U mbajt mbledhja e drejtorisë së Haxhit

Drejtoria e Haxhit dhe Umres pranë Kryesisë e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot mbajti mbledhjen e saj parapërgatitore me udhëheqësit e grupeve të haxhive për këtë vit

Mbledhjen e kryesoi drejtori i Haxhit dhe Umres , Vedat ef. Sahiti i cili në fokus të diskutimit të tij kishte koordinimin
e punëve, bashkërendimin e detyrave, obligimeve dhe përgjegjësive te udhëheqësve të haxhit në raport me haxhitë dhe mbarëvajtjen e kryerjes së kushtit të pestë te Islamit- Haxhit. Ju njoftojmë se nisja e haxhive nga Kosova për këtë vit do të fillojë më 1, 2 dhe 3 gusht, ndërsa kthimi më 24, 25 dhe 26 gusht.

Në këtë mbledhje u diskutua gjithashtu edhe për duanë tradicionale të
haxhive, e cila do të bëhet nëpër Këshillat përkatës para nisjes së haxhive./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.