Gjethet e indigos (çivitit) (arab. ketem) - Bima indigofera

Por, Ibn-Mevhabi ka thënë se Ummu Seleme i ka treguar flokët e të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., të kuq nga kënaja, por jo të kaltër të errët nga ngjyerja me çivit. Në kapitullin vijues me po këtë tematikë, s

Por, Ibn-Mevhabi ka thënë se Ummu Seleme i ka treguar flokët e të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., të kuq nga kënaja, por jo të kaltër të errët nga ngjyerja me çivit. Në kapitullin vijues me po këtë tematikë, shumica e ashabëve ka pohuar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., nuk ka pasur aq shumë flokë të thinjur për t’i ngjyer.(2) Po kështu ka shënuar edhe Enesi: “I kam parë flokët e të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., dhe ata kanë qenë të ngjyer me këna”.(3)
Indigo është ngjyrë e kaltër e errët dhe e purpurt e errët, e cila më përpara nxirrej nga fermentimi i gjetheve të bimës bishtajore tropike Indigofere. Frutat e bimës indigo i përngjajnë atyre të bimës së piperit, kurse gjethet e saj i ngjajnë bimës së mërsinës. Bima rritet në terrene të rrafshëta të Arabisë. Gjatë kohës së pjekjes së saj të plotë, gjethet e saj nxihen, ndërsa, kur gjethet janë ende të gjelbra, prodhojnë vaj që është përdorur në disa preparate mjekësore. Kur nxihen gjethet, ato mblidhen, thahen dhe bluhen për t’u përdorur si ujë.
Katër përmbledhjet kryesore të haditheve (sunen) e vërtetojnë hadithin e të Dërguarit të All-llahut, s.a.v.s.:”Këna dhe indigo janë ngjyrat më të mira”.
Sa i përket imam Gafikit, ai e ka shpjeguar se bima ketem rritet nëpër rrafshira dhe mund të arrijë lartësi deri në 185 cm. Gjethet e saj u ngjajnë gjetheve të ullirit, frutat e saj u ngjajnë farave të piperit në formë, ndërsa bërthama e saj nxihet kur bluhet dhe fermentohet. Pirja e lëngut të zier të ekstraktuar të gjetheve të katames ndihmon në ndaljen e të vjellave dhe përdoret gjithashtu kundër kafshimit të qenit të tërbuar. Edhe lëngu i zier i këtyre gjetheve, kur zihen në ujë, shfrytëzohet zakonisht për ngjyrë shkrimi.
El-Kindi ka pohuar se fërkimi i syve me lëngun e zier të farave të indigos i heq papastërtitë, ndal lotimin intensiv të syve dhe i qetëson ata.
Disa njerëz i ngatërrojnë gjethet e indigos me ato të shelgut (lat. Isatis tinctoria), i cili është i njohur gjithashtu si indigo e egër. Disa autorë të sahihut kanë treguar se me rastin e disa ceremonive, gjethet e indigos dhe ato të shelgut përzihen për të prodhuar ngjyrë speciale për flokë.
Kur Ebi Kahafe e kishte vizituar të Dërguarin e All-llahut, s.a.v.s., me flokët e tij që ngjanin me një kaçubë të familjes Convulvulaceae (arab. zagama), i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., i kishte thënë si vijon: “Duhet ta(4)
Ky hadith mund t’i ketë dy shpjegime: do të mund të ndalonte ngjyerjen e flokëve me ngjyrë tepër të zezë ose do të mund të lejonte përzierjen e ngjyrës së shelgut dhe të indigos me kënanë, e cila përzierje do t’u japë flokëve ngjyrë të kuqe të errët; ose do të mund të ndalonte dhelpërinë, d.m.th. që njeri i moshuar, duke përdorur atë, të tërheqë vëmendjen e ndonjë gruaje të re, ose përkundrazi. Megjithatë, ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të errët është e lejuar deri kur ajo të përdoret pa ndonjë qëllim të keq, e jo për të mashtruar të tjerët.



1. Buhariu, 10/298.
2. Shih gjithashtu: Këna
3. Bima indigo (çivit) është anëtare e familjes së bishtajoreve. Pigmenti në indigo quhet indigotin.
4. Muslimi, 2102.



MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.