Gjyshi dhe nipi i mençur

Një njeri e kishte babain plak dhe invalid. Gruaja gjithmonë i ankohej burrit: - Babai yt po krijon probleme, unë nuk mund të kujdesem më për të. Ose largoje nga shtëpia, ose largohem unë!

- A thua babain tim do ta dëboj? Nëse unë nuk kujdesem për të, kush do të kujdeset? - i tha burri i saj.
Por, në fund, gruaja iu kërcënua ashpër dhe i tha se nëse nuk ndërmerr diçka, në mëngjes do të largohet nga shtëpia.
Me zemër të lënduar burri vendosi ta dërgojë në mal babain plak dhe ta lë aty.
Në agim, burri iu drejtua babait: - Po shkoj në mal me djalin tim të vogël, a do të vish edhe ti me neve? Ndoshta je mërzitur tërë kohën në shtëpi.
Kështu, të tre u nisën me qerre për në mal. Plaku gjatë tërë rrugës mahitej dhe kënaqej me nipin e tij. Por, kur mbërritën në mal, burri e vendosi babain plak në një plaf, duke i lënë pak ushqim dhe ujë, dhe i tha: - Pusho pak, baba, derisa unë dhe djali im po shkojmë për të prerë dru.
Pastaj, me djalin e tij u nisën për në shtëpi. Djali duke parë çfarë po ndodh, e pyeti babain: - Baba, përse e lamë gjyshin vetëm në mal?
- Ai është plakur dhe duhet të qëndrojë atje. - u përgjigj babai.
Por, për çfarë arsye? - bërtiti djali i vogël dhe filloi të qajë.
- Ai është tepër i moshuar dhe vendi i pleqve është në mal. - u përgjigj babai.
- Mirë, baba! Nëse është kështu, kur unë të rritem e ti të plakesh dhe sëmuresh, sikurse gjyshin edhe unë do të dërgoj në mal dhe do të lë aty ku ti e la gjyshin! - i tha djali.
Në këto fjalë të fëmiut, babait i erdhi mendja. Sytë iu mbushën më lotë dhe u kthye pas në mal dhe posa arriti ra në gju para babait, duke i kërkuar falje dhe duke qarë.
- Mos qaj, biri im! Unë nuk e kam lënë babain tim në këtë vend dhe për këtë isha i bindur që Allahu i Madhërishëm nuk do të lejojë që ti mua të më lësh këtu. - i tha plaku.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Artikulli i kaluar
Monedha e mirësisë

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës