Ullinjtë (zejtun)

Vaji i ullirit (zejt, zejtun)

Druri i ullirit është bekuar në Kur'an, kurse dega e ullirit simbolizon paqen. Vaji i ullirit nxirret nga frutat e pjekur të drurit të ullirit të familjes Oleacea. Qendra e kultivimit të tyre është bazeni i Mediteranit që shkon nëpër Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore. Ka gjithashtu edhe në vendet e Afrikës Veriore, si: Marok dhe Tunis.
Ebu Hurejre , r.a., ka shënuar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Përdorni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem, sepse ai nxirret nga druri i bekuar”.(1)
Vaji i ullirit është i nxehtë dhe përmban lagështin e shkallës së parë. Cilësia e vajit varet nga cilësia e ullinjve kur të shtypen. Vaji më i mirë nxirret nga ullinjtë e pjekur plotësisht, por kur të nxirret nga ullinjtë e papjekur mirë japin vaj që ka cilësi ndërmjet këtyre dyve që u përmendën, kurse vaji i nxjerrë nga ullinjtë e zinj siguron temperaturë dhe lagështi mesatare.
Pirja e vajit të ullirit përdoret në shërimin e helmimit me ushqime, i vë në lëvizje zorrët dhe i nxjerr jashtë bubat (glistrat) e zorrëve. Sa më i vjetër të jetë vaji, ka temperaturë në shkallë më të lartë dhe efektshmëri më të madhe në zbërthimin e substancave. Përpos metodës së shtypjes, vaji i ullirit mund të nxirret edhe me anë të procesit të ndarjes së ujit (dehidrogjenizimi) dhe në atë rast natyra e tij është më pak e nxehtë, më e butë dhe është më efikase. Të gjitha llojet e vajrave e zbusin lëkurën dhe e ngadalësojnë procesin e zbardhjes së flokëve (thinjat). Uji i kripur i ullinjve të mbetur përdoret në raste të djegies së lëkurës, e pengon krijimin e flluskave (fshikave) në lëkurë, forcon mishin e dhëmbëve dhe është i mirë për pezmatimet herpetike dhe për disa gjendje alergjike të lëkurës (Urticaria).
Gjethet e ullirit përdoren në sëmundjet infektive, duke përfshirë pezmatimet lokale të lëkurës që shoqërohen me skuqje lëkure, ekcemin dhe të thatët që shkaktohen nga kafshimi i brejtësve të ndryshëm. Përtypja e këtyre gjetheve përdoret në shërimin e pezmatimeve kërpudhore në gojë (Aphthous stomatitis) ose në buzë dhe përdoret edhe në shërimin e të thatëve të thelluar, të kruarjes së përgjithshme dhe pezmatimit të lëkurës (Cnidosis), njësoj si edhe në kontrollimin e djersitjes së tepërt.



1. Aburr-rrezak në Mussanif, 19568; Ibn Maxhxhe, 3319; Hakimi, 4/122 thotë se është sahih; me të pajtohet Zehebiu.



MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.