Besimi është rruga e shpëtimit

Në shumë Libra, e posaçërisht në dy prej tyre: “Zotin e konfirmon shkenca moderne” dhe 'Medicina është hyrje e besimit”, e kam kuptuar që besími në Zot dhe mbështetja tek Ai është ilaçí më i mírë për brengat dhe telashet e njerëzve.

“Atëherë me siguri do të kujtoni fjalët e mia! Kurse unë rastin tim po ia lë Allahut; vërtetë Allahu i sheh robërit e Vet” (Mu’minun, 44)

“Asnjë e keqe nuk do të ndodhë pa dëshirën e Allahut, ndërsa Ai zemrën e atij që e beson Allahun do të udhëzojë – Allahu di gjithçka më së miri.”
(Tegabun, 11)

Të kuptuarít e drejtë të përcaktimit dhe pajtimí me atë që është përcaktuar
sjell lehtësím të madh në jetë.

“E atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim as lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata që bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndaloj nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, i cili do t’i lirojë nga barra dhe vështirësitë që i kishin. Prandaj ata që besojnë atë, të cilët e mbështesin dhe e ndihmojnë dhe e ndjekin dritën e dërguar përmes tij – do ta arrijnë atë që e kanë dëshiruar.” (Araf, 157)

E di që s’më ka goditur asnjë e keqe, e që se kanë provuar shumë njerëz para meje.

Autorët më të famshëm perëndimorë, si Kejsi Morison, Aleks Karil dhe
Dejl Karnegi, konsiderojnë se bësimi në Zot është rrugëdalja e vetme për Perëndimin, i cili është zhytur në materíalizëm të cekët. Ata më tutje theksojnë se shkaktari më i madh i vetëvrasjeve në Perëndim është pikërisht ateizmi dhe mohimi i Zotit, Zotit të të gjithë botëve.

“O Davud, Ne të bëmë mëkëmbës në Tokë, andaj gjyko njerëzit me drejtësi dhe mos u mashtro pas pasionit që të mos largoj nga rruga e Allahut; ata që largohen nga rruga e Allahut i pret vuajtje e madhe në botën tjetër ngase e kanë harruar Ditën në të cilën do të japin llogari.” (Sad, 26)

“Bëhuni të sinqertë në besnikërinë ndaj Allahut, mos e konsideroni aski të barabartë me Të! Kurse ai që e konsideron se dikush është i barabartë me Allahun – do të jet si ai, i cili ka rënë nga qielli dhe të cilin e kanë çukitur shpendët, ose ai të cilin era e ka flakur në një vend të largët.” (Haxh, 31)
Revista “Shark el-Evsat” e datës 21.4.1415. sipas Hixhrës shënon citate nga
memoaret e bashkëshortes së ish presidentit të SHBA-ve, Xhorxh Bush në të
cilat ajo shkruan se disa herë kishte dashur të kryente vetëvrasje në mënyra të ndryshme.
Është i njohur gjithashtu rasti í Kuzmanit, i cili kishte luftuar trimërísht
dhe me vetëmohim në Uhud. Të gjithë deklaronin dhe mëndonin se ishte nga banorë e Xhenetit, por i Dërguari kishte deklaruar se është prej banorëve të Xhehenemit ngasë kur ishte plagosur rëndë, nuk u përmbajt prej dhimbjeve, por bëri vetëvrasje.

“Thuaj: A dëshironi t’i tregoj veprat e të cilit nuk do të pranohen në asnjë mënyrë, puna e të cilit në këtë botë do të jetë e kotë, e të cilët do të pandehin se ajo që bëjnë është e mirë.” (Kehf, 103-104).

Kjo gjithashtu është porosi e ajetit:

“Kurse ai që ia kthen shpinën Librit Tim, ai do të qojë jetë të rëndë dhe Ditën e Gjykimit do ta ngjallim të verbër.” (Ta Ha, 124).

Muslimani nuk mund t'i bëjë këto gjëra pavarësisht se në çfarëdo situate që
ndodhet. Abdesi, dy reqate namaz dhe përulja largon të gjitha brengat dhe
shqetësimet.

“Prandaj duroji fjalët e tyre dhe kryeje namazin duke madhëruar Zotin tënd, para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij, e kryeje atë në kohët e natës, e edhe në skajet e ditës – për të qenë i lumtur.” (Ta Ha, 130).

Në Kuran do të hasim çështje mbi botën e jobesimtarëve, mbi mashtrimet
dhe bredhjet e tyre.

“Ç’kanë ata që që nuk besojnë.” (Inshikak, 20).

Ç’është ajo që u largon nga besimi, ndërkohë që çdo gjë përreth aludon për
Krijuesin, gjithçka ju shpie tek Aí?

“Ne do t’ju ofrojmë argumentet Tona në hapësirat e gjithësisë, por edhe te vetë ata, gjersa të mos u bëhet tërësisht e qartë që Kurani është e vërteta. Ani, a nuk të mjafton fakti që Zoti yt është i informuar për çdo gjë.” (Fusilet, 53).

Të gjíthë njerëzit duhet ta kenë të qartë se Muhamedi është i Dërguar i
Zotit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), se vetëm Allahu meriton të
adhurohet dhe të respektohet, se vetëm Islami është fe e përsosur të cilën
duhet ta pasojnë të gjithë njerëzít.

“Feja nuk lejohet të imponohet me dhunë – Rruga e drejtë dallon nga devijimi! Ai që nuk e beson shejtanin, ndërsa e beson Allahun – kapet për lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet dot. – Ndërsa Allahu dëgjon dhe di gjithçka.” (Bekare, 256).

Ekzistojnë shkallë të ndryshme të mosbesimit

Xhorxh Bush në memoaret e tij, në librin “Një hap para”, deklaron: “Kur po prezantoja në funeralin e presídentit të Bashkimit Sovjetik Brezhnjev,
në Moskë, e ndjeva sa funeral i mërzitshëm dhe i zymtë ishte ai, në të cilín nuk mund të ndjehej asnjë shpirt dhe besim.”

Në realitet, Bush íshte katolik, Brezhnjevi ateist.

“Ti me siguri do të zbulosh që armiqtë më të egër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe politeistët; e gjithsesi do të zbulosh miqtë më të afërt të besimtarëve janë ata që deklarojnë: Ne jemi të krishterë, ngase në mesin e tyre ka priftërinj dhe murgj dhe asi që nuk mburren.” (Maide, 82).

Shikoje se si Bushi, ndonëse edhe vetë në rrugë të gabuar, e kishte hetuar të keqën e ateizmit. E si do të ishte sikur do të kishte kuptuar Islamin?!?

“Kurse ai që e pëlqen ndonjë fe tjetër pos Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të pësojë.” (Ali Imran, 85).




Shkoqitur nga libri "Mos u dëshpëro" - Aid El-Karni

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.