Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës takoi mërgimtarët

Drejtoria për Diasporë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi takim-drekë me imamët dhe kryetarët e këshillave të xhamive të shqiptarëve në diasporë. Takimi u mbajt në ambientet e Medresesë së Mesme “Alauddin”. Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me stafin e tij.

Drejtori i Diasporës, mr.Ekrem ef. Simnica duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirëve tha se ky takim tashmë është bërë tradicional nga BIRK-u, duke vlerësuar lart kontributin e diasporës dhënë për Kosovën. “Kjo drekë është bërë tradicionale nga BIRK-u, duke e ditur kontributin që ka bërë diaspora dhe që vazhdon ta bëjë për Kosovën. BIRK-u është e ndihmuar nga shtrirja e dorës së vendorëve, por në shumicë nga mërgimtarët. Drejtoria për Diasporë është gati të bashkëpunojmë me mërgimtarët kudo qe janë”, tha Simnica.

Nga ana tjetër, kryetari i BIRK-ut, Myftiu i Kosovës, Naim Ternava, në fjalën e tij përshëndetëse tha se Medreseja e Prishtinës, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në çdo etapë që vendi ynë ka kaluar. Ai çmoi kontributin dhe punën e diasporës, duke thënë se Kosova do të jetë përjetë falënderuese, duke u thënë se dyert në Kosovë janë çdo herët të hapura për mërgatën tonë.

“Jemi mbledhur në këtë objekt, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm kur ky vend ishte i okupuar. Dhe nga këtu dolën njerëz të cilët sot këtë dije e shpërndajnë në gjithë botën. Andaj ky institucion do të mbetet krenaria e kombit tonë bazuar në atë që ka dhënë dhe po jep edhe sot në kohët më të vështira. Është kënaqësi e madhe të ju shoh, dhe kur ju vini në Kosovën tonë shohim se shumë dyer të mbyllura hapen”, tha ai.

Tërnava falënderoi imamët e diasporës, për ruajtjen dhe kultivimin e Islamit të pastër, duke porositur që të ruajnë fëmijët nga çfarëdolloj radikalizmi.

“Nuk guxojmë asnjëherë t’i japim përparësi gjuhëve të huaja karshi asaj amtare. Kemi për detyrim ta ruajmë identitetin tonë fetar dhe kombëtar kudo ku jemi. Andaj duhet t’i ruajmë fëmijët tanë nga çdo sindrom qe nuk i përket Islamit, sindromi është një përgatitje sa për ta njollosur Islamin, po ai s’ka të bëjë me Islamin se Islami është i pastër. Në asnjë mënyrë ne shqiptarët nuk guxojmë që të tjerët të na bëjnë me gisht sikur ne jemi ekstremistë. Mërgimtarët tanë duhet të kenë një bashkëpunim më të madhe edhe me institucionet e vendit si në aspektin politik, ekonomik dhe fetar’, tha ai.

Ai më tej tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet edhe më tej e interesuar që t’i mbajë kontaktet me mërgatën tonë dhe që t’u ofrojë ndihmë rreth literaturës, kuadrove dhe aktiviteteve të tjera”, tha Myftiu Tërnava, duke kërkuar nga mërgimtarët tanë që edhe më shumë të japin kontribut në mirëqenien e të gjithëve.

Në këtë takim me mërgimtarët tanë mori pjesë edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës, Muhamet Selmani, i cili në fjalën e tij shprehu falënderime për imamët e diasporës për edukimin e brezave të rinj dhe kultivimin e kulturës shqiptare. “Ju përgëzoj për punën që keni bërë , dhe ju uroj për kulturën dhe diturinë që keni shpërndarë”-tha ai. Avdullah Mustafa, përfaqësues i diasporës në Zvicër, tha se do të vazhdojnë të japin kontribut për të mirën e vendit ku jetojnë dhe veprojnë, porse nuk do ta harrojnë as vendlindjen. “Ne këtë bashkim duhet ta thellojmë dhe të jemi më aktivë që të mirat e xhematit tonë të mos shpërndahen në vendet e tjera, po në vendlindje. Në kemi përgjegjësi këto mjete t’i dërgojmë në vendin tonë”, tha ai.

Edhe Elez Osmani, përfaqësues i shqiptarëve në Amerikë, tha se me xhelozi po i ruajnë traditat dhe zakonet, si kombëtare, ashtu dhe fetare. “Ata të cilët kanë dalë nga Kosova, doket dhe zakonet i kanë ruajtur me xhelozi. Ne jemi rritur në këtë frymë me parime islame dhe me krenari i kemi shërbyer çështjes fetare dhe kombëtare”, tha ai.

Në fund përfaqësuesit e mërgatës bënë një sheti nëpër objektin e Medresesë, si dhe shprehën falënderimin e tyre për ftesën që ua bëri Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës për këtë takim dhe theksuan nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit mes Kryesisë dhe mërgatës./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.