Cilësitë e besimtarit

Aid el Karni

Kur besimtari i ekspozohet shqetësimeve dhe poshtërimeve, ai ka cilësi të caktuara të cilat shprehin vendosmërinë dhe madhështinë e besimit të tij.

Cilësia e parë është falja (afv), që aludon për pastërti dhe ndershmëri të zemrës. Besimtari ia falë atij që e shqetëson dhe kërkon t'i bëjë ndonjë të mirë, ngase e di që kjo e lartëson në shkallët e devotshmërisë. Në realitet, kryerja e veprave te mira dhe ndihma atyre që na kanë shkaktuar ndonjë të keqe është niveli më i lartë dhe më i çmuar i besimit. Para vetë faljes, besimtari e përmban mllefin dhe zemërimin e vet, nuk ia kthen atij që e shqetëson, pastaj ia falë prapësinë e kryer. Kjo është bamirësi (ihsan), gjegjësisht kthim i të keqes me të mirë.

" Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit. Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç Allahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen). Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë. Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgënjeshtruan.” (Ali Imran, 133-137)

"Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët” (Shura, 40)

"... le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë” (Nur, 22)

Në një transmetim thuhet që i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofte mbi të) ka thënë: "Allahu më ka urdhëruar ta vizitoj atë që me ka harruar, t'ia fal atij qe më ka shkaktuar padrejtësi dhe t'i jap lëmoshë atij që më ka mohuar mua."

Cilësia e dytë është kur besimtarë e kupton që gjithçka ndodhë me caktimin paraprak te Allahut. Ai beson ne përcaktimin e Tij. Kështu që besimtari çdo telash e kupton si pjesë e përcaktimit, ngase vetëm Ai përcakton dhe vendos gjithçka në kozmos. Prandaj, ti o vëlla, duhet t'i nënshtrohesh për gjithçka Zotit tënd.

Cilësia e tretë është kur bindja e besimtarit që fatkeqësitë shlyejnë mëkate, gjegjësisht që të këqijat sjellin me vete shlyerje të mëkateve. Kështu me vështirësi në jetë njeriu asgjëson prapësitë e veta dhe arrin në nivele më të larta të besimit.
"
“Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre patjetër do t'ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t'i vejë në xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e Allahut, se më i miri i shpërblimeve është tek Allahu.” (Ali Imran, 195)

Me bindjen e tyre në shlyerjen e mëkateve dhe kthimin e të keqes me të
mirë besimtarët e zbatojnë një urtësi të jashtëzakonshme.

“E mira dhe e keqja nuk janë njësoj! Të keqen ktheje me të mirë dhe armiku yt do të shndërrohet befas në mik." (Fusilet, 34)

Në një hadith thuhet: "Musliman është ai nga dora dhe gjuha e të cilit janë të sigurt muslimanët tjerë."

Kjo nënkupton, gjithashtu, që muslimani fyerjen e kthen me fjalë të mira dhe me buzëqeshje, duke asgjësuar armiqësinë e atij që e fyen dhe duke shuar zjarrin e zemërimit të tij.

“E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut”. " (Isra, 53)

Duke folur lidhur me sulmet ndaj besimtarëve, duhet thënë se besimtari i sinqertë është koshient që njerëzit nuk janë të përkryer, andaj çdo e keqe vjen për shkak të ndonjë gabimi që e kemi bërë vetë.

" E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: “Prej nga kjo”? Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”! S'ka dyshim se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send.” (Ali Imran, 165)

"Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë“ (Shura, 30)

Ekziston edhe një veti e lavdëruar e besimtarit i cili gjendet ne sprove. Ajo është mirënjohja e tij ndaj Allahut me të cilën robi e falënderon Zotin për gjithçka, pra edhe për sprova. Në të vërtetë, besimtari është më i kënaqur dhe më mirënjohës të jetë i shtypur, (madhlum) se sa të jetë tiran (dhalim).

Disa nga pararendësit e mirë në lutje deklaronin: "Zoti ynë, na bën të shtypur, e jo tiranë."

Kjo ngjason me tregimin për dy bijtë e Ademit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ku njëri deklaron:

“Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem Allahut, Zotit të botërave!” (Maide, 28)

Krejt kjo është, gjithsesi, vetëm një pjese e mëshirës e cila shkëlqen në shpirtin e besimtarit, prandaj ai ua falë atyre që e shqetësojnë dhe i shkaktojnë vuajtje. Besimtari e di se edhe njeriu i tillë i cili kryen prapësi në vazhdimësi dhe sulmon të tjerët është i denjë për mëshirë si krijese e Zotit. Prandaj i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:

“Ndihmoni vëllait tuaj qoftë ai shtypës ose i shtypur."

Kur një njeri i quajtur Mistah e kishte sulmuar nderin e Ebu Bekrit, duke fyer vajzën e tij Aishen, Ebu Bekri ishte betuar se më nuk do ta ndihmonte dhe nuk do t'i jepte lëmoshë siç e bënte rregullisht, ngase Mistah ishte skamnor i këputur. Në lidhje me këtë Allahu shpalli ajetet vijuese:

“Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të Allahut lanë vendlindjet e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.” (Nur, 22)

Pas kësaj Ebu Bekri kishte deklaruar: "Natyrisht, unë dëshiroj që Allahu të mi falë mëkatet. Pastaj i kishte dhënë lëmoshë siç kishte vepruar çdo ditë dhe ia kishte falur."

Jusufi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) vëllezërve të tij që i kishin shkaktuar padrejtësi të madhe, u kishte thënë:

" Ai tha: “Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!” (Jusuf, 92)

Këto fjalë i kishte përsëritur i Dërguari me rastin e çlirimit të Mekës, kur ua kishte falur të gjithë atyre që tentuan ta shqetësonin, ta sulmonin dhe ta poshtëronin në qytetin e tij.

I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) madje edhe u kishte thënë: "Shkoni, prej tashti jeni njerëz të lirë.”

Pikërisht për këtë edhe reflektojnë fjalët e hadithit vijues: "Nuk është trim ai që lufton, porse ai që arrin të kontrollojë veten kur është i zemëruar."

Ibën Mubarek ka deklaruar:

Nëse shoqërohesh me njerëz të mirë,
tregohu i mëshirshëm ndaj tyre.
E mos u zemëro me njerëz fare,
se mund të mbetesh pa miq prore.

Thuhet se në Ungjill është thënë: "Falja shtatë herë atij që të dëmton ty një herë."

Prandaj, personit i cili na ka shkaktuar vetëm një të keqe duhet t'ia falim shtatë herë në mënyrë që ta qetësojmë zemrën, të pushojmë nervat dhe ta ngushëllojmë shpirtin. Së fundit, hakmarrja të shkatërron nervat, gjumin, nderin dhe qetësinë tënde, dhe jo të askujt tjetër.

"Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët. (Shura, 40)

Në një fjalë të urtë indiane thuhet: "Kush e mposht shpirtin e vet është më trim se ai që e pushton një qytet."

"Unë nuk e arsyetoj veten, shpirti është i prirë për keq, pos atij që Zoti yt e mëshiron. Zoti im vërtet falë dhe është mëshirues. " (Jusuf, 53)

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.