Njihuni me boshnjakun dhe malajzianin që mësyn Mekën në… këmbë!

Dhanë gjithë fuqinë që kishin në drejtim të një rruge. Meka, vendi ku milina beSimtarë mblidhen për t’u bërë mysafirë të Zotit, sivjet i mirëpret edhe dy burra që udhëtimin për atje e kanë nisur në…këmbë!

Senad Hadziç ka bërë një rrugë të pabesueshme në këmbë, nga Bosnja. Udhëtimi ia mori 314 ditë, dhe pati me vete vetëm një çantë shpine.

Në udhëtimin prej mijëra kilometrash, ai kaloi nëpër 7 shtete, përfshirë edhe Sirinë e mbërthyer nga lufta.

“Në një postbllok të forcave të Bashar Al Asad më ndalën udhëtarët dhe më detyruan ta zbraz çantën. Kur ua tregova Kuranin dhe u tregova se po shkoja në haxh në këmbë, më lanë të kaloja”, kujton Hadziç.

Rrugës ai u përball me temperatura ekstreme, nga -35 në Bullgari, deri në 44 gradë në Jordan. Kudo që ndalej, ai mbante me vete flamurin e shtetit të tij.

Ai bënte gjumin në xhami, parqe dhe vende të hapura, por vullneti i tij kurrë nuk pushoi.

Kur mbërrijti javën e kaluar në Mekë, ai mohoi të ishte i lodhur, përkundrazi, tha se ato ishin ditët më të bukura të jetës së tij.

Njësoj si boshnjaku, rrugë të gjatë mori edhe burri nga Malajzia, Mochammad Khamim Setiavan. Ai eci drejt Mekës nga ana tjetër e botës.

Ai kaloi 10 shtete për të arritur drejt vendit të shenjtë, duke kaluar nëpër shtete të rrezikshme si Minamari.

Këto histori nuk janë për t’u çuditur. Para se të zbuloheshin mjetet moderne për transport, për qindra vite njerëzit kanë udhëtuar me karvanë nëpër rrugët e haxhillëkut.

Të lodhur e të këputur, ata që ia kanë dalë megjithatë nuk janë penduar, përkundrazi.

Jo më kot përshkruhet si udhëtim që vjen një herë në jetë. /tesheshi.com/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.