I varfëri dhe njeriu i urti

I varfëri pyet njeriun e urtë:

- Përse jam kaq i varfër?
- Sepse nuk je mësuar të dhurosh, i përgjigjet i urti.
- Si mund ta jap kur nuk kam asgjë? Pyet përsëri i varfri.
- Në fakt, ti ke diçka.
Ke fytyrën me të cilën mund të dhurosh buzëqeshje,
Ke gojën me të cilën mund t’u dhurosh urtësi dhe ngushëllim të tjerëve,
Ke zemrën të cilën mund ta hapësh për tjerët,
Ke sytë me të cilët mund të shohësh të mirat tek të tjerët,
Ke trupin të cilin mund të përdorësh për të ndihmuar të tjerët.
Ti, në fakt, nuk je fare i varfër, sepse varfëri e vërtetë është varfëria e shpirtit, iu përgjigj njeriu i urti.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës