Kam lindur për të qenë mbret!

Armiqtë, që rrëzuan mbretin nga froni, ia grabitën të birin – princin, dhe, duke qenë se ai ishte në një ambient mbretëror, atëherë menduan ta vazhdojnë edukimin e tij në ambiente luksi dhe dëfrimi, në mënyrë që ai të përjetojë degjenerimin më të madh, aq sa nuk do t’i kujtohej se kush ka qenë.

E morën dhe e dërguan në një vend të largët ndërsa i ofruan çdo gjë që mund t’i ofrojë një jetë epshi dhe zbavitje.
Ia ofruan ushqimet më të mira, duke menduar se ai shumë shpejt do të krijonte varësi prej tyre, do të bëhej rob i ushqimit, përdorën fjalor të pahijshëm dhe përplot fjalë të ndyra në prani të tij, që të fitojë shprehje të këqija, i ofruan femra të zhveshura, që të ambientohet me shthurjen seksuale.
I ofruan çdo gjë që mund ta devijonte dhe ta lajthiste, madje jo për një orë dhe një ditë, por për gjashtë muaj të tërë, vetëm se nuk korrën ndonjë rezultat.
Ngelën të çuditur. Si mund të ndodhë kjo?! Tërë ky mund dhe angazhim dhe të mos arrish –të paktën- të mashtrosh një fëmijë, siç ishte princi, ishte çudi. Si mund të mos dorëzohet para këtyre gjërave të dashura dhe joshëse një fëmijë?! E pyetën njëri tjetrin ndërsa përgjigjen e dha vet djaloshi, i cili tha: Unë nuk mund ta bëj këtë që kërkoni prej meje, ngase kam lindur për të qenë mbret!

(Marrë nga libri The ultimate Teenage Success Guide (versioni në arabisht) i Sean Covey-t.)

Me bindje dhe vendosmëri sikur kjo, arrihet suksesi. Me këtë vetëbesim, me këtë metodologji se edhe unë jam i rëndësishëm, se unë mund të korri sukses, duhet t’i qasemi jetës. Le t’i largohemi mëkateve me arsyetimin se kemi lindur për ta respektuar, jo për t’i bërë mëkat Allahut!



Përgatiti: Sedat Islami

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.