Disa këshilla si të jemi të përkushtuar në namaz

Ja disa këshilla si ta përjetojmë më mirë namazin dhe për ta vendosur kontaktin sa më të mirë me Zotin tonë dhe në këtë mënyrë që në momentin kur e falim namazin të përjetojmë ndjenjën e lumturisë dhe të kënaqësisë e cila nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe njëkohësisht të përfitojmë shumë dobi.

1. Kur nisesh për namaz kujto se do të qëndrosh para Zotit tënd të Plotfuqishëm i Cili krijoi universin, yjet e panumërta, tokën dhe ty aq të vocërr që tani i drejtohesh Atij (nëse arrin para namazit lexo pak nga Kurani ose ndonjë hadith i cili flet për cilësitë e Allahut të madhëruar, mëshirën e Tij, bujarinë dhe madhështinë e Tij. Kjo do të përkujtojë para kujt qëndron).
2. Detyrimisht mëso kuptimin e asaj që lexon në namaz dhe mendo për atë që lexon. Beso se kjo ka dobi të madhe që të ngritësh më lartë në namaz.
3. Mos nxito në namaz, por çdo lëvizje bëje ngadalë dhe me përulësi, ngase nëse nxiton nuk do të kesh shumë dobi nga ai namaz.
4. Kur lexon nga Kurani në namaz (Fatihanë apo ndonjë sure tjetër), lexo ngadalë dhe zbukuro zërin tënd sa të jetë e mundur (kjo vlen kur lexon në vete) dhe kur lexon me zë në namazin e natës, do ta ndiesh atëherë një kënaqësi dhe ëmbëlsi të veçantë.
5. Mëso ndonjë sure më të gjatë nga Kurani dhe do të ndiesh në namaz diç të bukur e të mrekullueshme që me asgjë në dynja nuk krahasohet.
6. Qëndro në ruku gjatë dhe mendo çfarë thua me këtë rast dhe kujto se je duke u përulur ndaj Krijuesit të madhëruar dhe do të përjetosh, nëse qëndron diç më gjatë në këtë pozitë, duke menduar se me vetëdije je përulur para Allahut xh.sh.
7. Sexhdeja vërtet është diç mbi mrekulli dhe qëndro sa më gjatë dhe dije se atëherë je më afër Zotit tënd. Nëse ngutesh dhe bie vetëm mekanikisht në sexhde atëherë me siguri rrallë do të përjetosh ëmbëlsinë e namazit. D.m.th. qëndro gjatë në sexhde dhe atëherë është e pamundur që të mos ndiesh lumturinë, gëzimin, qetësinë dhe kënaqësinë, d.m.th. atëherë do të ndiesh lidhjen e fuqishme me Zotin e gjithë botëve.
8. Lufto me shejtanin e mallkuar tërë kohën dhe përpiqu gjatë gjithë kohës të koncentrohesh në atë që lexon dhe në përkthimin e saj, ngase shejtani pandërprerë vjen me mendime tjera me të cilat dëshiron të largojë nga meditimi në namaz, por posa të vëresh se mendimet tua fillojnë të bredhin në gjërat e dynjasë, kthehu dhe përsëri mendo për përkthimin e atyre që lexon.
9. Të kesh ndërmend që kështu siç qëndron para Allahut në namaz, po kështu do të qëndrosh para Tij në frikën e madhe të Ditës së Gjykimit dhe atëherë nuk mund të bësh asgjë për shpëtimin tënd, andaj kryeje namazin tënd drejtë me sinqeritet dhe përkushtim të plotë, kështu që qëndrimi yt para Tij në ditën e llogarisë përfundimtare do të jetë më i lehtë.
10. Ndalo të falesh nëse je i lodhur, ngase shejtani në këtë gjendje shumë më lehtë t’i bart mendimet tua diku tjetër.
11. Fali namazet sa më shpesh me xhemat (xhami), por nëse je në shtëpi falu me anëtarët e familjes sate, ngase bereqeti dhe shpërblimi është më i madh.
12. Mos u pikëllo dhe mos e humb dëshirën nëse nuk mundesh në çdo namaz të ndiesh ëmbëlsinë e madhe, ngase kjo është tejet vështirë, po ano që sa më shpesh të përjetosh kënaqësinë dhe vetëm atëherë do të kuptosh përse Pejgamberi ynë s.a.v.s. ka thënë që lumturia dhe gëzimi i tij më i madh në dynja ka qenë namazi.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.