fe dhe atdhe”.
Karakteristikë e kësaj gjenerate është se kanë dalë 3 hafëzë prej një klase, të cilëve Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi u ka ndarë Certifikatën e Hifzit.

Programi është mbyllur me një fotografim të përbashkët me të gjithë maturantët e vitit 2018/2019.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.