Kisti (arab. kust, kustus; kist) Costus speciosus

Enesi, r.a., ka treguar që i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: "Disa prej trajtimeve më të mira gjenden në prerjen sipërfaqësore të lëkurës në kupëzore dhe në rrënjën e kistit". (1)

Ummu Kajsi, r.a., ka treguar gjithashtu që i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: "Përdorni këtë rrënjë të Indisë, sepse kjo shëron shtatë sëmundje, ndërsa pleuritisi (inflamacioni i cipës së mushkërive) është njëra ndër to". (2)

Ekzistojnë dy lloje të rrënjës së kistit: rrënja e bardhë e bimës mjekuese, e njohur si kisti i rëndomtë detar, dhe rrënja aromatike e alojes indiane (arab. 'ud hindi), e njohur zakonisht si aloja (Shih: Aloe vera; arab. ulva, druri i alojes indiane).

Rrënja e alojes indiane siguron nxehtësi të theksuar, ndërsa lloji i bardhë është më i lehtë, por që të dyjat kanë efekte mjekuese të rëndësishme. Rrënja e kistit ose kisti, i cili zakonisht është i njohur si aloja indiane, është i nxehtë dhe i thatë në shkallën e tretë. Rrënja thanë depërtimin e mukusit dhe ndihmon shërimin e ftohjeve të kokës ose bllokimet akute të hundës (lat. Catarrhus; Coryza; arab. zukam). Rrënja e lëngut të kistit ndihmon në rastet e dobësimit të mëlçisë, dobësimit të tretjes, plogështisë së lukthit, gripit (influenca) abdominal, barkqitjes dhe ndihmon si antipiretik në zbritjen e temperaturës përsëritëse, qetëson temperaturën kuartane (tek malaria), ndërsa melhemi i saj ndihmon në zbutjen e dhembjes në shpinë ose dhembjeve reumatike në regjionin lumbal (lat. Lumbago). Rrënja e kistit ndihmon gjithashtu në rastet me pleuritis, zbret temperaturën e tij të lartë, qetëson simptomat e astmës, rëndimin në gjoks dhe zvogëlon etjen. Kjo rrënjë përdoret gjithashtu për përgatitjen e antidotit (arab. tirjak) për shërimin e kafshimit nga gjarpri.

Lyerja e fytyrës me pomadë, e cila është përgatitur me kist, të përzier me ujë dhe mjaltë, ndihmon në mënjanimin e njollave dhe kontrollimin e ndryshimeve në lëkurë dhe gjoks, që janë pasojë e shtatzënisë ose e paushqyeshmërisë (lat. Chloasma). Lyerja dhe masazhi me këtë pomadë ndihmon gjithashtu në mënjanimin e njollave (shenjave) kirurgjikale dhe të shenjave të zakonshëm.

Galeni ka shënuar se kjo mund të ndihmojë gjithashtu në kontrakcionet spazmatike dhe shtangimet e muskujve të dirigjuar (lat. Tetanus), si dhe përdoret gjithashtu në shërimin e pleuritisit. Melhemi i kistit ndihmon gjithashtu në mënjanimin e njollave, në mënjanimin e luspave të thata, duke përfshirë zbokthin. Shumica e mjekëve botërorë nuk ka pasur sukses të njohin dobitë e theksuara që ka kjo bimë, e sidomos vetinë e saj në shërimin e pleuritisit, për ç'arsye njihet në hadithin e të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s. Sikur ata ta kishin marrë këtë dituri nga Galeni, atëherë me siguri do ta shënonin në Librin e tyre, dhe sikur këtë dituri ta kishin gjetur të regjistruar në ndonjë pergamenë të krishterë dhe hebraik, ose në manuskriptet e mjekëve botërorë në Perëndim, ata me siguri do ta trajtonin më saktë dhe më mirë se hadithet e të Dërguarit të All-llahut!

Më lart në këtë libër kemi theksuar që mjekët botërorë, në krahasim me diturinë e shpallur të mjekësisë natyrore, që e ka praktikuar i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., duken sikur janë praktikantë të mjekësisë popullore. Megjithëse rrënjët e tyre të hershme janë lidhur me ligjet e mençurisë së All-llahut dhe të diturisë së pakufishme të All-llahut, e cila dituri lidhet me shkakun dhe pasojën, duke u bazuar në këtë mendim, veprat mjekësore të mjekëve dhe mjekësia fizike, bile edhe sot, mund të duken si besëtytni. Në këtë kuptim, ajo që është shpallur nëpërmjet frymëzimit të All-llahut, është më e saktë dhe më e përkryer se ajo që është mësuar nëpërmjet mjekësisë eksperimentale (Cf. Përdorimi i ilaçeve natyrore).

Përkundër të gjithave, ne nuk i mohojmë përparësitë e mësimit nëpërmes eksperimentit dhe traditës, as atë që kjo dituri e trashëguar mund të arrijë qëllimin, qoftë negativ ose pozitiv, sepse qëllimi ynë këtu nuk është të kritikojmë, por më mirë të bëjmë aluzion në virtytet fisnike, vlerat dhe faktet e udhëzimit të të Dërguarit të All-llahut, s.a.v.s., dhe si dhuratë të All-llahut të gjithëfuqishëm, si dhe që këtë udhëzim ta bëjmë argument të profecisë së të Dërguarit të All-llahut, s.a.v.s. Përkundër kësaj, natyra e njeriut bënë padrejtësi ndaj vetvetes dhe mendja njerëzore hulumtuese anon kah eksperimenti dhe mësimi nëpërmjet përpjekjes dhe gabimit, me përjashtim të atij që është i udhëzuar nga shpirti i fesë, nga dituria e tij e lindur dhe drita.



1. Melasa: pastë e bërë nga 60-70% ilaçesh të ndryshme, të cilët janë bluar dhe bërë si pluhur, e cila më parë është përdorur si antidot; hadithi gjendet në Dy sahiha dhe është përmendur më sipër.
2. Buhariu, 10/124; Ahmedi, 6/356.



MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.