Thjerrëza (arab. ‘adas) Ervum lens; Lens esculenta; Lens culinaris.

Të gjitha hadithet që i janë veshur të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., lidhur me thjerrzën janë të sajuar nga bujqit dhe tregtarët, duke përfshirë(1) hadithin apokrif, që e ka cituar imam Bejheki, ku thuhet se “thjerrëzat e zbusin zemrën, e bëjnë syrin të vajtueshëm, sjellin lotët në sy, e heqin krenarinë”, dhe se janë “ushqim për të sinqertët”.(2)

Megjithatë, thjerrëza është përmendur në Kur'an, ku thuhet se fëmijët e Izraelit janë marrosur pas saj, sepse i kanë ngrënë fort, kur kanë thënë:
“Madje kur ju thatë:’O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë nga toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjere (groshë) dhe prej qepëve të saj!’ (Musai) Tha: ‘A kërkoni të ndërroni të mirën për atë që është më e thjeshtë’? Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijt në të keqe”. (El Bekare, 61)
Ushqimin që e ka dhënë Zoti i gjithëfuqishëm ka qenë mana dhe shkurtat.
Thjerrëzat janë të ftohta dhe të thata dhe ato përmbajnë dy substanca të kundërta: njëra ekuilibron konstitucionin, kurse e dyta është burim i vajit të kokosit. Lëvorja e thjerrzës ka nxehtësinë dhe thatësinë e shkallës së tretë, është e hidhur dhe nxit punën e zorrëve. Vetitë thelbësore të thjerrzës janë në lëvoren e saj, prandaj ngrënia e tërë thjerrzës është më e shëndoshë se kur hahen të shtypura dhe të çëruara. Thjerrëza e plotë është më e lehtë për lukthin dhe më pak e dëmshme, sepse tuli i saj bluhet vështirë për shkak të karakterit të tij të ftohtë dhe të thatë. Më tej, thjerrëza nxit vrerin e zi dhe mund të ketë veprim të dëmshëm në melankolinë akute dhe t’i dëmtojë nervat. Thjerrëza e dendëson gjakun (lat. Polyciteinia) prandaj nuk duhet t’i hanë personat që vuajnë nga plogështia dhe apatia (lat. Acedia; arab. sevda’), që janë depresione dhe shqetësime të mprehta, që janë pasojë e çekuilibrimit të vrerit të zi. Nëse personat e tillë hanë shumë thjerrëza, ata mund ta përkeqësojnë gjendjen e tyre shëndetësore, mund të nxisin çrregullimet e veta mendore të mprehta, opsesionin, si dhe mund të bëhen të ndieshëm ndaj sëmundjeve infektive, duke përfshirë edhe ethet kvartare (që përsëriten çdo katër ditë). Këto veti negative të thjerrzës mund të evitohen duke zier thjerrzën me perime që janë të kundërta me të, si bie fjala: rrepa dhe lakra, shqemja, ulliri, koranderi, dhe duke e bërë ushqimin pak më të yndyrshëm.
Kombinimi më i dëmshëm është ngrënia e thjerrzës me perime të konservuara si ushqim plotësues. Duhet të evitohet përzierja e thjerrzës me ëmbëlsira në një ha, sepse një përzierje e tillë mund të shkaktojë bllokimin e mëlçisë, ndërsa ngrënia e rregullt e thjerrzës mund të shkaktojë mjegullimin e të parit për shkak të thatësisë së saj të theksuar. Ngrënia e tepërt e thjerrzës mund të shkaktojë gjithashtu mbetjen e urinës dhe të plagëve të ftohta. Thjerrëza prodhon gjithashtu gazra të dendur në zorrë dhe mëlçi. Lloji më i mirë i thjerrzës është thjerrëza e bardhë dhe thjerrëza e rrumbullakët, që zihen shpejt.



1. Thjerrëzat janë bishtaja të bizeles nga familja Leguminosae. Hyjnë në mesin e perimeve që janë kultivuar që herët. Fara e saj është e pasur sidomos me proteina (22%). Përreth, fara e shtypur ruhet në bishtaja dhe duhet të çahet në kohën kur piqet. Ngjyra e saj shkon nga e bardha deri te e gjelbra, e kafenjta, portokallja dhe e bardhë e ndritshme. Thjerrëzat hahen të plota në supë dhe në mishin e zier, gjitashtu bluhen im dhe bëhen miell, ndërsa kashta dhe liri (arab. tubn) përdoren zakonisht për ushqim të kafshëve.
2. Krejt kjo është e sajuar.



MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)