Dallimi në mes majmunit dhe luanit

Gruaja dhe burri shkuan në kopshtin zoologjik. Ajo pa sesi majmuni po lozte me majmuneshën i gëzuar, pa brenga, duke bërë lëvizje me elegancë dhe dashuri.

- "Sa të lumtur janë, tregim mahnitës i dashurisë së vërtetë!" - i tha gruaja burrit të saj.
Pastaj, shkuan deri tek kafazi i luanëve. Aty vërejti sesi luani i qetë po qëndronte pranë luaneshës.
- "Çfarë tregimi tragjik i dashurisë, janë të pikëlluar!" - i tha gruaja burrit të saj.
Burri i tha gruas ta hidhte gotën e plastikës që e kishte në dorë pranë luaneshës. Ajo e hodhi, ndërsa luani u zemërua, ulëriti dhe u ngrit në këmbë për ta mbrojtur luaneshën.
Pastaj, i tha të hidhte gotën e plastikës në drejtim të majmuneshës, ndërsa majmuni iku ende pa arritur gota e plastikës tek majmunesha.
Atëherë, burri i tha gruas: - "Mos u mashtro me atë që sheh tek njerëzit. Ekzistojnë disa njerëz që të mahnitin me ndjenjat e tyre të rrejshme. Por, ekzistojnë edhe njerëz që i ruajnë ndjenjat e tyre në zemra përplot dashuri."
Mos u mashtro me atë që e konsideron romantike te disa tek të cilët shpesh të mashtron e jashtmja e cila fshehë zemrën e zbrazët, por në anën tjetër ekzistojnë njerëz që nuk tregojnë asgjë, por zemra e tyre është e mbushur me dashuri të sinqertë.

Sot, kemi shumë majmunë, ndërsa pak luanë.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.