Imami që ua shpëtoi jetën qindra të krishterëve nderohet me “Çmimin e Guximit”

Meqenëse liria fetare është vlerë thelbësore që përpiqen ta fuqizojnë shoqëritë demokratike, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ndan një çmim vjetor për aktet e guximshme në ruajnë lirinë fetare kudo në botë.

Këtë vit, një nga pesë personat e nderuar me Çmimin Ndërkombëtar të Lirisë Fetare është Imami Abubakar Abdullahi, udhëheqësi fetar musliman, i cili me vetëdije rrezikon jetën e tij për të shpëtuar të krishterët të cilët do të ishin vrarë pa ndërhyrjen e tij.

Sulmet e dhunshme midis fermerëve në Nigerinë qendrore, të cilët janë kryesisht të krishterë, dhe barinjtë nomadë, të cilët janë kryesisht muslimanë, datojnë që nga viti 2013.

Por, në qershor të vitit të kaluar, barinjtë nisën sulme të koordinuara në 10 fshatra që vranë qindra fermerë, dhe aty u gjend imami 83-vjeçar i cili tregoi kurajo, vetëmohim dhe dashuri vëllazërore, kur mori në mbrojtje jetën njerëzore, pavarësisht dallimeve fetare.

Ndërsa Imam Abdullahi po i mbaronte lutjet e drekës, ai dhe besimtarët dëgjuan të shtëna armësh dhe dolën jashtë dhe panë anëtarët e komunitetit të krishterë që iknin.

Instinktivisht, Imami strehoi 262 prej tyre në xhami dhe në shtëpinë e tij personale aty pranë.

Ai pastaj doli jashtë për t’u përballur me personat e armatosur dhe kur sulmuesit pyetën për vendndodhjen e tyre, kleriku refuzoi t’i braktiste.

Megjithëse më shumë se 80 vetë u vranë atë ditë, veprimet e Imam Abdullahit shpëtuan jetën e qindra të tjerëve.

Xhamia ku ai mbanë ritualet fetare është ndërtuar nga komuniteti i krishterë. Guximi i Abdullah përballë rrezikut tregon angazhimin e tij për të promovuar të kuptuarit ndërfetar dhe të paqes. /tesheshi.com/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)