A dëshironi të jeni me pakicën apo me shumicën?

Njëherë, Omeri r.a., po ecte në treg dhe hasi një njeri të ulur i cili lutej:

“O Allahu im, më bëj prej pakicës!”
Omeri, r.a., e pyeti: “Ku e ke mësuar këtë lutje?”
Ai u përgjigj: “O prijës i besimtarëve, Allahu, xh.sh., në Librin e Tij ka thënë:
“...E nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.“ (Sebe’ë, 13)
Omeri, r.a., qajti dhe me vete tha: “O Omer, njerëzit dinë më shumë se ti. O Allah, më bëj prej pakicës!”
Ndonjëherë, kur e këshilloni dikënd që t’i lë mëkatet, ai përgjigjet: “Por shumica bëjnë mëkate, nuk jam unë i vetmi...”
Por, në Kuran do të gjeni:
“...Por shumica e njerëzve nuk dinë.“ (El - A’rafë, 187)
“...Por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.“ (El - Bekare, 243)
“...Shumica prej tyre janë mëkatarë.“ (El - Maide, 59)
“...Shumica prej tyre janë injorantë.“ (El - En’amë, 111)
“...Por shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj e kthejnë kokën.“ (El - Enbija, 24)
Ibn Kajjimi ka thënë: “Ec në rrugën e të vërtetës dhe mos u ndiej i vetmuar për shkak të numrit të vogël të atyre që janë në këtë rrugë, ruaju nga humbja për shkak të numrit të shumtë në këtë rrugë.”
Lutemi Allahut, xh.sh., që të na bëjë prej robërve të pakët!



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.