Argumentet e Ebu Hanifes kundër pabesimtarëve

Erdhën njëherë pabesimtarët për të polemizuar me dijetarët myslimanë në lidhje me Allahun e Madhërishëm.

Dijetarët e zgjodhën dijetarin e shquar të asaj kohe, shejh Hamadanin, mësuesin e Ebu Hanifës, Allahu qoftë i kënaqur me të dy. Derisa njerëzit prisnin dijetarin, Ebu Hanife u paraqit papritur, u dëshiroi mirëseardhje atyre që ishin prezent dhe tha: "Mësuesi ynë (Hamadani) nuk kishte kohë për polemikë dhe më dërgoi mua si nxënësin e tij më të ri, Numan ibn Thabit që t'u përgjigjet në pyetjet tua." Pastaj u ul në vendin e caktuar, ndërsa delegatët pabesimtarë filluan me pyetje.

Pabesimtari: "Cilin vit ka lindur Zoti juaj?"
Ebu Hanife: "Allahu ekziston para datës, kohës dhe viteve (ekzistenca e Tij është e pakufizuar)!"
Pabesimtari: "Ne dëshirojmë të na sjellësh argumente nga realiteti ynë."
Ebu Hanife: "Cili numër është para katërshit?"
Pabesimtari: "Tre."
Ebu Hanife: "Cili numër është para treshit?"
Pabesimtari: "Dy."
Ebu Hanife: "Para dyshit?"
Pabesimtari: "Një."
Ebu Hanife: "Para njëshit?"
Pabesimtari: "Asgjë."
Ebu Hanife: "Nëse para numrit (statistikor) një, nuk ka asgjë, atëherë çfarë ndodh me Allahun Një të Vërtetë. Ai gjithmonë ekziston i pakufizuar."
Pabesimtari: "Në cilën anë është Zoti yt?"
Ebu Hanife: "Nëse sjell llambën në një vend të errët, në cilën anë përhapet drita?"
Pabesimtari: "Në të gjitha anët."
Ebu Hanife: "Kur ky është rast me dritën natyrale, çfarë është me Dritën e qiejve dhe Tokës.
Pabesimtari: "Na thuaj diç për esencën e Zotit tënd, a është i fortë si çeliku, i lëngët si uji, apo i gazët sikurse tymi dhe avulli?"
Ebu Hanife: "A ke qëndruar para një personi në pragun e vdekjes?"
Pabesimtari: "Po."
Ebu Hanife: "A ka folur ndonjëherë me ty ai pasi ka vdekur?"
Pabesimtari: "Me siguri jo."
Ebu Hanife: "Para vdekjes së tij ai ka folur, ka lëvizur, e pas vdekjes nuk ka lëvizur, është gurëzuar, kush e ndryshoi gjendjen e tij?"
Pabesimtari: "Kjo është për arsye se shpirti i tij e ka lëshuar trupin."
Ebu Hanife: "Na përshkruaj shpirtin e tij, a ka qenë i fortë si çeliku, i lëngët si uji apo i gazët sikurse tymi dhe avulli?"
Pabesimtari: "Ne për këtë nuk dimë asgjë."
Ebu Hanife: "Nëse shpirti që është i krijuar nuk mund të përshkruhet, atëherë si kërkon ti ta përshkruaj Qenien e Zotit?"
Pabesimtari: "Në cilin vend gjendet Zoti yt?"
Ebu Hanife: "Nëse e sjell enën me qumësht të freskët, a përmban ai yndyrë?"
Pabesimtari: "Po."
Ebu Hanife: "Në cilin vend është yndyra në qumësht?"
Pabesimtari: "Nuk ka vend të kufizuar, por është e përhapur në tërë qumështin."
Ebu Hanife: "Nëse yndyra e formuar në qumësht nuk ka vend të caktuar, si dëshiron ti ta kufizosh Zotin në një vend?"
Pabesimtari: "Nëse gjërat janë të përcaktuara para krijimit të Universit, cili është roli i Zotit tënd?"
Ebu Hanife: "Ai përcakton gjërat. Ai disa njerëz i ngrit e disa i përul."
Pabesimtari: "Nëse hyrja në Xhennet nuk ka fillim, poashtu nuk ka mbarim, si janë banorët e tij të përhershëm?"
Ebu Hanife: "Numrat statistik nuk kanë as fillim as mbarim."
Pabesimtari: "Si në Xhennet ushqehen, nuk urinojnë dhe nuk e kryejnë nevojën e madhe?"
Ebu Hanife: "Ti dhe secila krijesë kemi qëndruar në barkun e nënave tona nëntë muaj. Jemi ushqyer me gjakun e nënave tona, e nuk e kemi kryer as nevojën e vogël e as të madhen."
Pabesimtari: "Si është e mundur që begatitë e Xhennetit rriten duke ngrënë dhe nuk harxhohen frytet e tij dhe nuk kanë fund?"
Ebu Hanife: "Sa më shumë arrihet dituria ajo rritet edhe më shumë."



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.