A doni të keni punë përsëri me Allahun?

Sulltan Mahmuti, i cili ishte prej sulltanëve të mëdhenj të shtetit të Gaznës, një prej shteteve të para të turqve myslimanë, kishte përjetuar shumë vështirësi përgjatë një ekspeditë që kishte organizuar kundrejt Indisë dhe kishte filluar të mendonte se nuk do të korrte dot fitore.

Përgjatë kësaj gjendjeje të vështirë i kishte premtuar Allahut duke i thënë: “O Allah! Nëse do të korr fitore në këtë luftë, të gjithë plaçkën e luftës që do ta marr do t’ua shpërndaj të varfërve.”
Me të vërtetë Allahu (xh.xh.), e ndihmoi dhe Sulltan Mahmuti krahas fitores së madhe arriti të merrte edhe një plaçkë lufte shumë të vlefshme. Kur u kthye në Gazna, gjithë plaçkën e luftës filloi t’ua shpërndante të varfërve dhe nevojtarëve, siç kishte premtuar. Këtë gjë e kundërshtuan disa vezirë dhe komandantë.
Kur Sulltan Mahmuti tha: “Ky është premtimi im. Sigurisht që do t’i shpërndajë të gjitha.”, disa ia bënë kokën lëmsh duke i thënë: “Aman o Sulltani ynë! Si mund t’ua dinë vlerën të varfrit këtyre pasurive të shtrenjta? Një pjesë të tyre shpërndajeni, por më të shtrenjtat vendosini në thesarin e shtetit. Në fakt, thesari ka nevojë për këtë plaçkë lufte.”
Nisur nga kjo, Sulltan Mahmuti vendosi të konsultohej me një dijetar që jetonte në Gazna dhe që nuk hezitonte të thoshte të vërtetën cilido qoftë çmimi i saj.
Ky njeri i madh që Sulltan Mahmudi e pyeti për mendimin e tij, i dha këtë përgjigje kuptimplotë Sulltanit: “Sulltan! Në këtë situatë nuk ka aspak vend për hezitim. Nëse nuk do të keni më punë me Allahun, bëni atë që ju kanë thënë vezirët dhe komandantët tuaj. Por, nëse do të keni punë përsëri me Allahun, mbajeni premtimin tuaj dhe shpërndajuani të varfërve plaçkën e luftës.”

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.