Kryesia e BIK ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve drejt vendeve të shenjta

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Haxhit ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve të Kosovës drejt vendeve të shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame, haxhin

Fitim ef. Gashi nga Drejtoria e Haxhit tha se në këtë vit nën organizimin e Kryesisë së BIRK-ut për vende të shenjta për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1.080 besimtarë, në mesin e të cilëve 370 janë gra.

Ai po ashtu ka njoftuar se grupi i parë i haxhinjve do të nisen nga Prishtina më 31 korrik, për të vazhduar pastaj me datë 1, 2 dhe 3 gusht kur do të niset edhe ekipi i fundit i haxhinjve drejt vendeve të shenjta

Çmimi i haxhit për besimtarët kosovarë këtë vit është 4.150 euro.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.